Mbretëresha Elizabeth II, jeta mbretërore përmes fotove

Mbretëresha Elizabeth II mbretëroi për 70 vjet, më gjatë se çdo monark britanik në histori dhe çdo monark aktual në botë. Ajo ishte vetëm 25 vjeç kur u ngjit në fron.

Prej vitit 1952, Mbretëresha Elisabeth II ka kaluar shtatë Papë, 14 presidentë amerikanë dhe 15 kryeministra britanikë dhe ka pasur vetëm një monark britanik.

Përmes këtyre fotove, kthehemi mbrapa nëpër dekada me monarken më jetëgjatë në Britani.

Kina në vështirësi ekonomike, tregtia e jashtme e vendit bie më shpejtë sesa pritej

Kina gjendet nën presion. Eksportet e vendit janë më të dobëta sesa që pritej.

Tregtia e jashtme e Kinës ka humbur papritur vrullin e zhvillimit. Në muajin gusht, eksportet e llogaritura në dollarë amerikanë u rritën vetëm me 7.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ekspertët kishin pritur rritje dyshifrore pasi eksportet u rritën me 18 për qind në korrik.

Arsyet që përmenden janë rënia e kërkesës botërore për shkak të rritjes së inflacionit dhe çmimeve të energjisë. E u përmendën edhe ndërprerjet e prodhimit në Kinë, për shkak të bllokimeve si rezultat i strategjisë zero-COVID-19 dhe mungesa e energjisë për shkak të nxehtësisë.

Importet rriten shumë pak

Më keq sesa që parashikohej janë zhvilluar edhe importet e ekonomisë së dytë më të madhe në botë, pasi kishte një rritje minimale prej vetëm 0.3 për qind. Në muajin korrik u shënua një rritje e importeve prej 2.3 për qind. Sipas ekspertëve, sfondi i kësaj rritjeje të ngadalshme është disponimi i keq mes konsumatorëve kinezë dhe kriza në tregun e pasurive të paluajtshme në Kinë. Suficiti tregtar ishte gjithashtu nën pritshmëritë, me vetëm 79 miliardë dollarë.

Pavarësisht zhvillimit përgjithësisht të dobët të importeve, në Kinë kishte edhe një lajm të mirë për eksportuesit gjermanë. Përkundër krizës dhe problemeve të mëdha, eksportet gjermane në Kinë janë rritur me 4.9 për qind.

“Ngadalësimi më i madh se sa që pritej në rritjen e eksporteve të Kinës është një tjetër shenjë se rimëkëmbja ekonomike e këtij vendi po humbet vrullin – dhe ka nevojë për më shumë mbështetje politike. Ne presim që tregtia të mbetet nën presion edhe në pjesën tjetër të vitit”, tha David Qu, kryeekonomist në agjencinë financiare Bloomberg.

Rritja e biznesit me Rusinë

Tregtia e Kinës me Rusinë, kundër së cilës janë vendosur sanksione ekonomike ndërkombëtare për shkak të agresionit në Ukrainë, vazhdon të rritet fuqishëm. Kina, e cila qëndron politikisht pas presidentit rus Vladimir Putin, importoi 59.3 për qind më shumë nga Rusia në këtë periudhë – kryesisht energji. Në të kundërt, eksportuesit kinezë dërguan 26.5 për qind më shumë mallra në vendin fqinj.

Bashkimi Evropian arriti të rrisë eksportet e tij drejt Kinës me 3.1 për qind. Anasjelltas, Kina eksportoi 11.1 përqind më shumë në BE. Në tregtinë me SHBA-në, nga ana tjetër, si importet ashtu edhe eksportet e Kinës kanë rënë. Eksportet kineze kanë rënë me 3.8 për qind, ndërsa importet nga SHBA kanë rënë me 7.4 për qind.

Ekonomia kineze nën presion

Ekonomia kineze edhe më parë ishte nën presion. Në tremujorin e dytë të vitit, rritja ishte vetëm 0.4 për qind. Ndërkohë që Qeveria kishte vënë si objektiv një rritje prej 5.5 për qind për këtë vit. Por, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) pret një rritje vjetore prej vetëm 3.3 përqind.

Si pasojë e zhvillimeve zhgënjyese ekonomike, juani kinez ka shënuar rënie të dukshme me 0.36 për qind dhe tani vlen 6.98 juan për një dollar. Pavarësisht se është në nivelin më të ulët në dy vjetët e fundit, dobësimi i juanit nuk e ka nxitur eksportin kinez.

Rënia e vlerës së monedhës vendore do të thotë se mallrat kineze janë në tregun ndërkombëtar me çmime më të volitshme.

“Dollari i fortë po ushtron presion mbi importet”, tha kryeekonomisti nga Jones Lang Lasalle, Bruce Pang.

Për shkak të këtyre zhvillimeve është shqetësuar edhe kreu politik në Pekin. Zëvendësministri i Tregtisë, Li Fei njoftoi se qeveria do të ndihmojë kompanitë e tregtisë së jashtme për t’u mbrojtur nga rreziqet e kursit të këmbimit. /Deutsche Welle/

E rëndë: 21-vjeçarja nga Ferizaj tenton ta vras veten pasi i dashuri iu martua me një tjetër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një familje në Rakaj të Ferizaj, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, pas një lajmi të hidhur që kishte marrë. Media News mëson se bëhet fjalë për një 21-vjeçare, e cila tentoi të kryej vetëvrasje, duke konsumuar sasi të madhe të barnave.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima ka konsumuar sasi të mëdha të ilaçeve, që ia kanë përkeqësuar gjendjen shëndetësore dhe për pasojë nga spitali në Ferizaj është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pasi Policia ka marrë informacionet për këtë rast, ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është kuptuar motivi i këtij rasti. Media News mëson se viktima ka tentuar të vetëvritet kur e mori vesh për martesën e të dashurit të saj. Ajo s’mundi ta përballojë lajmin se personi me të cilin ishte në lidhje dashuri kishte vendosur të martohet me një tjetër.

Sipas të njëjtave burime, zyrtarët policorë ende nuk kanë marrë një deklaratë nga viktimë në lidhje me rastin, për shkak se po vazhdon të trajtohet në QKUK.

Vdes Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka vdekur në Balmoral në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shqetësimet u rritën për shëndetin e saj më herët të enjten.

Elizabeth II ishte 25 vjeç kur u bë mbretëreshë, në shkurt të vitit 1952.

Atë muaj, Princesha Elizabeth dhe i shoqi, Princi Philip, ndodheshin në një udhëtim zyrtar në Afrikën Lindore, në kuadër të një turi në vendet e Commonwealth.

Por, pak ditë pas largimit nga Londra, më 6 shkurt, mbretëresha mori lajmin për vdekjen e të atit, Mbretin George VI.

Të njëjtën ditë, ajo u kthye në Londër me një tjetër status shoqërori.

Pavarësisht se ishte i sëmurë, vdekja e Mbretit George në moshën 56-vjeçare qe e papritur. Pas kësaj ndodhie, Elizabeth ishte e vetmja që mund të merrte fronin, pasi xhaxhai i saj Eduard VIII e kishte refuzuar që më herët.

Vetë Elizabeth e pranoi fatin e saj, duke reaguar me një ndjenjë detyre menjëherë pasi mori lajmin për vdekjen e të atit. Ndërsa përgatiti procedurat për kthimin në Londër, ajo shkroi letra për të “kërkuar ndjesë” që po largohej papritmas nga Afrika Lindore.

Elizabeth u kurorëzua si mbretëreshë mbi një vit më vonë, në 2 qershor të vitit 1953.

Ceremonia e kurorëzimit ku morën pjesë aristokracia e Anglisë, udhëheqës ndërkombëtarë politikë, qytetarë dhe biznesmenë, u transmetua nga televizionet dhe radiot në të gjithë botën.

Mbretëresha Elizabeth II ishte monarkja e 63-të e Britanisë.

Në muajin shkurt ajo festoi 70-vjetorin e mbretërimit të saj, ku edhe shprehu dëshirën që Camilla, dukesha e Cornwal të njihet si mbretëreshë, kur i shoqi, princi Charles të bëhet mbret i Britanisë së Madhe.

Arrestohet mësimdhënësi nga Gjilani, shqetësoi ish-nxënësen e tij përmes rrjeteve sociale

32 vjeçari, K.K, i cili është mësimdhënës në gjimnazin “Zenel Hajdini” është arrestuar sot në Gjilan pasi i njëjti përmes një rrjeti social ka shqetësuar me mesazhe një grua.

Siç ka njoftuar për Paparacin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani rasti në polici është raportuar nga e dyshuara me datën 6 shtator, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ai dyshohet se përmes mesazheve ka shqetësuar një ish-nxënëse të tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 06.09.2022 rreth orës 16:00 ka pranuar ankesë nga ankuesja Shqiptare Kosovare se përmes rrjetit social është shqetësuar me mesazhe shqetësuese nga i dyshuari Shqiptar Kosovar K.K. (1990)”, tha ai.

“I dyshuari nga ana e Policisë pasi është lokalizuar, është arrestuar dhe intervistuar në baztë procedurave ligjore. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Shqetësim’’ dhe i dyshuari të ndalët në mbajtje për 48 orë”, shtoi ai.

Raporti i SHKK-së: 20 veta iu vërsulën Ekrem Rexhepit, ndërhynë gardianët për ta shpëtuar


Shërbimi Korrektues i Kosovës ka mohuar se i burgosuri për rastin e dhunimit të 11-vjeçares, Ekrem Rexhepi është sulmuar në qendrën e paraburgimit. Por, ndryshe thuhet në një dokument intern të këtij institucioni.

Sipas raportit zyrtar, 20 të paraburgosur i janë vërsulur Ekrem Rexhepit për ta rrahur dhe është dashur ndërhyrja e gardianëve për ta shpëtuar atë. Raporti informon se gardianët kanë larguar me shpejtësi Rexhepin nga shëtitorja për në qelinë e tij.

Të paraburgosurit kanë deklaruar se nuk duan ta shohin duke shëtitur me ta, për shkak të veprës penale, që po dyshohet se e ka kryer, dhunim i të miturës.

“Të gjithë  të paraburgosurit që gjendeshin në shëtitjen, gjithsej 20 të paraburgosur kanë tentuar të njëjtin ta sulmojnë fizikisht dhe falë ndërhyrjes së shpejt të stafit i njëjti është tërhequr nga shëtitorja dhe kthyer në dhomë”, thuhet në raport, raporton Insajderi.

“Arsyetimet e të paraburgosurve ishin se personin (Ekrem Rexhepin) nuk e dëshirojnë në shëtitje duke përmendur veprën që akuzohet, poashtu sipas informatave konfidente që posedojmë, se i paraburgosuri, Ekrem Rexhepi është i pa dëshiruar nga të gjithë të paraburgosurit e tjerë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”, thuhet në raportin e SHKK-së.

“Bazuar në të cekurat më lartë, kërkojë që i paraburgosuri të transferohet në ndonjë qendër tjetër për shkaqe sigurie dhe të vet të paraburgosurit në fjalë”, theksohet në fund të kërkesës.

Kërkesë për ndryshimin e qendrës së paraburgimit nga Prishtina i është dërguar Haki Maxharrajt, drejtorit të qendrës së paraburgimit në Prishtinë, Sami Halitit, zëvendësdrejtorit dhe Ferat Bytyqit, udhëheqës nga ana e Skënder Sopjanit, mbikëqyrës i Lartë për Siguri.

Ndërkohë, Ekrem Rexhepi nga Prishtina është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës.


Shpërndaje artikullin

Publikohet një video ku pretendohet se një nga të dyshuarit për dhunim është rrahur nga të burgosurit

Njëri nga të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Ekrem Rexhepi po raportohet se është sulmuar fizikisht nga të burgosurit në qendrën e paraburgimit.

Por nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, e kanë mohuar se Rexhepi është sulmuar. Zëdhënësi Florent Gashi tha për Sinjalin se Rexhepi është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, por për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj tij.

“Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, tha Gashi.

Sipas një videoje që po qarkullon shihet se bëhet fjalë për të akuzuarin tjetër, Shkëlqim Kamerin. Por edhe kjo është mohuar nga Gashi, i cili tha se s’ka ndonjë të burgosur nga ky rast që është dërguar për trajtim mjekësor.

Shërbimi Korrektues e mohon se 26-vjeçari i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares është sulmuar në burg

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) e ka mohuar se një prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, Ekrem Rexhepi, është sulmuar fizikisht nga të burgosurit e tjerë dhe se për këtë arsye i është ndërruar qendra e paraburgimit.

Në media është raportuar sot se Ekrem Rexhepi, një nga të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, është sulmuar nga të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë dhe se për këtë arsye i është ndërruar qendra e paraburgimit.

Nga Shërbimi Korrektues i Kosovës e kanë konfirmuar se 26-vjeçari është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë, por kanë thënë se s’ka pasur sulm ndaj tij.

Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi i ka thënë Gazetës Express se Rexhepi është dërguar atje për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm ndaj tij, shkaku i veprës për të cilën dyshohet.

“Nuk është sulmuar. Është dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë për çështje të sigurisë së tij, për të parandaluar ndonjë sulm të mundshëm për shkak të veprës për të cilën dyshohet”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Avokati i Rexhepit, Fitim Limani, ka thënë se mbrëmë është njoftuar nga Gjykata për transferimin e klientit të tij në Burgun e Sigurisë së Lartë, pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë.

“Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërru pra qendrën e paraburgimit”, ka deklaruar ai.Avokati bëri me dije që klienti i tij ka refuzuar të flasë për t’i treguar se si ka ndodhur rasti.“

Rasti është i ndejshëm dhe i mbrojturi im pasi jam konsultuar me të nuk ka pranuar të flas, ai ska dhënë ndonjë deklaratë ka refuzu me fol dhe nuk e di versionin e tij qysh ka ndodhur rasti.

Nuk e kam takuar në qendrën e paraburgimit mirëpo kam qenë në seancën dëgjimore”, ka deklaruar Limani për Insajderin.

Limani shtoi se te dyshuarit për dhunim i janë bërë analizat gjinekologjike për të kuptuar nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarën 11 vjeçare.

“Atij i janë bërë analizat gjinekologjike si provë kryesore për të parë nëse ka pasur marrëdhënie seksuale me një person apo jo.

Jemi në pritje derisa prokuroria të fillojë hetimet”, sqaroi ai derisa theksojë se nuk kanë pranuar ndonjë dëshmi tjetër nga Prokuroria deri në këtë pikë të rastit.

E kaluara e errët e Ekrem Rexhepit, ishte shtatë herë në burg para rastit të dhunimit të 11-vjeçares.

Ekrem Rexhepi, një prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, po del të ketë pasur punë me organet e rendit shumë herë gjatë viteve të fundit.

Nga viti 2007 e deri në vitin 2022, 26-vjeçari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje shtatë herë.Këto informacione i kanë konfirmuar edhe nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Zëdhënësi i SHKK’së, Florent Gashi, ka dhënë detaje për veprat për të cilat ka qenë në mbajtje Rexhepi dhe ditët që i ka kaluar në burg.

Në vitin 2007, Rexhepi është mbajtur në Qendrën Korrektuese në Lipjan për katër ditë, për veprën penale “Aksident Trafiku”.

Atje ishte kthyer sërish pas gjashtë vjetësh, por për një vepër tjetër. I riu ishte mbajtur në këtë qendër për 2 muaj e 29 ditë për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Katër vite më vonë, ai ishte dërguar në mbajtje për veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, ku kishte qëndruar 136 ditë.“Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 12.07.2007 deri me 16.07.2007 për Veprën Aksident Trafiku dhe në këtë institucion ka qëndruar 4 ditë.

Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 23.05.2013 deri me 21.08.2013 për Veprën Vjedhje e rëndë në tentative dhe në këtë institucion ka qëndruar 2 muaj e 29 ditë. Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 22.12.2017 deri me 07. 05. 2018 për Veprën Vjedhje Grabitqare dhe në këtë institucion ka qëndruar 136 ditë”, ka deklaruar Gashi.

Dy muaj pas lirimit, ai ishte dërguar sërish në mbajtje për të njëjtën vepër, ku ishte mbajtur 56 ditë.Veprën penale “Vjedhje Grabitqare”, Rexhepi e kishte kryer sërish pas tre muajsh.

Ishte dërguar sërish në Qendrën Korrektuese në Lipjan, ku kishte qëndruar 21 ditë.Dy vjet pas lirimit, 26-vjeçari ishte kapur sërish duke vjedhur.

Për këtë vepër, ai ishte mbajtur në paraburgim katër ditë në Prishtinë.Veprën e fundit penale, para dyshimit për dhunim, Rexhepi e ka kryer në janar të këtij viti.Këtë herë, për vjedhje të pyllit, vepër për të cilën kishte qëndruar në Qendrën e Paraburgimit në Smrekonicë për 31 ditë.

“Ka qenë në Qendrën Korrektuese Lipjan nga data 19.10.2018 deri me 09.11.2018 për Veprën Vjedhje Grabitqare dhe në këtë institucion ka qëndruar 21 ditë. Ka qenë në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë nga Data 09.03.2020 deri me 13.03.2020 për Veprën Vjedhje dhe në këtë institucion ka qëndruar 4 ditë. Ka qenë në Qendrën Korrektuese Smrekonicë nga Data 28. 01. 2022, deri me 28. 02. 2022 për veprën Vjedhje dhe Vjedhje e pyllit dhe në këtë institucion ka qëndruar 31 ditë.

I njëjti nga 28.08.2022 është në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, i dyshuar për veprën aktuale dhunim”, thuhet në përgjigjet e Gashit.

Pas këtij rasti, ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

Gashi ka thënë se dorëheqja e tij është akt moral, meqë s’po arrijnë t’i riedukojnë dhe risocializojnë të burgosurit.

“Ai ka qenë një kohë, kështu kohë pas kohe, për grabitje, për vjedhje në burg edhe unë kam qenë Drejtor për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve.

Është akt moral, pasi që nuk po arrijmë të burgosurit t’i riedukojmë dhe t’i risocializojmë, edhe rasti më ka prek edhe mua shumë, ashtu siç i ka prek gjithë kosovarët edhe prandaj kam dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Drejtoratit për Trajtimit e të Burgosurve dhe të Miturve”, ka thënë Gashi.

Përveç Rexhepit, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, ndodhen në paraburgim edhe katër persona të tjerë, tre prej të cilëve të mitur.

Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, të cilën e posedon Gazeta Express, dhunimi ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.

Aty përshkruhen detaje tronditëse për rastin.

Sipas prokurorisë, i pandehuri E. R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh. S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën.

Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën.

Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.

Aty shkruan se nga deklarata e të miturës dhënë në polici me datën 28.08.2022 rezulton se “përderisa e mitura ka qenë në park, i janë afruar tre persona, ku kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë, ku e dëmtuara ka vazhduar të ecë por më pas njëri ka filluar edhe ta prekte”.

“Më pas të njëjtit, sipas viktimës, kanë vazhduar që ta ndiqnin dhe njëri nga ta e ka tërhequr me një qosh dhe të dy kanë filluar t’ia heqnin rrobat.

Personi me maicë të bardhë ia ka kapur duart ndërsa perosni tjetër ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Kur e dëmtuara ka filluar të bërtasë ata ia kanë mbyllur gojën dhe marrëdhënia ka ndodhur në këmbë.

E dëmtuara ka deklaruar që pasi ka përfunduar njëri marrëdhënien e ka filluar tjetri” thuhet në përshkrimin e rastit që ka bërë prokuroria.

Më pas sipas saj, ka ardhë një automjet “pickup” ku dy persona janë ulur mbrapa dhe viktima përpara.

Ajo ka deklaruar se edhe shoferi i veturës ka kryer marrëdhënie me të.

70 të rinj të Gjilanit do të përfitojnë trajnime pa pagesë në fushën e IT-së

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Beetroot Academy Kosovo nëpërmjet të cilit 70 të rinj do të përfitojnë trajnime pa pagesë në fushën e IT-së.

“Ashtu siç jemi zotuar për përkrahje të veçantë të projekteve, programeve e aktiviteteve rinore, sot, me Beetroot Academy Kosovo nënshkruam memorandum bashkëpunimi i cili ka për qëllim trajnimin e të rinjve të komunës së Gjilanit në fushën e IT-së, fushë kjo me interes të përbashkët që krijon mundësi pune dhe rritje të njohurive”, ka thënë kryetari Hyseni.

“Përmes këtij bashkëpunimi, akademia Beetroot do të trajnojë 70 të rinj te rajonit të Gjilanit pa pagesë përmes trajnimeve profesionale në fushën e teknologjisë, të cilat do t’i ndihmojnë të rinjtë tanë të krijojnë e zhvillojnë karrierën e tyre”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Publikohet pakoja e qeverisë

Kjo është pakoja e qeverisë, e prezantuar të shtunën në konferencën e përbashkët të kryeministrit Kurti me ministrin Murati!

P O S T I M I NË F A Q E N E K R Y E M I N I S T R IT

Në përkrahje të qytetarëve tanë, në muajt në vijim, do të ndajmë rreth 150 milionë euro për Pakon për Përballjen me Inflacion.

Përmes subvencionimit të atyre që kursejnë energjinë do të përfitojnë të gjitha familjet e Republikës sonë, rreth 300 mijë sosh, kurse nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë.

Design a site like this with WordPress.com
Get started