14 xhamitë më mahnitëse në botë (Foto)

7 years ago

14. Xhamia El Haram, Mekë

Kjo është xhamia më e madhe, më e vjetër dhe vendi më i shenjtë në Islam, të cilin gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit e vizitojnë deri në dy milionë pelegrin.

13. Xhamia Al Nabawi, Medinë, Arabi Saudite

Xhamia Al Nabawi është vendi i dytë më i shenjtë në Islam për shkak se Profeti Muhamed, është varrosur në qendër të saj nën kuben e gjelbër të njohur si Kubeja e Pejgamberit.

12. Kubeja e Xhamisë së Gurit, Jerusalem

Kubeja e Gurit gjendet në një zonë të Jerusalemit të vjetër, të quajtur Mali i Tempullit; ajo mbulon një shkëmb për të cilin, disa muslimanë dhe dijetarë besojnë së është vendi prej ku Muhamedi u ngjit në qiell.

11. Xhamia e Kaltër, Stamboll

Ndonëse emri i saj zyrtar është Xhamia e Sulltan Ahmedit, kjo xhami më shumë njihet si Xhamia e Kaltër për shkak të 20 mijë pllakave të kaltra të punuara me dorë, me të cilat janë të dekoruara muret e saj të brendshme .

10. Xhamia Shah Faisal, Islamabad

E përfunduar në vitin 1986, kjo xhami në formë të çadrës së Beduinëve, që gjendet në pjesën perëndimore të Himalajeve, është xhamia më e madhe në Pakistan.

9. Xhamia Sulejmanije, Stamboll

Sulejmani i Madhërishëm, apo sulltani që ka mbajtur fronin e Perandorisë Osmane për kohën më të gjatë (44 vjet), është varrosur së bashku me gruan e tij, Haseki Hurrem Sulltannë këtë më të madhen xhami në Stamboll që mban emrin e tij.

8. Xhamia e Madhe Sheikh Zayed, Abu Dabi

Në këtë xhami në të cilën ka vend për 40 mijë besimtarë gjendet qilimi më i madh në botë. E veçantë tjetër e kësaj xhamie është ndriçimi unikat i mureve të jashtme të saj, i cili behët më i errët ose më i ndritshëm varësisht nga fazat e hënës.

7. Xhamia Nusrat Djahan në Kopenhagë

E ndërtuar në vitin 1967, kjo është xhamia e parë në Danimarkë, vend ky në të cilin 4% e popullsisë është muslimane.

6. Xhamia e Madhe e Kordobës, Spanjë

Fillimisht kjo kishte qenë një kishë e krishterë e ndërtuar nga Vizigotët, diku rreth vitit 400 të erës sonë, e cila gjatë mesjetës ishte shndërruar në xhami islame dhe pastaj më vonë, përsëri është kthyer në kishë. Muslimanët janë duke kërkuar nga Vatikani që edhe ata të mund të luten përsëri në të.

5. Xhamia e Madhe e Bursës, Turqi

Xhamia e Bursës me njëzet kube është një nga shembujt më të mirë të kaligrafisë islame në botë.

4. Xhamia Qolsharif, Rusi

E ndërtuar në shekullin e 16-të, kjo xhami më e madhja në Rusi që kryesisht është një muze, u rindërtua në vitin 1996, meqë ishte shkatërruar nga Ivani i Tmerrshëm gjatë ndërhyrjes në Kazan.

3. Xhamia e Kristaltë në Malajzi

E ndërtuar në vitin 2008 me material çeliku, qelqi dhe kristali, kjo xhami është e veçantë me dizajnin e saj të përgjithshëm mahnitës.

2. Xhamia e Madhe e Xi’an-it, Kinë

E veçanta e kësaj xhamie të ndërtuar në vitin 742, që është më e vjetra dhe më e njohura në Kinë, është arkitektura dhe dizajni i saj unikat plotësisht kinez.

1. Xhamia e Puchong Perdana, Malajzi

Bukuria e kësaj xhamie që duket sikur noton mbi ujë padyshim se lë pa tekst.
 

Pacolli: ” Të forcojmë mardhëniet ndërshtetërore mes Kosovës dhe Kenyas

Behxhet Pacolli ndodhet në kontinentin Afrikan, pikërisht në Kenya. Qëllimi i kësaj vizite është një ftesë e bërë nga miku i tij William Ruto, ku ky i fundit do të emërohet si president i këtij shteti! Pacolli ndër të tjera theksoi se qëllimi i tij është që Kosova dhe Kenya të fuqizojnë raportet ndërshtetërore. Këte njoftim Pacolli e ka bërë në faqen e vet në facebook. Ja njoftimi i plotë ⬇️

“Me ftesë të mikut tim William Ruto, po qendroj në Nairobi për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të tij si president i këtij shteti të madh e të rëndësishëm të kontinentit afrikan. Ndër të tjera, në këtë ceremoni do të marrin pjesë numër i madh udhëheqësish nga e tërë bota.
Po angazhohem që gjatë presidencës së Rutos, Kosova dhe Kenya ti ndërtojnë dhe fuqizojnë raportet e veta ndërshtetërore.”

Po rrisim analfabeta…

Rrahman Jashari:
– Orët e mësimit të humbura në grevë, nuk do të zëvendësohen
– Mësimdhënësit nuk do të testohen
– Shkollat nuk do të hapen

Faleminderit Rrahman Jashari që po e kthen Kosovën në analfabetizëm. Ti marrim me rradhë : 1– Orët e mësimit të humbura në grevë, nuk do të zëvendësohen… do të thotë sipas zotërisë në fjalë që nxënësit kur të nisin mësimin ta nisin nga faqa 100 apo një Zot e di në cilën faqe , pasi nuk dihet nëse po hapen këto të uruara shkolla apo thënë më thjeshtë, ata fëmijë që hynë në klasën e parë , do ta kenë më të lehtë t’ja nisin nga shkronja V apo Zh pse jo edhe Rr si Rrahmani…. 2- Mësimdhënësit nuk do të testohen… Kjo është për tu duartrokitur, e për çfarë duhen testet kur të gjithë mësuesit janë kuadro që nuk kanë nevojë të testohen. Madje po e hedhim poshtë edhe fjalen e urtë të popullit ” Njeriu sa të rrojë do të mësojë”. Le të bëhet cilido mësues ska dert madje do të ishte më mirë që ata mësuesit e vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës, të rrinin në shtëpi pasi ka kush i mëson nxënësit ka plot të tillë si Rrahmani që bëhen të ditur pa ditur asgjë, ka plot si Rrahmani që fare lehtë po mbjellin farën e analfabetizmit në Kosovë…3- Shkollat nuk do të hapen…. E pse të hapen ???!!! më mirë të rrinë mbyllur, nuk është keq ta kesh gjithë vitin pushim ndërkohë që rroga të ec.. pastaj u mësuam me fjalën mbyllje që prej kohës së pandemisë…

Përtej ironisë jemi popull i çuditshëm që lejojmë të bojkotohet mësimi i fëmijëve i ardhmërisë së këtij vëndi. Ju lutem vetëm kthehuni pas në kohë dhe kujtoni se si në periudha kohore të vështira dhe në gjendje lufte, ku plumbat kalonin mbi kokën e njërëzve, ata mësuesit e vërtetë nuk e ndalën kurrë mësimdhënien por ashtu mes vështirësish e gjenin mënyrën ti mbushnin me dije nxënësit, ardhmërinë e Kombit. Ju lutem mos luani me ardhmërinë, mos e ktheni këtë çështje në interesa politike apo vetjake. MOS TE RRISIM ANALFABETA! Dhe si përfundim po them ” NËSE DONI TA SHKATËRRONI NJË KOMB, LËRENI PA ARSIM”

Përgatiti: Matilda Braho

Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit

Reagon familja e profesorit gjilanas të arrestuar për ngacmim, e justifikojnë se është beqar dhe se paditësja nuk ishte nxënëse e tij.

Pas arrestimit të Kastriot Kurtit, profesorit gjilanas i cili dyshohet për ngacmim seksual ndaj M.D, ka reaguar familja.

Nga familja thonë se Kastriot Kurti nuk ka bërë ngacmim seksual dhe se paditësja me inicialet, M.D nuk ka qenë nxënëse e tij.

Ata kanë paralajmëruar padi për mediat që, sipas tyre, kanë raportuar për ngacmim seksual të ish-nxënëses së tij.

Reagimi i plotë:

Reagim zyrtar nga ana e familjes se profesorit te nderuar Kastriot Kurti
Që ditën e djeshme në mënyrën më çnjerëzore vëllau ynë Kastriot Kurti është linçuar në rrjete sociale, nga portale të ndryshme, për një rast të tijin personal, shumë të ndjeshëm në mes dy të rriturve. Kastrioti është një djalë 32-vjeçar, beçar, me asnjë rast ngacmimi, e as pamoraliteti. Ka qenë dhe është model për shoqërinë, edhe moralisht edhe intelektualisht.
Së pari, Kastrioti kurrë nuk e ka pasur nxënëse paditësen M.D. (22-vejçare), andaj çdo portal që ka shkruar se…“ Profesori ka ngacmuar ish-nxënësene tij…”; ‘’…ky eshte profesori që ngacmoi ish-nxënësen e tij..”, etj, do të paditen për dëmtim imazhi, shpifje, shqetësim psikik ndër familjar etj.
Së dyti, me paditësen, vëllaun (familjarët) e shoqet e paditëses, Kastrioti ka pasur raport shumë shoqëror e familjar. Vëllau i saj, ka ngrënë bukë te ne, Kastrioti ka ngrënë bukë te ta.
Paditësja M.D., shoqërinë me Kastriotin e ka filluar për kapacitetin intelektual që ka Kastrioti, ajo bashkë me vëllanë e saj, vazhdimisht në mënyrë private i kanë kërkuar këshilla profesionale për çështje të filozofisë e sociologjisë. Kastrioti, (të gjithë ata që e njohin, ia dinë kapacitetin intelektual e shpirtbardhësinë njerëzore), asnjëherë s’i ka refuzuar për t’i ndihmuar në aspektin profesional e njerëzor. Raporti i tyre ka kaluar në shoqëri të afërt e shumë fisnike. Meqë kemi pasur bëjmë me një vajzë të rritur beqare (atëherë) dhe një djalë të rritur beqar, në mënyrë shumë njerëzore e fisnike, Kastrioti pati filluar ta shikojë paditësen si një vajzë, që mund të ishte bashkudhëtare në jetën e tij private e familjare, qëllimet e tij kanë qenë të pastërta e shumë njerëzore. Nuk mund të shkruaj më shumë për këtë pjesë sepse nuk dua t’ia cenoj integritetin intim e personal, shumë fisnik e të pastër vëllaut, sepse nuk e meriton.
Kastrioti ka mundur ta thejë një kod civil, duke i shkruar dikujt që nuk do t’i shkruhet, në mënyrë krejtësisht virtuale, aspak fizike kur raporti i tyre dikur shumë i afërt është ngurosur, dhe, paditësja sic duket paska pasur qëllim t’ia denigrojë figurën shumë të respektuar Kastriotit (për këtë temë, do të sqarohemi sa të përfundojë procedura zyrtare gjyqësore).
Prandaj shoqëri e dashur, mos paragjykoni, Kastrioti nuk është ngacmues e as kriminel as s’e meriton të linçohet, të gjithë ata që e njohin, e dinë. Kastrioti është model si duhet të jetë një njeri i ndershëm, një profesor profesionist i shkëlqyer, një njeri i dashur e shumë altruist.
•Nuk e paragjykojmë punën e institucioneve të drejtësisë, përçka do të presim me durim e maturi, por ky shkrim ka për qëllim informimin e saktë te publikut për figurën e Kastriotit, pas linçimit të tij publik, që u bë nga mediat.

Nuk ka marrëveshje, SBASHK-u: Greva vazhdon, Qeveria nuk do zgjidhje të kërkesave

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë bëri sot të ditur se nuk është arritur marrëveshje për plotësimin e kërkesave të tyre, prandaj greva në arsim do të vazhdojë.

SBASHK-u në një komunikatë për media thekson se megjithëse donin të besonin se më në fund po nis dialogu i sinqertë me Qeverinë dhe do të krijoheshin kushtet për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, por sipas tyre ministrja Arbërie Nagavci dhe ministri Hekuran Murati insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej, siç thonë SBASHK-u, kinse, dialogu.

Lexoni të plotë, pa ndërhyrje komunikatën e SBASHK-ut:

Me muaj të tërë Qeveria i ka ikur dialogut me sindikatat dhe nuk është angazhuar fare për zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në sektorin publik. Kjo qasje e gabuar ka sjell edhe deri të greva e përgjithshme që po vazhdon që nga 25 gushti dhe me këtë qasje të Qeverisë nuk dihet edhe sa do të zgjas.

Këshilli Grevist i BSPK-së dhe ai i SBASHK-ut donin të besonin se më në fund po nis dialogu i sinqertë me Qeverinë dhe do të krijoheshin kushtet për arritjen e marrëveshjes së pranueshme, por takimi në MASHTI me ministren Nagavci e zv/ministrin Pupovci e pastaj takimi në Këshillin Ekonomik Social , në të cilin ishin përfaqësuesit e BSPK-së, disa nga Odat dhe përfaqësuesit e Qeverisë me përfaqësuesit kyç Hekuran Murati e Arbërie Nagavci.

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, kryetari i Federatës sindikale të shërbyesve civil Ali Gashi, por edhe përfaqësuesit tjerë të BSPK-së disa herë iu drejtuan me lutje përfaqësuesve të Qeverisë dhe pjesëmarrësve të tjerë që të debatojnë qetë dhe të ndihmojnë që të ketë takim të Qeverisë me përfaqësuesit e BSPK-së, pra me Këshillin Grevist.

Mirëpo debatet e kulturuara e gjithë këto lutje në fillim të takimit sikur i trimëruan Muratin e Nagavcin, që kushtëzonin pa të drejt se pa as edhe një takim dhe pa as edhe një marrëveshje të mbyllej greva.

Kjo dëshmoi se ata ose nuk duan ose nuk dinë vërtetë as gjë për dialogun dhe veprimet sindikale. Greva ndodh kudo në botë për të nxitur Qeverinë për të ndodhur dialogu e ofruar zgjidhje të pranueshme për kërkesat e grevistëve në mënyrë që të mbyllet greva e në Kosovë përfaqësuesit e Qeverisë e donin të kundërtën dhe me qëllim të caktuar. Ata insistonin që të mbyllet greva e pastaj të bëhej, kinse, dialogu.

Kjo tregon se ata vërtetë nuk e duan dialogun e as zgjidhjen e kërkesave legjitime të grevistëve. Ata për të mos u parë nga opinioni qëndrimi i tyre dhe kryeneçësia nuk kishin ftuar as mediet që të përcjellin takimin në MASHTI e as në ambientet e Qeverisë.

Tani e tutje përfaqësuesit legjitim të BSPK-së, pra Këshilli Grevist do të shkojë në takime, por vetëm atëherë kur qeveria sillet si palë e barabartë dhe zhvillon debat përmbajtjesor dhe merret me kërkesat e grevistëve.

Takime në stilin ju sindikatat heshtni dhe pranoni ato që po themi ne nuk do të ketë më. Qeveria është i vetmi fajtor dhe deri sa ajo vazhdon me injorancë e fjalime të thata, greva do të vazhdojë sepse kështu kanë vendosur, jo individët, por grevistët.

Këshilli Grevist i BSPK-së,

Këshilli Grevist i SBASHK-ut.

Norvegjia ka vendosur ta mbyllë ambasadën në Kosovë

Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, nga viti 2023 nuk do të jetë më aktive. Kështu ka njoftuar Qeveria Norvegjeze përmes një komunikate për media.

Marrëdhëniet diplomatike, nga viti 2023, ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë do të zhvillohen përmes marrëveshjeve alternative, pra përgjegjësia në këtë rast do t’i jepet një ambasade norvegjeze që gjeografikisht është afër me Kosovën ose një ambasador me bazë në Norvegji do të emërohet për Kosovë.

“Nuk është kurrë e lehtë të vendosësh të mbyllësh misionet norvegjeze. Mbylljet si këto ndikojnë në jetën e diplomatëve norvegjezë dhe kanë pasoja edhe më të mëdha për stafin e punësuar. Por, ne kemi një përgjegjësi që të përdorim burimet tona në një mënyrë që na mundëson të mbrojmë interesat norvegjeze në mënyrë sa më efektive të jetë e mundur”, ka deklaruar Anniken Huitfeldt, ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë.

Nuk ndalen iranianët, sulm kibernetik përsëri ndaj Shqipërisë

S’ndalen iranianët, sulm kibernetik përsëri ndaj Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, tha se Irani sërish ka bërë sulm kibernetik ndaj Shqipërisë.

Rama ka shkruar në Twitter se Irani ka sulmuar sistemin e kontrollit elektronik TIMS, teksa ka shtuar se po punojnë me aleatët që sistemet digjitale t’i bëjnë të pakalueshme ndaj sulmeve.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, ka shkruar Rama.

Shqipëria ka dëbuar diplomatët iranianë në Tiranë pas sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

Rusia do të paguajë një çmim të madh për luftën në Ukrainë, thotë drejtori i CIA-s

Rusia “do të paguajë një çmim shumë të rëndë” për një kohë të gjatë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, tha të enjten drejtori i CIA-s, Bill Burns.

“Unë mendoj se nëse bëni një hap prapa tani, është e vështirë të shohësh rekordin e luftës – rekordin e Putinit – si diçka tjetër përveç një dështimi deri më tani”, tha Burns në një konferencë për sigurinë kibernetike në Uashington, DC.

“Jo vetëm që dobësia e ushtrisë ruse është ekspozuar, por do të ketë dëme afatgjatë për ekonominë ruse dhe për brezat e rusëve si rezultat i kësaj”, shtoi ai, raporton cnn.

“Rusia do të paguajë një çmim shumë të rëndë, mendoj për një periudhë të gjatë kohore”, tha Burns.

Vërejtjet e Burns vijnë pasi Ukraina ka filluar të shtojë atë që drejtori i CIA-s e përshkroi si një kundërofensivë në jug dhe në Kharkiv – megjithëse disa zyrtarë amerikanë kanë hezituar ta emërojnë operacionin ukrainas si një “kundërsulm” të vërtetë dhe shanset e tij për të rimarrë territor, mbetet i paqartë.

“Në pjesën verilindore të Ukrainës, unë nuk do ta nënvlerësoja kapacitetin apo guximin e ukrainasve tani”, shtoi Burns.

Rama: Po mendojmë të ndërtojmë rafineri të re për përpunimin e naftës

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria e ka të pamundur të përpunojë naftë pasi ajo që prodhohet aktualisht është shumë e rëndë dhe jo për përdorim.

Gjatë një takimi me dhomat e bizneseve, Rama zbuloi planet e qeverisë për të ndërtuar një rafineri të re të përpunimit të naftës, raporton Telegrafi Shqipëri.

“Zgjidhja që kërkojmë është ndërtimi i një rafinerie të re, problemi është ku ta gjesh naftën që do përpunosh. Kjo pastaj është gjeopolitikë. Jemi në proces, nëse arrijmë kontratat e duhura do kalojmë në nivel tjetër ku mund të flasim për çmim me konkurrencë”, tha kreu i qeverisë.

Në fund të vitit të kaluar para krizë së energjisë, rafineria e fundit e përpunimit të naftës në Shqipëri u çmontua dhe përfundoi për skrap.

ReklamaNjë bankë e nivelit të dytë e shiti rafinerinë e Ballshit për 9 milionë euro.

Fillimisht, banka e nivelit të dytë, mësohet se ka negociuar për ta shitur rafinerinë për 25 milionë euro, me qëllim që kompania blerëse ta rikthente atë në punë.

Për këtë qëllim u ngritën dy grupe me ekspertë vlerësues të rafinerisë së amortizuar.

Grupet e ekspertit, në bazë të vlerësimit, arritën në përfundimin se për të rikthyer në punë rafinerinë, duheshin 30 deri në 50 milionë euro, një kosto kjo shumë e lartë.Në këto kushte, banka vendosi t’ia shesë rafinerinë kompanisë Shijaku shpk për 9 milionë euro.

Kompania Shijaku shpk ka bërë më pas çmontimin e rafinerisë së Ballshit, për ta çuar për skrap, sipas kontratës.

ReklamaPrivatizimi dhe menaxhimi i rafinerisë së Ballshit ka qenë për vite me radhë mollë sherri midis opozitës dhe mazhorancës. Raportime të shumta në media kanë folur për korrupsionin dhe keqmenaxhimin e një prej rafinerive më të mëdha në Ballkan e cila në fund u la në mëshirën e fatit.

Çfarë nuk dini rreth Mao Ce Dunit, “Timonierit të Madh”

Më 9 Shtator 1976, ndërroi jetë në Pekin udhëheqësi komunist i Kinës Mao Ce Dun. Propaganda zyrtare kineze e quante “Timonieri i Madh”. Shumë historianë të huaj, e cilësojnë një diktator të pamëshirshëm. Ja cilat janë disa nga faktet më interesante mbi Maon, që mund të mos i dinit, apo që i keni harruar:

Numri i të vdekurve nën sundimin e tij, është i pallogaritshëm

Maos i njihet merita për stabilizimin e Kinës, dhe rritjen e madhe të jetëgjatësisë dhe numrit të popullsisë. Por nga ana tjetër, persekutimi i armiqve politikë, deri te revolucioni i tij agrar, shkaktoi një uri të madhe në popullatë, e cila çoi në vdekjen e 40-70 milion njerëzve, që është numri më i madh i vdekjeve, i shkaktuar nga një person i vetëm në historinë njerëzore.

Pëlqente të shkonte me vajza shumë të reja

Mao Ce Duni, kishte marrëdhënie seksuale me Çen Luen, një “konkubinë perandorake”. Në kohën e takimit mes tyre, ajo ishte vetëm 14-vjeçe, ndërsa ai 68 vjeç. Marrëdhënia mes tyre zgjati gati një dekadë, në vitet 1962-1971.

Image result for mao ce dun woman

Ishte infertil, dhe nuk mund të bënte fëmijë

Sipas doktorit të tij personal, sundimtari komunist ishte infertil, pavarësisht shtatzënisë së vëzhguar prej tij, për të paktën një prej të dashurave të tij. Përkundër infertilitetit, kryetari Mao kishte 4 gra që lindën 10 fëmijë. Ai ishte zyrtarisht gjyshi i 12 nipërve dhe mbesave. Diçka nuk shkonte në këtë rast…

Image result for mao ce dun didnt make shower

Nuk lante dhëmbët, ndërsa e cilësonte dushin një “humbje kohe”

Sipas shumë dëshmive, Mao Ce Duni nuk i lante asnjëherë dhëmbët e tij. Në vend të pastës, ai e shpëlante gojën me çaj, dhe pastaj përtypte gjethet e tij. Kjo ia bënte dhëmbët jeshilë, ndërsa mishrat i kutërbonin një erë shumë të keqe. Kur këshillohej nga mjeku i tij të lante dhëmbët, Mao do të përgjigjej:”A i lan dhëmbët një tigër?”. Përveç dhëmbëve, Mao kishte probleme të tjera me higjenën personale. Ai e konsideronte larjen në dush “një humbje kohe”.

Design a site like this with WordPress.com
Get started