NJË MIK SI SABIANI

Mjaftoi të hynte në Big Brother Vip Albania, për ta njohur vërtetë, përtej muzikës dhe hiteve apo suksesit të tij të jashtëzakonshëm. Në këtë reality show, të cilin duhet ta pranojmë që për momentin është më i ndjekuri dhe më i klikuari, njohëm një Sabian ndryshe, një Sabian të thjeshtë dhe popullor, një Sabian të ndjeshëm dhe të dashur, një Sabian miqësor dhe të hareshëm. Epo ky ndoshta është Sabiani i vërtetë që nuk e kishim njohur më parë. Shpesh në të tilla formate, përveç lojës, vjen një pikë që pjesëmarrësit harrojnë prezencën e kamerave dhe shfaqen ashtu si janë në perditshmërinë e tyre. E pra duhet të falenderojmë produksionin i cili e zgjidhi Sabianin të jetë pjesë e kastit, pasi si i tillë mori shumë por shumë dashuri nga publiku. Nga ky big brother do kujtohet gjithnjë shprehja e famshme ” Ti je 100 mije euroshi im” . Por mbi të gjitha duhet të pranojmë se të gjithë do të kishim dashur një mik si Sabiani. Ne i urojmë shume suksese në karriere duke pritur shumë hite nga Sabiani, ky njeri kaq solar dhe paqësor!

FIFI ARTISTJA E 360 GRADEVE

E ftuar sot në Fan Club Big Brother Vip Albania, këngëtarja e mirënjohur Kosovare Fifi na vërtetoi për të shumtën herë se prezenca e saj percjell emocione të mëdha. Fifi është transparente si uji, e pastër si kristal, pa maska… por mbi të gjitha është një artiste me A të madhe. Edhe sot në studiom e Fan Club, këngëtarja ka dhuruar emocione të bukura edhe përtej ekranit. Kemi nevojë per shumë Filloreta ne jetën tonë, pasi njërezit si Fifi janë si diamanti rrallë për ti gjetur dhe vështirë për ti mbajtur. Fifi krijon kënge edhe me një shikim edhe me një varg apo shkronjë… Kenga Diell e ka vërtetuar shpërthimin e saj shpirtëror… Faleminderit Fif që na ke dhuruar emocione kaq të pastra por mbi të gjitha faleminderit që ekziston. U shtofshin sa me shumë Fifi në jetën e shoqërinë tonë.

KUJT I THOTE SHEIK XHESIKA ????

Këngëtarja bukuroshe Xhesika Ndoj, ka disa ditë që ka hedhur në tregun muzikor këngen e saj më të re të titulluar ” SHEIK”. Këngë e cila sapo u publikua mori pëlqimin e publikut. Xhesika Ndoj shpesh na ofron këngë provokuese të cilat tërheqin vëmendjen e masës. Përveç hireve të padiskutueshme te Xhesikes edhe muzika e saj po merr pelqime te medha. Gjithashtu duhet te theksojmë se këngëtarja bukuroshe ka nje komunikim te shkëlqyer me fansat dhe jo vetëm. Është tepër aktive ne rrjetet sociale duke postuar shpesh. Çelsi i suksesit te Xhesikës është padiskutim talenti, por një rol të veçantë luan edhe familja e saj me të cilët këngëtarja është shumë e lidhur. Por kush është ” sheiku” i Xhesikes??? Kjo mbetet për tu parë dhe ne i urojmë shumë suksese

Design a site like this with WordPress.com
Get started