Reparti i Pneomologjisë në Gjilan, një repart shëmbull!

Reparti i Pneumologjisë në Gjilan ,që funksionon në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, pas rinovimit është kthyer në një repart shëmbull në këtë spital. Me një staf të kualifikuar dhe profesionist të mjekëve dhe infermierëve ky repart konsiderohet si repart shëmbull në Gjilan dhe më gjerë. Në pamje të parë të jep përshtypjen e një spitali privat. Gjëja e parë që bie në sy është higjena absolute dhe mirësjellja e gjithë stafit mjeksor të këtij reparti.

Trajtimin e pacientëve e bëjnë 4 mjekë specialistë së bashku me 8 infermiere të këtij reparti.

Kur përmëndim fjalën spital të gjithëve na pushton një ndjenjë shqetsimi,por kur ekzistojnë mjekë profesionistë dhe të përkushtuar kjo ndjenjë kthehet në shpresë dhe optimizëm. Buzëqeshja dhe mirësjellja që hasa në dyert e këtij reparti për të realizuar këtë mini- reportazh më bëri të kuptoj edhe një herë punën fisnike ,madhështore dhe jetë shpëtuese të mjekëve tanë! Uroj që të kemi sa më shumë mjekë të tillë në vëndin tonë! Uroj që të kemi mjekë të mrekullueshëm si 4 Pneumologët e Repartit të Spitalit Rajonal Gjilan,të cilët e kryejnë punën e tyre me përpikmëri ,pasion dhe përkushtim, duke ja lehtësuar pacientëve gjëndjen që ndodhen. Le të shpresojmë që Ministria e Shëndetësisë dhe Republika e Kosovës ti vlersojë siç duhet këta mjekë të mrekullueshëm të cilët shpëtojnë jetë dhe japin shpresë!

Një grua e fortë si Monika Lubonja

Sot në emisionin “ Se luan Topi” moderuar nga Erjona Rusi , ka qënë e ftuar aktorja e mrekullueshme Monika Lubonja. Përveç pamjes së saj që ka qënë dhe mbetet një ndër gratë më të bukura shqiptare , aktorja Lubonja në një rrëfim të sinqertë na tregoi një shpirt të pastër dhe një karakter të fortë. Rrefim ekskluziv që trondit dhe të bën të mendosh që vështirsitë që një grua të arrijë majat më të larta në karrierë kanë ekzistuar dhe vazhdojnë të ekzistojnë edhe në ditët e sotme. Monika karakterizohet si nje grua guximtare dhe përsa i përket guximit Lubonja rrëfehu : “ Që në Akademi mbaj mënd që jam afruar me partnerët në filëm. Teatri për mua ka qënë gjithçka dhe do bëja të pamundurën për të ndjekur ëndrrën time por jo të dilja nga karakteri im. Guximi im i parë ka qënë në vitet 90 pasi në atë kohë filmi konsiderohej një gjë e shenjtë për Kinostudion Shqiptare. Isha rreth moshës 18 vjeçe. Duhej një revolucion në filëm, dhe u kërkua të realizohej një puthje mes meje dhe partnerit në filëm aktorit Ndriçim Xhepa. Unë e morra guximin dhe thashë e realizojmë puthjen”
Përsa i përket hyrjes së saj në Big Brother Vip Albania, Monika Lubonja u shpreh se në fillim ishte skeptike ndaj pranimit të ftesës për të hyrë në këtë Reality Show. Lubonja theksoi se të gjithë Vipat që hynë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë dalë të fituar. E ngacmuar nga moderatorja Erjona Rusi rreth përfitimive që i solli asaj vetë Big Brother Vip Albania Monika u shpreh : “ Unë personalisht kam fituar qëndrimin tim në ekran të paktën edhe për 10 vitet e ardhshme, role të reja dhe të mira ashtu siç unë i dua”
E përlotur aktorja e mrekullueshme shqiptare tregoi se ka pasur shumë vështirsi dhe ka vuajtur shumë në karrierën e saj. Pas një divorci në moshë të re asaj i duhej të mbijetonte për vete dhe për vajzën edhe pse ka pasur prindërit përkrahje të madhe. Mbi të gjitha Lubonja tregoi se asnjëherë nuk ka bërë kompromise përsa i përket hireve të saj dhe talentit të saj. Shpesh ju kanë ofruar role në këmbim të hireve të saj por që asnjëhere si ka pranuar. Në rrëfimim e saj aktorja përmëndi edhe aktoren Elvira Diamanti të cilën e vlersoi si një grua me shpirt të madh dhe që se harron kurrë për mirësitë që ka treguar kundrejt saj. Aktorja u surprizua edhe nga vajza e saj Tea! Monika Lubonja Gruaja guximtare dhe aktorja e mrekullueshme na tregoi shumë për veten në këtë rrëfim të sinqertë siç është edhe ajo vetë! Stafi i Media News i uron suksese të mëtejshme në skenë aktores! Jemi shumë me fat që kemi aktore të mrekullueshme si Monika Lubonja.

LAJMI I FUNDIT: Shkëmbim zjarri mes policisë dhe grupeve kriminale në veri

Policia e Kosovë ka njoftuar se njësitet policore, në vetëmbrojtje janë detyruar t’iu kundërpërgjigjen me armë zjarri personave/grupeve kriminale, të cilat janë zmbrapsur dhe larguar në drejtim të panjohur.

Po ashtu bazuar në informacionet e siguruara nga njësitet policore në terren, në disa lokacione të ndryshme, janë dëgjuar po ashtu të shtëna me armë zjarri.

Persona nga grupe të caktuara kriminale të cilat kanë kryer bllokimin e disa rrugëve në veri të vendit, nga lokacione të ndryshme, në tri raste kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore të cilat kanë qenë në detyrë zyrtare në afërsi të pendës së liqenit të Ujmanit, në rrugën që shpie në drejtim të Pikës Kufitare të Bërnjakut.

“Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar për ndonjë person të lënduar apo dëme të mundshme të shkaktuara. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së sigurisë publike dhe rendit kushtetues”, ka njoftuar policia

Dita e Rinisë pa Rini….

Shënohet sot Dita Kombëtare e Rinisë. Prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.

Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë vlera kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera, 8 dhjetori nuk pati dy palë, një fituese dhe një të humbur.
32 vite që brohorasim e festojmë, pushojmë e urojmë, reflektojmë në emër të së ardhmes dhe ëndrrave te tyre, por akoma sot ne ndjejmë gjëmimin e para 32 viteve, ” Ta bëjmë Shqipërinë si gjithe Europa “. Nuk e bëmë! Nuk e realizuam dot.
Rinia jone e mrekullueshme, me energji e pasion, me dashuri e këmbëngulje, me dije dhe ëndrra pafund, u braktis rrugëve të botës, duke plagosur  e vrarë ëndrrën e shpresës së tyre në këtë vend.
Asnjë përpjekje nuk mjaftoi! Çdo vit e më shumë ky vënd po braktiset nga të rrinjtë, nga fuqia puntore, nga motori i dijeve. Rinia ka ikur dhe për këtë fenomen duhet ngritur këmbana e alarmit. Shqipërinë jo që nuk e bëmë si Europa por e braktisëm për Europën. As Europa nuk është fushë me lule pasi duhet të punosh shumë për të arritur synimet që ke vendosur por Europa të jep mundësi , të jep atë që Shqipëria nuk na i dha kurrë!
Por sot, pas 32 vitesh duhet ta gjejme kurajon si shoqëri. Duhet ta kthejmë rininë tonë në vëndin e tyre , tju japim mundësi më të mira ,punësim, arsimim , tu japim mundësinë e vendimarrjes,për të ndërtuar të ardhmen e tyre në vëndin e vet
Ti japim çelësat e vendimarrjes Rinisë Shqiptare, për të ndërtuar shtëpinë e tyre ne vendin e shqipeve. Një vënd pa rini është si shkretëtirë!
Duhet ta bëjmë për fëmijët tanë, për të ardhmen e tyre dhe te mirën tonë të përbashket.
Vetëm kjo do të jetë rruga e shpëtimit të kombit dhe siguria se Shqiperia do të bëhet shtëpia e shqiptarëve.
Ëndërruam për të qënë të lirë dhe jo të dëbuar, përbuzur dhe nëpërkëmbur.
Ëndërruam për një jetë të sigurt dhe respektim të vlerave qytetare,për një shtet ligjor ,dhe të së drejtës ,për një shtet që të jep mundësi dhe jo një shtet ku thërret qameti. Nuk ëndërruam për një shtet që të vret ëndrrat. Nuk ëndërruam për një shtet që të përbuz dhe të detyron ta braktisësh. U lodhëm e u stërmunduam duke u përpjekur ta bëjmë Shqipërinë të Shqiptarëve ,ta bëjmë Shqipërinë si Europa dhe jo tja shesim Shqipërinë Europës. Ëndërruam një Shqipëri të lirë dhe jo për një Shqipëri të Censuruar. Ëndërruam ta bëjmë Shqipërinë si Europa me standarte europiane dhe jo ta braktisim atë për të punuar rrugëve të Europës. Një fjalë e urtë popullore thotë që Guri i rëndë peshon në vënd të vet!

Shoqata Bektashiane Lushnje Organizon aktivitet historiko- festiv

Shoqata Kulturore Bektashiane Lushnje me rastin e festave Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit , festa të cilat përkojnë edhe me 3 – vjetorin e krijimit të kësaj shoqate, kanë organizuar një aktivitet historiko festiv. Në këtë aktivitet kanë qënë të pranishëm besimtarë bektashinjë të Lushnjes të cilët përfaqsojnë 40 Teqe, historianë të qytetit të Lushnjes etj. Fjalën e Hapjes e mbajti Kryetari i Shoqatës Bektashiane Lushnje z. Kujtim Baze i cili fillimisht me mirënjohje falenderoi të pranishmit duke shprehur respekt dhe mirënjohje të veçantë për Kryetaren e Bashkisë Lushnje zonjën Eriselda Sefa , Drejtorin e Muzeut Lushnje z. Niko Ferra dhe të gjithë të pranishmit!

Z . Baze e vazhdoi fjalimin me urimet për festat duke vijuar me historikun dhe rolin e Shoqatës Bektashiane në Pavarsinë e Shqipërisë. Le të ndjekim fjalimin e Kryetarit të kësaj Shoqate z. Kujtim Baze

Zbulohet konkurrentja e parë e “BBV 2”, një ndër moderatoret më të njohura shqiptare

Gjatë një interviste të dhënë ditën e djeshme, moderatorja Arbana u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

Së fundmi, “Kryefjala.com”, ka raportuar se personazhi i parë që do të jetë pjesë e “Big Brother Vip 2”, ështëb moderatorja e njohur Kiara Tito.

Ndërsa nga vetë moderatorja nuk ka ende asnjë reagim.

Por kur do të nisë “Big Brother VIP 2”?

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”- tha Arbana Osmani.

Kush ka qenë personazhi më dinjitoz nga viti i kaluar? Ja si u përgjigj Arbana.

“Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë.

Behxhet Pacolli i ftuar në dasmën e vajzës së Donald Trump

Ish presidenti Pacolli së bashku me këshilltarin e tij z. Naim Murseli kanë udhëtuar dje drejt Amerikës pasi z. Pacolli ishte i ftuar special i ish-presidentit Donald Trump në dasmën e vajzës së tij si mik i familjes së tyre.

Si brënda ashtu edhe jashtë vendit, marrëdhëniet me miqtë, sidomos ato që kanë peshë dhe ndikim, Presidenti Pacolli i ruan dhe i kultivon me shumë kujdes.

Kur shumë në Kosovë besojnë të kthejnë tytat kundër ish-presidentit Trump, presidenti Pacolli beson se miqësia me të duhet të thellohet, si me çdo ish-president amerikan dhe se dyert për Kosovën duhet të jenë gjithmonë të hapura.

Presidenti Pacolli bazohet në një parim të thjeshtë, për ne si Kosovë nuk ka as demokratë e as republikanë, por vetëm amerikanë dhe interesi ynë është bipartizan dhe mbështetja ka qenë e tillë.
Gjithçka tjetër është kundër interesit të Kosovës. Ku ndër të tjera në rrjetin e tij social Pacolli shkruan:

“Pas 26 vitesh u ktheva dje në Miami, ku gjatë viteve ’90 dhe deri në vitin 2002 isha rezident dhe kisha një shtëpi. Ishte mbresëlënëse të kthehesha në këtë qytet të bukur, por këtë herë jo si rezident, por si i ftuar në eventin më të rëndësishëm të ditës, në dasmën e miqve të mi Michael dhe Tiffany, të cilët janë mysafirë të mi të shpeshtë në rezidencën time në Hajvali.”

Dikur në qytetin e Beratit , pikërisht në qëndër të qytetit ishte e vendosur një shtëpizë e vogël druri, e cila sot fatkeqsisht nuk ekziston.  Kur e kam parë për herë të parë këtë shtëpizë para shumë vitesh ,mendova : ” Për çfarë shërben kjo shtëpizë druri kaq e vogël?
Kurioziteti i tepërt që më karakterizon, më shtyu që të hyj brënda kësaj shtëpize për ta parë nga afër! Aty takova për herë të parë dhe ” pronarin” e kësaj shtëpize z. Demokrat Keli , një qytetar i nderuar i qytetit muze, i cili prej asaj dite u bë i ftuari im i përjavshëm në një prej emisioneve që drejtoja. Z. Keli na uroi mirëseardhjen duke na ofruar një çaj të ngrohtë bimor, në ato ditë të ftohta dimri. Shtëpiza prej druri mbarte brënda saj kaq shumë histori , kaq shumë kuriozitet. Kudo shihje bimë të thara , të paketuara , shumicës prej të cilave nuk ja u dija as emrat në atë kohë ,por së bashku me teleshikuesit edhe unë i mësova duke dëgjuar më vëmëndje historikun e secilës bimë prej z. Demokrat Keli. Shumë qytetarë preferonin ta quanin këtë shtëpizë
” Qëndra e vogël shëndetsore në pedonalen e qytetit” . Demokrati me atë thjeshtësinë dhe edukatën që e karakterizon si njeri di të shpjegojë në detaje për secilën bimë dhe për trajtimet që mund ti bëjmë trupit tonë me këto pasuri të shumta që na ka falur natyra. Demokrat Keli njeh çdo pëllëmbë tokë përreth pyjeve të Beratit.  74 vjeçari është mjek popullor i cili që në moshë të vogël ka qënë i dashuruar me natyrën dhe sidomos me botën pyjore dhe atë bimore. Dashuria për natyrën dhe bimët e shtynë që të studiojë rreth mjekësisë popullore arabe dhe të lexoj dhe studioj çdo libër dhe material që ka në përmbajtje bimët dhe efeketet e tyre kurative dhe si një njohës i shkëlqyer i tyre Demokrati e di kohen e mbledhjes së tyre si dhe efektet pozitive dhe negative të secilës bimë . Por çfarë është mjeksia popullore apo alternative?
Mjekësia popullore është tërësia e mjeteve dhe mënyrave që janë përdorur brez pas brezi nga populli për mjekimin e parandalimin e sëmundjeve dhe që përbëjnë kurdoherë një përvojë shumë të vlefshme. Dhe po e mbyllim këtë material  me shprehjen e Demokrat Kelit: ” Bimët parandalojnë , mjekësia kuron”

Videon e gjeni duke k

Grida Duma largohet nga politika, dorëzon mandatin

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat ka lajmëruar largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes.

Pak çaste më parë kam dorëzuar formalisht dhe zyrtarisht shkresën për lënien e mandatit të deputetes. Pas një reflektimi të gjatë, për të bërë të duhur për partinë time dhe votuesit që përfaqësoj, ky është vendimi i duhur. Mendoj se në politikë fatet individuale vlejnë të konsiderohen dhe rimendohen vetëm kur shkojnë në një kahje me fatet e njerëzve që përfaqësojmë. Kurrë e kundërta, megjithëse është bërë. Fati i njerëzve që përfaqësoj është misioni që zgjodha. Më e thjeshta do të ishte që të kisha qëndruar. Ka nga ata që po presin skutave të përgjojnë për shansin e tyre të humbur t’i ndrijnë parave. Mund të qëndroja thjesht për të mbijetuar, mund të bëja sikur nuk e shoh luftën e jashtme, por shumë vite në politikën e vijës së parë, nuk i jam larguar përgjegjësisë dhe as betejës, madje kam qenë e para, “, tha Duma.

Grida Duma e mori mandatin vitin e kaluar në zgjedhjet e 25 prillit. Duma ka qenë një nga zërat më aktivë të opozitës në Kuvend por edhe në publik.

Rasimi nga Mitrovica ndahet nga ” shaci”

Ju kujtohet të gjithëve Rasim Avdyli nga Mitrovica i cili u bë shumë shpejt viral në rrjetet sociale nga martesa e tij me shtetasen gjermane. Martesë e cila u finalizua në qytetin e Mitrovicës ku gjithçka u transmetua live nëpër portale të ndryshme nga vetë Rasimi. Ky i fundit u betua për dashuri të përjetshme dhe besnikëri dhe e falenderonte çdo ditë Zotin për fatin që i ra në derë! Por çfarë ka ndodhur sot me çiftin e famshëm të rrjeteve sociale???? Në një live të zhvilluar ditën e sotme Rasimi duket i shkatërruar dhe në një gjëndje shumë të keqe. Nën efektet e alkoolit Avdyli shprehet gjithë mllef ndaj shtetases gjermane duke sharë dhe mallkuar veten se pse i ndodhi kështu duke aluduar për një ndarje të mundshme. Le të urojmë që ćifti të pajtohen së shpejti ndryshe gjithë ajo dasëm shkoi kot!

Design a site like this with WordPress.com
Get started