Plagoset Vali Corleone

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur Princ Valentino Corleone.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me rastin është një grua shtetase e Kosovës rreth moshës 22-vjeçare, e cila dyshohet se e ka shkrepur armën.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.

Vritet me armë fëmija 12-vjeçar në Shkodër

Një tragjedi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mësohet së në fshatin Dajç një fëmijë 12-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht me çifte.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se fëmija është qëlluar me çifte nga xhaxhai i tij. Për shkak të plagëve të rënda i mituri ka humbur jetën direkt.

Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje rreth kësaj ngjarje të rēndë.

U hodhën nga kati i gjashtë i banesës në New York/ Ky është çifti shqiptar, lanë pas dy fëmijë

Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në New York.

Aktori shqiptar, Florind Belliu, hodhi gruan nga ballkoni Ornela Belliu dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur edhe vetë.

Ngjarja ka nodhur një ditë më parë, rreth orës 09:15, ku trupat e dy të rinjve u gjetën të vdekur nga polica vendase.

Dua Lipa : “Rinia e Kosovës meriton liberalizimin e vizave”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po e vazhdon qëndrimin në Kosovë. Dje u shpall Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës ndërsa ka reaguar me një postim në profilin e saj zyrtar në Instagram, raporton Media News

Dua ka publikuar një imazh nga momenti kur është dekoruar dhe ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Fotografisë së publikuar, këngëtarja i shkroi edhe një mbishkrim teksa nuk hezitoi të bën thirrje ndaj ndërkombëtarëve për të rinjtë e Kosovës, të cilët sipas saj, meritojnë liberalizimin e vizave.

“Dje pasdite mu dha titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga zonja Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë shenjën tonë dhe të bëjë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar me të mëdha. Faleminderit”, ka shkruar Lipa.

Familja Avdia do të kërkojë drejtësi në Britani, e afërmja e tyre: Policia ka fshehur detaje të rënda

Pak ditë më parë, në plazhin e Potamit, polici Arjan Tase vrau 7-vjeçaren Jonada Avdia e cila ishte duke u larë në det bashkë me babain e saj. Ilirjana Kuçana, e afërme e familjes Avdia gjatë një interviste për mediat ka deklaruar se policia ka fshehur detaje shumë të rënda nga tragjedia. Sipas saj, familja Avdia do t’i drejtohet ambasadës britanike për të depozituar provat, në mënyrë që Britania të vendosë drejtësi për shtetasit e vet, duke qenë se e mitura kishte nënshtetësi angleze.

Ngjarja është shumë e rëndë. Nuk i ka mjaftuar përplasja një herë, por është kthyer dhe ka xhiruar helikat e skafit. Një veprim i tillë vetëm në efektin e lëndëve narkotike mund të ndodhë. Kam shumë informacione, por s’mund të flas, pasi ja kemi lënë drejtësisë. Akuza e ngritur nga policia e shtetit është e turpshme.

Më tej ajo shtoi se në prokurori do të depozitohen edhe foto e video të tjera nga ngjarja e rëndë, pasi në vendngjarje ka patur shumë dëshmitarë.

Autobusi me turistë nga Stambolli aksidentohet në Bullgari: Katër të vdekur dhe tetë të plagosur

Autobusi me turistë nga Stambolli aksidentohet në Bullgari: Katër të vdekur dhe tetë të plagosur

Katër persona kanë humbur jetën dhe tetë janë lënduar në një aksident rrugor në rrugën Veliko Tërnovo-Ruse, Bullgari mbrëmë. Mediat raportojnë se një autobus me targa rumune, i drejtuar nga një shofer turk, u përplas me një makinë të parkuar buzë rrugës dhe më pas në një pemë aty pranë.

Raed Arafat: Cinci români răniţi în accidentul din Bulgaria vor fi  transportaţi, cu elicoptere, la Spitalul Floreasca | Cuget Liber

Në makinë nuk kishte njerëz dhe viktimat dhe të plagosurit ishin mes 26 pasagjerëve në autobus të cilët po ktheheshin nga një vizitë turistike në Stamboll. Pasagjerët e plagosur janë dërguar në spitalin e Veliko Tërnovo.Të dy drejtuesit e mjeteve rezultuan negativ për alkool dhe drogë. Shkaqet e rrëzimit janë duke u zbardhur. Inspektimi fillestar i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Rrugore ka evidentuar mangësi në infrastrukturën e vendit të aksidentit dhe objekte të pasigurta buzë rrugës.

Zhduket një tetëvjeçar në pishinën e Gërmisë

Zhduket një tetëvjeçar në pishinën e Gërmisë

Një grua ka raportuar në polici, se perderisa ishte në pishinën e Gërmisë, djali i saj tetëvjeçar është zhdukur.

Rasti ka ndodhur më 4 gusht, transmetojnë mediat

“Rr. Shpëtim Rrobaj, Prishtinë 04.08.2022 – 16:00. Një femër kosovare, ka raportuar se përderisa ishte në pishinën e Gërmisë me djalin e sajë 8 vjeçar, ai është larguar dhe nuk është kthyer më dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij”, ”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”.

SHBA shpall gjendje emergjente shëndetësore, shkak lija e majmunit

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden shpalli gjendjen emergjente shëndetësore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me linë e majmunit.

“Dua t’iu njoftoj se sot kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme të shëndetit publik. Ne jemi të përgatitur të çojmë përgjigjen tonë në nivelin tjetër në adresimin e këtij virusi. Ne i bëjmë thirrje çdo amerikani të marrë seriozisht linë e majmunëve dhe të marrë përgjegjësinë dhe të na ndihmojë të trajtojmë këtë virus”, tha sekretari i Departamentit amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Xavier Becerra.

SHBA-ja ka raportuar më shumë se 6,000 raste të virusit, të cilat shkaktojnë ethe, dhimbje dhe gunga ose plagë në trup.

Ai përhapet përmes kontaktit lëkurë me lëkurë, dhe demografia kryesore e prekur deri më tani kanë qenë meshkujt homoseksualë dhe biseksualë.

Zyrtarët amerikanë kanë qenë nën vëzhgim për një përgjigje të ngadaltë ndaj shpërthimit në rritje, veçanërisht për shkak se vaksinat për virusin tashmë ekzistojnë.

Protesta për vdekjen e Jonadës, flasin familjarët: Dhimbja është e madhe!

Ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët, që prej orës 19:00 para Ministrisë së Brendshme ka nisur protesta e qytetarëve pas vdekjes së 7-vjeçares Jonada Avdiu në plazh nga Arjan Tase. Qytetarët kërkojnë që drejtësia të vihet në vend jo vetëm për Jonadën por edhe fëmijët e tjerë që tani kanë frikë të shkojnë në plazh.

Mes qytetarëve që po protestojnë është edhe Ilirjana Kucana, vajza e dajës së babait të Jonada Avdisë. Kucana në fjalën e saj para mediave tha se dhimbja e Bledit dhe Ermirës(prindërit e Jonadës) është tepër e madhe dhe e rëndë. Ajo tha se në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë Jonada ka qenë në breg duke u larë me babain e saj dhe të dy kanë qenë të kapur dorë për dore.

Nuk është e thjeshtë për mua të flas. Ajo që ka ndodhur në familjen tonë është shumë e rëndë. Nuk kam komente për atë çfarë ndjen Bledi dhe Ermira. Dhimbja e tyre peshon aq rëndë sa nuk mund tua shpjegoj dot. Nuk mund tua shpjegoj se si është Bledi sot, gjyshe Nazmia, gjysh Ismeti, hallat që kanë parë skenën. Unë dua që të mos bëjnë politikë për këtë çështje. Unë që kur kam takuar Bledin dhe Ermirën jam çuar 3-4 herë për të parë vajzën. Të gjithë prindërit ndjenë frikë për fëmijët e tyre.
Bledi e ka pasur kapur prej dore vajzën. Kanë qenë duke notuar në breg të detit së bashku. Skafi ka ardhur e ka goditur njëherë, më pas e ka xhiruar dhe trupin e vajzës e ka grirë përmes helikave. Kam vetëm trishtim për atë që i ka ndodhur djalit të dajës tim. Sot kamë dal për Jonadën, për Dean. Kam dalë që ajo që i ka ndodhur Jonadës të mos i ndodh askujt në botë. Ne gjatë ditës kemi parë raste kur skafet kanë përplasur njerëz dhe nuk janë marrë masa, por kur ndodh nga oficer të policixsë situata është më e dhimbshme. Dhimbja na ka kapluar por nuk na ka rrëzuar. Ermira dhe Bledi kanë kaluar shumë peripeci dhe sërish janë duke kaluar peripeci. Ka ikur 17 vjeç nga Shqipëria, me punë dhe dashuri ka krijuar një familje model dhe atdhedashuria e bënte të kthehej në Shqipëri.

Fëmija 5-vjeçar goditet për vdekje nga vetura në Mitrovicë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur para disa orësh në rrugën “Shaban Polluzha”, në Mitrovicë, ku një 5-vjeçar është goditur për vdekje, raporton Media News

Fëmija ka qenë më biçikletë në momentin kur vetura e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend. Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Mitrovicë.

“Rreth orës 19:00 është raportuar se në rrugën ” Shaban Polluzha” Në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë dhe një biciklist . Si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara  ka humbur jetën viktima-biciklisti  i moshes  pesë (5) vjeçare.”

Design a site like this with WordPress.com
Get started