Zeka pretendon se e di arsyen e takimit urgjent mes kryeministrave Rama-Kurti: Kosova është në prag të suImit nga Serbia

Analisti dhe gazetari Milaim Zeka, ka lëshuar një deklaratë lidhur me vizitën urgjente të Albin Kurtit në Tiranë.

Sipas tij, takimi urgjent që u zhvillua një javë më parë mes kryeministrave Kurti e Rama, nuk ishte për krizën energjetike, por për arsyen se Kosova është në prag të një suImi ushtarak nga Serbia dhe NATO ka dhënë informacion.

I ftuar në “Rrethi Katror”, Milaim Zeka tha se Aleanca Ushtarake e NATO-s ka informacion për lëvizjet në Serbi, pasi sipas analistit, presidenti Vuçiq ka thirrur në gatishmëri rezervistë e ushtarakë të dalë në pension.

“Nuk dua të spekuloj, por e kam një informacion nga një zyrtar i lartë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, që presidenti serb i ka thirrur në alarm ushtarakë, të gjithë rezervistë dhe ushtarakë të pensionuar. Do të thotë ka një alarm ushtarak, që do të thotë të gjithë ushtarakët serbë janë stacionuar në kufi me Kosovën. Kjo është arsyeja pse Albin Kurti ndërpreu konferencën dhe erdhi urgjent. Pse erdhi dhe kush ia dha informacionin Edi Ramës? Si anëtar i NATO-s, Edi Rama merr informacion të klasifikuar. NATO në Malin e Zi i jep vetëm Gjukanoviqit, por jo Abazoviqit, për shkak të lidhjeve të tij me Serbinë, Abazoviqi s’ka marrë kurrë informacion të klasifikuar nga NATO. Edi Rama, Gjukanoviqi dhe Kurti e kanë marrë këtë informacion, që Kosova është në prag të një sulmi nga Serbia. Pavarësisht retorikës së Vuçiqit, ka që 18-vjeç me këtë retorikë. Ai luan rolin e ujkut dhe qingjit”, u shpreh analisti Milaim Zeka.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bisedon me presidentin Biden

Siç jemi njoftuar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ashtu si dhe shumë krerë shtetëror ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore që po bëhet në nder të mbretëreshës Elisabeth II. Aty Osmani është takuar edhe me presidentin Joe Biden , ku ka biseduar rreth bashkëpunimit të dy shteteve. Presidentja e Kosovës e ka bërë këtë njoftim në rrjetet e saj sociale , ku ndër të tjera Osmani shkruan :

” Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.”

Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. 🇽🇰🇺🇸

Vritet me 30 plumba 19 – vjeçari në Shkodër

Erjon Xhenjo është 19-vjeçari, i cili është ekzekutuar, teksa ka qenë duke pirë kafen në një lokal në Shkodër. Ai është vrarë me më shumë se 30 plumba nga persona ende të paidentifikuar. Këta të fundit kanë qenë duke lëvizur me motor dhe pas vrasjes e kanë djegur. Gjithashtu, policia ka gjetur edhe armën me të cilin është ekzekutuar i riu.

Fillon mësimi në disa shkolla, Jasharaj: Pas këtij vendimi qëndron presioni dhe shantazhi nga ministrja Nagavci

Pavarësisht takimit të Këshillit Grevist të BSPK-së me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, greva në arsim në Kosovë është duke vazhduar sepse këto takime dolën të jenë të pa suksesshme, pasi që nuk u plotësuan kërkesat e grevistëve.

Mirëpo në disa shkolla në Kosovë kanë vendosur të mos zbatojnë grevën dhe të rifillojnë mësimin, pas rreth dy javëve.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) Rrahman Jasharaj, tha për Telegrafin se hapjes së këtyre shkollave iu qëndron pas presioni dhe shantazhi nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në ato komuna që i ka vizituar ajo.

“Në takimet që i mbajmë çdo ditë, jemi duke e analizuar situatën, ka disa shkolla aty këtu ku ka filluar mësimi që të njëjtat janë të njohura edhe për opinionin. Kjo hapje ka ndodhur pas presioneve të papara që u janë bërë ndaj grevistëve kudo, qoftë me vizita qoftë me mesazhe dhe të tjera. Zonja Nagavci nuk ka pushuar së shkuari nëpër komunat të cilat ajo ka menduar se më lehtë do t’i ecë fjala. Në Podujevë, Gjilan, Kamenicë dhe Gjakovë për qudi janë bërë presione dhe këtë nuk mund ta fsheh Qeveria. Presioni po bëhet nga zonja Nagavci konkretisht”, tha ai.

Jasharaj tha se uniteti mes grevistëve do të vazhdojë dhe nuk mund të jetë frytdhënës dhe i mirëfilltë mësimi që nis me presione.

“Mirëpo grevistët vazhdojnë të jenë unik në kërkesat e tyre, kjo me shkolla që po veprohet është e keqe. Me presione dhe shantazhe nuk mund të arrihet ndonjë lëvizje pozitive. Mund të ketë individ të cilët pas presioneve të bëra, ka vendosur të rinis mësimi.

Mirëpo kjo mënyrë nuk sjell asgjë pozitive, sepse kur mësimi fillon me presione, mësimi nuk të të këtë efekt dhe nuk do të jetë i mirëfilltë. Qeveria të mos krekoset me hapjen e pesë ose dhjetë shkollave sepse ky nuk është sukses”, deklaroi Jasharaj.

Bashkimi i Sindikatave te Pavarura të Kosovës nga data 25 gusht ka nisur grevën në sektorin publik në vend.

Ata po kërkojnë hartim dhe hyrje në fuqi sa më shpejtë të Ligjit të pagave, plotësim-ndryshimin e ligjit mbi skemat pensionale dhe pagës 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Beograd/ Shqipëria merr medalje ari në mundje për herë të parë në histori, Abakarov shpallet kampion bote

Zelimkhan Abakarov mundësi me origjinë nga Çeçenia por me pasaportë shqiptare, është shpallur pak më parë kampion bote në mundje në kategorinë stil i lirë për peshën 57 Kg.

Ai mundi në finale kampionin në fuqi, amerikanin Thomas Gilman me rezultatin 7-2.

Kampionati Botëror i mundjes zhvillohet në Beograd të Serbisë. Kjo është hera e parë në histori që Shqipëria merr medalje ari në sportin e mundjes.

Për rrjedhojë flamuri shqiptar do të ngrihet në mes të Beogradit.

Serbët dhe rusët po përgatisin luftë në Kosovë? Kryeministri Kurti ka zbuluar detaje të frikshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia është kërcënim për paqen në Ballkanin Perëndimor sepse ajo po armatoset nga Kina dhe Rusia.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një bisedë të hapur nuk e ka përjashtuar mundësinë e një lufte në Kosovë, pasi sipas tij, rreth kufirit të Kosovës me Serbinë, në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 i përkasin xhandarmërisë.

Ai beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt dhe se nuk do të ketë më luftë.

Kurti ka pyetur “nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë.

Dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake ishin ‘Mburoja Sllovene’ dhe ‘Vëllazëria Sllovene’”.

Sipas Kurtit, Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina, dhe kjo përbën rrezik për Ballkanin Perëndimor.

“Përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë”, ka theksuar Kurti në një intervistë ekskluzive për Večernji list.

Më tej, Kurti ka përfunduar duke theksuar se kundërshton thellimin e Asociacionit të Komunave Serbe sepse do të ishte parathënie e krijimit të Republikës Srpska të re.

Përkujtohet sot 79-vjetori i çlirimit të Tepelenës

Është përkujtuar ditën e sotme në Tepelenë 15 shtatori i vitit 1943. Një datë e rëndësishme në histori që do të vuloste përfundimisht kapitullimin dhe largimin e trupave fashiste Italiane nga vendi. Në një ceremoni zyrtare kryebashkiaku i Tepelenës Tërmet Peçi ka thënë ndër të tjera se ka ardhur koha për të qenë më vigjilent ndaj çështjeve kombëtare.


Tërmet Peçi: ” Tepelena ka nderin të jetë ndër qytetet e para të çliruara gjatë LANÇ, ajo i dha Frontit Nacional-Çlirimtar rreth 2000 partizanë bijë e bija nga më të mirat e trevës sonë.
Sot nderojmë kujtimin e asaj lufte heroike që populli i Tepelenës bëri duke u rreshtuar me dinjitet në radhët e frontit antifashist.
Gjaku i derdhur nga bijtë e bijat e Tepelenës gjatë asaj periudhe edhe sot na bën apel dhe na kërkon të jemi më vigjilent ndaj çështjes kombëtare.
Kujtesa jonë historike nuk harron kontributin e: Abaz Shehut, Mustafa Matohitit, Asim Zenelit, Nimete Progonatit, Baba Abazit, Ago Çelit, Asaf Dragotit, Mustafa Hasllanit, Memo Metos, Medin Haxhemi, Zenel Shehu e qindra bijë e bija që me gjakun e tyre vulosën lirinë e pavarësinë e trojeve tona.
Në këtë ditë të shënuar të çlirimit të Tepelenës, shpreh mirënjohje edhe nderim për epopen heroike të Luftës Nacional-Çlirimtare, dhe protagonistëve të saj. Qofshin të paharruar në breza e ndër shekuj! “

Albana Demiri emërohet Drejtoreshë e Arsimit në Gjilan

Komuna e Gjilanit ka zgjedhur personin që do ta zëvendësojë Selvete Sylejmanin, drejtoreshën e shkarkuar të arsimit.

Drejtorinë e Arsimit në Gjilan tash e tutje do ta drejtojë, Albana Demiri

Biografia e drejtoreshës së Arsimit në Gjilan, Albana Demiri

BIOGRAFIA

Albana Demiri u lind më 14.07.1992, në Gjilan.
Studimet themelore për Psikologji i kreu në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe ato post diplomike në po të njëjtin universitet.
Është master për psikologji shkollore dhe këshillim.
Ka ndjekur trajnimin Psikiatria sociale (shkollim i veçantë i avansimit profesional në terapi me fëmijë dhe adoleshent, terapi sistematike, terapi familjare dhe këshillim).
Albana është e certifikuar në seminare profesionale të punës me fëmijë nga klinika “Refugium”, e certifikuar për parandalimin e drogave dhe HIV – AIDS nga qendra Labirinit, sikurse edhe për programe tjera stimuluese për fëmijë.
Po ashtu, ka ndjekur trajnimin në Institutin IREDS – institut për hulumtime në edukim dhe zhvillim social “Rritja e përfshirjes sociale të fëmijëve me vonesa në zhvillim nëpërmjet ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve”.
Është e licensuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për këshillim dhe shërbime tjera humane, sikur që është e licensuar nga Ministria e Shëndetësisë si psikologe klinike.
Ka ndjekur trajnimin Wiesbaden Academy WIAP psikoterapia pozitive dhe transkulturore.
Eksperienca e punës
Psikologe e shkollës nga viti 2017 deri tani
Psikologe këshilluese
Ajo ka punuar në sektorin e edukimit më tepër se 5 vite si Psikologe e shkollës, përfshirë trajnimet për stafin, administratën, këshillime grupore, individuale, mbështetjen e fëmijëve me çrregullime në të nxënë, fëmijëve me nevoja të veçanta, probleme sociale dhe emocionale, shërbime bashkëpunim dhe përfshirje e komunitetit.
Më vonë Albana themelon qendrën e saj për shërbime psiko-sociale Mind garden, në të cilën ofron trajtime për fëmijë, adoleshentë, familje me qasje integrative.
Pozita që është ushtruar si psikologe shkollore dhe këshillimi
Këshillimi profesional me të gjithë akterët e shkollës, (drejtorin, stafin, administratën)
Këshillim me nxënësit në të gjitha nivelet I-IX
Këshillim me prindërit dhe komunitetin
Psiko-edukim për prindërit dhe komunitetin
Seanca grupore dhe individuale
Vlerësime referime për nxënësit
Ofrimi i programeve edukuese për parandalim të dukurive negative
Plane dhe mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta
Gjuhët e huaja:
Anglisht, gjermanisht
Alban Demiri u emërua në pozitën e drejtoreshës së Drejtorisë Komunale të Arsimit më 14 shtator

Vdes prokurori që hetoi ish presidentin, Bill Clinton

Kenneth Starr, prokurori, hetimi i të cilit çoi në shkarkimin e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ka vdekur në moshën 76-vjeçare, thotë familja e tij.

Starr, një ish-gjyqtar dhe avokat i përgjithshëm i SHBA-së, vdiq në një spital të Hjustonit të martën për shkak të komplikimeve nga operacioni.

Si këshilltar i pavarur që hetonte Clintonin, Starr u bë një emër i njohur në të gjithë ShBA-në.

Kohët e fundit ai shërbeu në ekipin që mbrojti ish-presidentin Donald Trump nga shkarkimi në vitin 2020.

Starr u emërua nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së që në 1994 të hetojë rastin Whitewater, që përfshinte Bill dhe Hillary Clinton.

Gjatë kryerjes së hetimit, Starr gjeti prova se Clinton kishte pasur një lidhje me një praktikante në Shtëpinë e Bardhë, Monica Lewinsky.

Kjo rezultoi në fajësimin e Clinton nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së në vitin 1998. Ai u lirua më vonë nga Senati. Starr shkroi për hetimin në një libër “Përbuzja: Një kujtim i hetimit të Clinton”.

Berati përkujton 78 – vjetorin e çlirimit

Me rastin e 78-vjetorit të çlirimit të qytetit Bashkia Berat organizoi homazhe në Lapidarin kushtuar çlirimit të qytetit të Beratit në lagjen “Çlirim, ku të pranishmit vendosën edhe kurora me lule.Më pas, veprimtaria u zhvendos në Varrezat e Dëshmorëve, ku figura të shquara, qytetarë, veteranë të luftës, pasardhës të veteranëve, e familje të dëshmorëve vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e lavdishme të Dëshmorëve.Në homazhet e organizuara ishin të pranishëm, Kryetari i Bashkisë z.Ervin Demo, deputetët e qarkut berat z. Fadil Nasufi dhe z. Kasëm Mahmutaj,prefektja e qarkut Berat znj. Valbona Zylyftari ,përfaqësues të komitetit të veteranëve si edhe qytetarë të shumtë .Çlirimi i qytetit të Beratit më 13 shtator 1944 është një ndër luftërat më heroike të Ushtrisë Nacional Çlirimtare, që shënoi dhe kthesën e luftës në vendin tonë, ku pas këtij çlirimi, vijuan dhe çlirimet e qyteteve të tjera.

Design a site like this with WordPress.com
Get started