Gledis Nano pezullon nënkomisaren e Elbasanit, Policia: Ndoqëm me keqardhje reagim e saj aspak etik, ajo nuk na përfaqëson ne!

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar pezullimin nga detyra të nënkomisares së Elbasanit Anisa Kostani, e cila dje bëri një reagim fyes për të gjithë punonjësit e medias, duke i quajtur ata “të degjeneruar” dhe madje kërcënoi se do “përfundojnë nën rrotat e makinave”.

“Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan”, thueht në reagim.

Për këtë, drejtori Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores

“Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun”, vijon reagimi.

Reagim i plotë i Policisë së Shtetit për rastin

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.

Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën.

Policia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Policisë së Shtetit.

Deklaratë – Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

AMP njofton mediat se ka nisur hetimin e thelluar administrativ në lidhje me komentet në rrjete sociale mbi punën e gazetarëve mbi raportimin e ngjarjeve kriminale të bëra nga punonjësja e policisë A. K., me gradën Nënkomisar dhe me detyrë Specialiste në Seksionin kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

Lajmi i fundit: Gjendet i vrarë Ervis Martinaj???

Trupi i Ervis Martinajt është parë i ndarë në 6 pjesë. Kështu raporton media A.Post në një shkrim të tyrin ekskluziv. Sipas kësaj mediaje Martinaj është parë i vrarë së bashku me një mikun e tij.

Ai është nxjerrë në pritë nga një mik i afërt, i cili e ka çuar atë në duart e grupit rival.

Sipas kësaj mediaje, Martinaj fshihej në “kështjellën” e tij në Fushë-Kuqe dhe njihej si vendi më i sigurt për familjen Martinaj. Vendi ku ka ndodhur vrasja është në afërsi të Vorës.

Policia ende nuk ka konfirmuar vrasjen e të shumëkërkuarit dhe një nga kokat e grupit kriminal, por ajo që dihet është se Martinaj është shpallur i zhdukur që në 11 gusht. Alarmi për zhdukjen e tij erdhi nga Dubai, nga një mik i 40-vjeçarit, i cili nuk po mundte të lidhej me Ervisin.

Kujtojmë se Ervis Martinaj mori një goditje të madhë pak javë më parë. Atij iu vra kushëriri i parë, vetëm 23 vjeç, Brilant Martinaj dhe pritej që pas kësaj ngjarje kriminale, gjërat të ndryshonin.

Zhduket një vajzë e mitur në Gjilan

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk është kthyer në shtëpi ndërkohë nuk dihet vendndodhja e saj.Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në rrugën “Kumanova”, në Gjilan.

Në raport bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, viktima femër kosovare, ka dalë nga shtëpia (me shoqet e saj) dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Komuna e Gjilanit konfiskon tavolina dhe karrige

Inspeksioni komunal ka konfiskuar disa karrige dhe tavolinave të vendosura para kafeneve në shesh dhe në një pjesë tjetër të qytetit.

Inspektorët komunalë këtë e arsyetojnë se pronarët kanë shkelur vijën kufitare që lejon shfrytëzimin e hapësirës, duke vendosur tavolina shtesë.

Komuna paralajmëron që nëse pronarët nuk i respektojnë rregullat, atëherë do të përballen me gjoba dhe konfiskimin e sendeve të vendosura në hapësira publike pa leje nga Drejtoria përkatëse.

Einxhel Shkira më në fund e konfirmon shtatëzaninë!

Pas aludimeve të shumta nga fansa të çiftit për një shtatëzani të mundshme tē Einxhel, kjo e fundit vendosi ti mohojë duke u shprehur e indinjuar në rrjetet e saj sociale dhe duke theksuar se nese do të ndodhë diçka e tillë do të jetë pikërisht ajo vetë qe do ja u japë lajmin e bukur gjithë dashamirësve. Por ja momenti i shumëpritur erdhi. Përmes një posti në instagram shoqëruar dhe me një video fantastike Einxhel Shkira së bashku me dj Dagz sapo konfirmuan se do të bëhen prindër për herë të parë! Ja çfarë ka shkruar bukuroshja në llogarinë e saj në instagram . Stafi i Media News i uron Einxhel shtatzani të mbarë.

I thash më gjuaj çika ime”, Vali Corleone flet për herë të parë pas plagosjes, tregon si ndodhi ngjarja

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes, u plagos Prince Valentino Corleone në shtëpinë e tij në Gjilan

Lidhur me këtë rast është arrestuar një vajzë 22-vjeçare (A.S) e cila dyshohet se e ka plagosur Valin.

Ditën e sotme Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurës.

Ndërsa në një prononcim për Express, Vali Corleone e ka konfirmuar rastin duke treguar se si ka ndodhur ngjarja.

“Po jam i plagosur nga vajza që e kam rritur vet dhe që e kam si qik e imja, dhe e kam si qik timen absolutely. Më ka gjuajtur me pistolet me plumb në këmbën e djathte sepse kemi qenë duke lozur në lojë të Casinos që quhet Barbut dhe kush humb në lojë do e han një plumb në këmbë… Dhe në këtë lojë me bast me vdekje ndoshta dhe pastaj humba unë dhe I thash çikës me gjuaj tani! Ajo më tha jo babi nuk mundem, unë i thash më gjuaj se jam King, kemi luajtur me bast kështu dhe do zbatohet po nëse nuk më gjuan atëherë do të gjuaj unë ty për shkaqe që nuk zbaton rregullat e bastit të lojës, më kuptove çika ime e vogël jam babi yt, kingu më gjuaj shpejt fire. Dhe çika duke i ra lotët më gjuajti në këmbë plumb 9 mm dhe pastaj kam pas shumë gjakderdhje por faleminderit doktorave professional me shumë shpejtësi ma shpëtuan jetën sepse isha duke vdekur nga gjakderdhja”, tha Vali.

Po ashtu, ai njoftoi se tani është në shtëpinë e tij duke u shËruar nga plagët dhe se është liruar nga spitali.

“Tani jam në shtëpi duke u shëruar, kam dal nga spitali I Gjilanit ose i Italisë t’vogël!!”, tha Vali.

I caktohet masa e paraburgimit vajzës e cila e plagosi Vali Corleonen

Lajme

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit A. S.

Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura në ambient familjar, në prezencë edhe personave të tjerë ka tentuar të privoj nga jeta tani të dëmtuarin P. C., në atë mënyrë që derisa kanë qenë duke ndenjur në dhomën e ndejës, ka shkrepë me armë zjarri – pistoletë duke goditur të dëmtuarin në këmbën e djathtë të këmbës, me ç’rast i shkakton dëmtime trupore dhe i njëjti detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit.

Me këto veprime e pandehura dyshohet se ka kryer veprat penale, vrasje në tentative dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurës, ngase masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

ISEA ÇILI fitoi vendin e dytë në FESTIVALIN IFLC COLORS OF THE WORLD

Shqipëria mori pjesë në Junior Eurovision Song Contest 2019 me këngën "Mikja ime fëmijë" shkruar nga Saimir Çili dhe Jorgo Papingji. Kënga është realizuar nga Isea Çili. Isea Çili së fundmi fitoi vendin e dytë në festivalin prestigjioz IFLC (International of Language and Culture) Colours of the World duke performuar në turqisht dhe duke përfaqësuar Shqipërinë.


Isea performoi këngën Can Kırıkları (Zemra të Thyera). Ajo shfaqi vokalin e saj të guximshëm dhe të fortë me performancën e saj të fuqishme.

Isea është vajza e dy artistave të njohur shqiptarë Sajmir Çili dhe Suela Kalaja. Stafi i Media News i uron shumë suksese Iseas!

https://youtu.be/mGJJ05aGU0Y

Protesta për Jonadën, rrjeti mbushet me fotot e Bora Zemanit!

Pak ditë më parë Jonada 7 vjeçare humbi jetën si pasoje e pakujdesisë të policit që lundronte me skaf në bregun e Potamit. Që prej asaj dite nuk janë ndalur protestat në kryeqytet ku kanë marrë pjesë shumë njerëz. Mes tyre edhe personazhe publikë.

Por ajo ç’ka ka bërë përshtypje është fakti se ndonse personazhet bënë protestë të madhe në rrjet, në shesh kanë dalë vetëm Fjoralba Ponari dhe Bora Zemani. Ndonse fotoj e Borës në protestë po bën namin në rrjet ku ajo shoqërohet edhe nga i biri.

Ndonse shumë njerëz protestojnë të tjerët i shoqërojnë nga ekrani telefonit edhe pse duhet te ishin atje.

25-vjeçarja në Durrës hidhet nga ballkoni, vdes në vend

Para pak minutash ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Durrës.

Një vajzë e re me iniciale I. V., 25 vjeçe i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i banesës së saj.

E ndjera ka ndërruar jetë në vend, ndërsa ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë të renë të marrë këtë vendim.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:15, në lagjen nr.1, Durrës, dyshohet se është hedhur nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasja I. V., 25 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Design a site like this with WordPress.com
Get started