Kompania Mercedes-Benz largohet plotësisht nga Rusia

Mercedes-Benz po shet aksionet që ka ende në Rusi tek një investitor vendas. Eksportit të automjeteve në Rusi dhe prodhimit në vend i është dhënë fund. 

Prodhuesi gjerman i automjeteve, Mercedes-Benz po shet aksionet që ka ende në Rusi tek një investitor vendas. Kompania e shpërndarjes dhe fabrika e montimit të makinave të pasagjerëve, e cila ende punëson më shumë se 1000 vetë, do t’i shiten investitorit rus Avtodom, tha koncerni pjesë e bursës gjermane DAX. Shefi i financave, Harald Wilhelm shtoi se kjo masë nuk do të kishte pasoja financiare shtesë.

Përfundimi i transaksionit megjithatë është ende duhet të miratohet nga autoritetet administrative. Wilhelm foli për një “hap pasues”, pasi kompania kishte ndaluar tashmë eksportin e automjeteve në Rusi dhe prodhimin në vend që në fillim të marsit, pas fillimit të sulmit rus ndaj Ukrainës.

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Inagurohet zyra e re e Partisë së Lirisë në Kuçovë

Është inaguruar ditën e sotme zyra e re e Partisë së Lirisë në Kuçovë . Gjithashtu është ngritur edhe shtabi i punës për të punuar rreth fitores për opozitën e bashkuar. Ndër të tjera rreth këtij inagurimi deputeti Lefter Maliqi ka shkruar ndër të tjera në rrjetet e tij sociale:

“Çelja e Punës në Zyrën e Re të Partisë së Lirisë, Dega Kuçovë. Me kembën e mbarë, sot bashkë me shtabin drejtues, me të rinj e të reja në kuadër të vazhdimit të punës intensive të ri-organizimit, me synimin e shtimit të radhëve në bazë. Me besim dhe ftesë për çdo themelues e anëtarë, për një ri-bashkim si forcë politike për rezultat të shkelqyer në Këshillat Bashkiakë dhe fitues si opozitë në sfidat lokale dhe ato parlamentare. Synimi ynë kthimi Pushtetit qytetarëve! 🥂👏👏🙏”

Stafi i Media News i uron suksese deputetit Maliqi dhe gjithë qytetarëve të Kuçovës

Nefail Maliqi: ” Puna nuk është marre”

Gazetari ndërkombëtar shqiptar me origjinë nga Presheva z. Nefail Maliqi ka dhënë një mesazh shumë kuptimplotë ditën e sotme në rrjetet e tij sociale. Para se tju paraqesim postimin e z. Maliqi ju tregojmë se Nefaili prej vitesh jeton punon dhe vepron në Gjenevë, Zvicër ku shpesh na informon edhe me lajmet e arenës ndërkombëtare. Nefail Maliqi është i pari dhe i vetmi gazetar shqiptar që ka depërtuar në organizatat ndërkombëtare, ka shkelur OKB-në madje edhe para liderëve të Kosovës edhe atë, jo vetëm korridoreve, por në Asamblenë e pergjithshme, ku ndër të tjerë ka takuar shefin Ban Ki-moon, znj. Clinton, Richard Hollbruk, Christofer Hill etj. Gazetari Nefail Maliqi ka punuar për media të rëndësishme si : BBC, Deutsche Welle, The Geneva Post, Top Channel dhe Bota Sot. Kolegu ynë në Gjenevë sot drejton gazeten zvicerane Le Canton27.ch

Por sot gazetari shqiptar ka dhënë një mesazh shumë kuptimplotë për të rrinjtë tanë dhe jo vetëm.Ndër të tjera gazetari ka shkruar se në Gjenevë në çdo lagje (quartier) për çdo vit organizohet një ditë për qytetarët të kenë mundësi të shesin gjësendet e veta në rrugë dhe që njihet me emrin “La rue est à vous” (Rruga ështëe juaja) ku të gjithë dalin dhe shesin gjesendet e vjetra. Ku edhe gazetari është bashkuar me qytetarët për të shitur.Nefaili më tej ka shkruar se është më mirë të fitohet diçka se sa me i qit n’bërrllog.Aty është hasur me dy shqiptarë të cilët janë çuditur kur e kanë parë gazetarin duke shitur. Ja çfarë ka shkruar z. Maliqi :

“A keni ni, a keni pa, gazetari nderkombetar ne Gjeneve e pame duke shit n’pazar”

Me Resulin dhe Janinën sot fituam 814 franga, për një ditë. Pak ,shumë me bereqet

Dje me Clinton, Hullbruk, Clamy-Rey, Solana (NATO) , shefin e OKB-se Guterres, me Angelina Jolie, Sofia Loren, Infatino, Pelen, me Zidan sot n’pazar me myshteri evropian e afrikan. Kështu Zvicra na edukon si punohet dhe si fitohet!..

Derisa e ndërrova vajzën Janinën me ngrëne bukë, rrugës hasa në dy shqiptarë që nuk i njihja, të cilët nuk më vërejten, i dëgjova duke thënë «e pa more qat gazetarin ndërkombëtar në Gjenevë shitke n’pazar. Mu me mi dhanë me milona nuk dal kurrë »

Hajt, hajt…Po ata djem pas gjysëm ore u kthyen dhe kaluan para meje te standi ku isha duke shitur gjesende. Atyre ju pelqeu një telefon, një lap-top dhe një sharzhor (chargeur). Më pyetën, sa kushtojne Zotni?

Ju tregova çmimet por ju thashë: shoq për
juve janë pa pare. Ne gazetarët ndërkombëtar nuk ju marrim pare shqiptarëve. Dhe njeri nga ta u skuq dhe duket e kuptoi. Po sidoqofte ja u dhashë pa pare ,ashtu kshtu nuk bënin shumë nja 80 franga…Pse thonë heshtja është ari..Ndoshta e kanë kuptuar mesazhin!

Duket se e kuptuat mesazhin e këtij shkrimi: Të punosh çfarë të punosh sot nuk është marre!

Duhet t’ju vijë turp që nuk punoni, t’ju vijë turp me gënjye dhe kur si degjoni prindërit e jo me pune e fitue! Duhet të jeni krenar që jeni rritur fëmijë të dashur, të nxjerrësh paren vetë duke rrespektuar punën.

Gjeneratat e reja duhet kultivuar e traditën e punës dhe mësuar se si duhet fituar dinarin (lekun) me djersë, sepse edhe ligjërisht edhe fetarisht ajo pare është hallall, jo vetëm për të sotmen por edhe për të nesërmen, perspektivën e femijëve.

Dhe me këtë mesazh kaq kuptimplotë nga gazetari i suksesshëm z. Nefail Maliqi , po e mbyllim këtë shkrim duke shpresuar që rinia jonë të ndërgjegjësohet dhe ta kuptojë se çfarë do të thotë të punosh dhe të jetosh me nder. Faleminderit Nefail për këtë mesazh kaq të bukur!

Berlusconi pretendon se rusët ‘e shtynë’ Putinin në luftën në Ukrainë

Silvio Berlusconi, tre herë kryeministër i Italisë, partia e të cilit parashikohet të kthehet në qeveri pas zgjedhjeve të përgjithshme të dielën, ka ndezur debat pasi mbrojti presidentin rus, Vladimir Putin, për luftën në Ukrainë.

Miliarderi 85-vjeçar i tha televizionit italian se Putini, një mik i tij i vjetër, u shty për të pushtuar Ukrainën nga populli rus dhe nga ministrat që donin që administrata e Volodymyr Zelensky-t të zëvendësohej me “njerëz të mirë”.

Berlusconi, i cili e ka dënuar luftën, tha për emisionin  “Porta a Porta” se separatistët kishin shkuar në Moskë dhe u tha mediave se sulmet e Ukrainës kishin shkaktuar 16,000 vdekje dhe se Putini nuk po bënte asgjë për t’i mbrojtur ata.

Vritet një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur sot në Kolovicë të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj ka shtuar se lidhur me rastin një person është shoqëruar në stacionin policor.

“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’ rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Një person ka ndërruar jete si pasojë e plagëve te marra nga një arme zjarri, ku me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML për obduksion, derisa nje person tjetër është shoqëruar në stacion policor”, tha Ulaj.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti ka thënë për Telegrafin se rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.

“Sot rreth orës 10:30, në lagjen Kolovicë të Prishtinës, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri. Viktima e këtij rasti F.B. mashkull, nuk ka arritur të përballoj plagët e shkaktuara dhe i njëjti ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar një armë gjuetie që dyshohet të jetë përdor në rast”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.

Lëvizja Vetëvendosje mbanë zgjedhjet e brendshme, përfshirë edhe qendrën e LVV-së në Gjilan

Lëvizja Vetëvendosje, është Duke zhvilluar procesin e votimit per zgjedhjet e brendshme, gjegjësisht zgjedhjet e strukturave të reja për kendra.

Zgjedhjet po mbahet edhe në Gjilan, ku kandidat i vetëm për kryetar është Alban Hyseni.

Edhe për kryetar të GVV-së la vetëm një kandidat, Arjeta Rexhepi, kurse gara për të parin e RVV-së zhvillohet në mes të Lirak Haziri dhe Genc Halimi.

Nj o f t i m i

Të dashur aktivistë dhe anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Gjilan, ku pritet të zgjidhen kryetari I qendrës; kryetarja e GVV-së; si dhe ai i RVV-së.

Sot votojmë në zgjedhjet e brendshme të organizatës sonë për kandidatët në pozicionet drejtuese:

  • Kryetar i Qendrës në Gjilan – Alban Hyseni
  • Kryetare të GVV – Arijeta Rexhepi
  • Kryetar të RVV – Lirak Haziri dhe Genc Halimi

Për Lëvizje të Gjerë, Struktura të Reja, Drejtim Progresist dhe Organizatë e Fuqishme, ju ftojmë të gjithë që të dilni dhe të shfrytëzoni të drejtën tuaj demokratike për të votuar.

Suksese të gjithë kandidatëve dhe faleminderit të gjithë aktivistëve për angazhimin e tyre në këtë proces.

Marrëveshja Rusi-Serbi alarmon BE-në, Von Cramon: Të ngrihen bisedimet me Serbinë, hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, e ka quajtur skandal të rëndë marrëveshjen Rusi-Serbi për koordinimin e politikës së jashtme, të nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq dhe atij të Rusisë, Sergey Lavrov.

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së ministrat e Punëve të Jashtme të Serbisë dhe Rusisë nënshkruan të premten në Nju Jork planin e konsultimeve të ministrive të tyre për periudhën 2023-2024.

Një marrëveshje të tillë, Von Cramon e ka cilësuar skandal të rëndë duke thënë se ky është një sinjal se Bashkimi Evropian duhet të ngrijë bisedimet me Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ky është një skandal i rëndë. Në mes të luftës së furishme, Ministria e Jashtme e Serbisë nënshkruan planin për bashkëpunimin e ardhshëm me agresorin Rusinë”, ka shkruar Cramon në një postim në Twitter, transmeton Telegrafi.

“Ndoshta ky është thjesht një sinjal për ne që të ngrijmë bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pasi hyrja në BE nuk kalon përmes Moskës”, ka shkruar Cramon.

Menjëherë pas kësaj marrëveshje ka reaguar analisti amerikan, Janusz Bugajski, i cili theksoi se është koha për të sanksionuar Serbinë pasi Beograd mbështet kriminelët e luftës në Kremlin.

Bugajski në një postim në Twitter shkruan pyet pse duhet të përfitojë Serbia nga çdo fond apo investim i tatimpaguesve të BE-së.

“Koha për të sanksionuar Serbinë. Beogradi mbështet kriminelët e luftës në Kremlin. Pse duhet të përfitojë nga çdo fond apo investim i taksapaguesve të BE-së”, shkruan Bugajski.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviqit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, duke nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi dhe kjo sipas tij duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Blerim Vela, shef i Kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia po punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë.

Shefi i kabinetit të presidentes ka deklaruar se procesi i aderimit të Serbisë drejt Bashkimit Evropian duhet të ndalet.

“Serbia punon për të harmonizuar më tej politikën e saj të jashtme me Rusinë. Serbia nuk arrin të harmonizojë politikën e saj të jashtme me BE-në dhe shtetet e saj anëtare për Ukrainën. Aderimi i Serbisë në BE duhet të ndalet. Nuk duhet të ketë më dy fjalë në një moment kaq vendimtar për Evropën”, ka shkruar Vela.

Trendafilova e anulon vizitën në Gjilan për shkak të paralajmërimit të protestave

Pas shqyrtimit të kujdesshëm të situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, me Kryetaren e Dhomave të Specializuara, Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, sot u vendos që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.

Kryetare Trendafilova deklaroi se “mandati i Dhomave të Specializuara është administrimi i drejtësisë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”.

Ajo theksoi se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëz për punën e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë, siç e ka bërë në disa raste më parë, dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje që mund të kenë njerëzit. Sipas Kryetares Trendafilova “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet vetëm në një mjedis të sigurt dhe konstruktiv”.

Prandaj, në interes të sigurisë publike, u mor vendimi që kjo veprimtari të zhvillohet përmes internetit.
Pjesëmarrësit e regjistruar dhe personat tjerë të cilët dëshirojnë të marrin pjesë do të informohen se si mund t’i bashkohen veprimtarisë e cila do të zhvillohet nesër përmes internetit në orën 10:00.

“Po piskas se ti nuk merr vesh ndryshe”, Basha sulmon verbalisht Jasharajn në korridoret e Kuvendit

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj është përplasur me Dimal Bashën, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Arsim.

“I ke marrë fëmijët peng, dinjitetin e ke kthy në pare”, i ka thënë Basha, Jasharajt.

Ndërkaq, Jasharaj i është kundërpërgjigjur Bashës.

“Deputetët si ti e kanë pru gjendjen kështu”, i është përgjigjur ai.

Përplasja mes tyre ka nisur në përfundim të mbledhjes së komisionit parlamentar, të cilën Jasharaj e lëshoi para kohe shkaku i deklarimeve të deputetit Basha.

Kryetari Hyseni: Instalimi i GPS-ve në vetura zyrtare është një avancim në ruajtjen e pasurisë publike

Gjilan, 21 shtator / Komuna e Gjilanit ka përuruar sot projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit, përkatësisht sistemin GPS në të gjitha automjetet e saj zyrtare, për të monitoruar kështu përdorimin e tyre, përkatësisht për të mënjanuar mundësitë e keqpërdorimit eventual.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se këto pajisje janë instaluar në 30 vetura dhe përmes tyre, tash do të jetë më lehtë të monitorohet përdorimi i automjeteve dhe parandalimi i keqpërdorimit të rastësishëm të automjeteve të Komunës, po edhe mirëmbajtjes së tyre.

‘Ky është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve dhe jo vetëm atyre që janë në punë në kuadër të Komunës”, ka thënë kryetari Hyseni.

Për më tepër, ai ka nënvizuar se punët e tilla duken të vogla, por kanë një efekt të madh dhe janë shumë të rëndësishme, sepse automjetet ruhen më shumë se më përpara, kursehet buxheti i Komunës dhe ndërkohë sigurohemi që të gjitha veturat, përveç atyre që kanë leje, kthehen në autopark dhe nga këtu pastaj shpërndahen nëpër drejtoritë përkatëse dhe përdorën për qëllimet e destinuara.

“Njëherësh, përdorimi i këtij programi është i lehtë, përmes një kompjuteri dhe një softueri të thjeshtë dhe përparësia e tij është se detekton edhe shpejtësinë e lëvizjes së veturave tona në rrugë”, ka shtuar kryetari Hyseni.

Ky projekt është realizuar me një investim të vogël, dikur rreth 3 mijë euro, por që si aparatura kanë efekt shumë të madh për monitorimin e përdorimit të veturave zyrtare.

Design a site like this with WordPress.com
Get started