Pas përfundimit të Big Brother Bora dhe Donaldi u kapën teksa bënin shopping së bashku në Itali. Ndonse dyshja u përpoq ta mbante diskret rikthimin e tyre, tani duket se jo më.
Teksa kanë qenë në Sunny Hill, Semi ka vendosur të thyejë heshtjen. Ajo ka publikuar pak më parë një foto me Donaldin dhe Borën ku përbri shkruan: Shokë përgjithmonë.
E mesa duket Donaldi sapo u pajtua me Borën rregulloi edhe relatat me Semin. Hajd urime!
Festivali i Këngës në RTSH, nisin aplikimet për edicionin e 61-të Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për t’u bërë pjesëmarrës në
FESTIVALIN E 61-TË TË KËNGËS NË RTSH.
Për të marrë pjesë në përzgjedhje, kërkohet:
Versioni final i kënduar i këngës (jo më shumë se 4 minuta i gjatë);
Versioni final i instrumentales, me dhe pa zërat shoqërues;
Teksti i plotë i këngës;
Emrat e autorëve të këngës, poeti dhe kompozitori;
Foto artistike, biografi e këngëtarit apo grupit, përfshirë aktivitete, çmime e veçanti të tjera;
Mungesa e njërës prej kërkesave, mund t’ju bëjë të pavlefshëm për përzgjedhjen!
Mënyra e aplikimit është duke dorëzuar dosjen pranë Zyrës së Protokollit të Radio Televizionit Shqiptar ose duke i dërguar në postën elektronike, në adresën e dedikuar të Festivalit: festival@rtsh.al
Për detaje të aplikimit, ju vjen në ndihmë rregullorja ekzistuese e Festivalit, ku do të gjeni gjithë specifikimet e duhura mbi materialet tuaja konkuruese.
Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka dorëzuar më 12 gusht në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) një propozim për tarifa të reja të energjisë elektrike, i cili do të shtrenjtonte rrymën deri në 88 për qind për amvisëritë dhe deri në 70 për qind për bizneset. Vendimi i ZRRE-së pritet brenda 20 ditësh pune.
Sipas një infografike të publikuar nga REL, tarifa e ulët për ata që shpenzojnë nën 800 kilovat në orë, nga 2.89 centë është propozuar të bëhet 5 e 43, ndërsa e larta për këta konsumatorë nga 6.75 në 12.86.
Për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat, është propozuar që tarifa e ulët të bëhet nga 5.90 në 11.09, derisa e larta nga 12.52 në 23.53.
Për konsumatorët komeracial nga 4.96 në 8.43 tarifa e ulët, derisa e larta nga 6.69 në 11.37.
Ndërkohë, për ndriçimin publik, tarifa e ulët është propozuar të bëhet nga 9.24 në 17.71, derisa e larta nga 9.24 në 15.71.
Për herë të parë në histori të klubit të FC Ferizaj, do ta kemi edhe ekipën e vajzave U17, e që do ta fillojnë edicionin e garave të rregullta nga 3 shtatori.
FC Ferizaj tash e disa muaj ka filluar me ristrukturimin e grupmoshave të reja, duke i dhënë rëndësi të madhe shkollës së futbollit sepse ne besojmë në talentin e të rinjëve dhe kategoritë e reja i shohim si burim të suksesit.
Pashmangshëm ishte e rrugës edhe ekipa e vajzave, që në këtë edicion të garave do ta kenë rastin të dëshmojnë aftësitë e tyre ku secila nga vajzat ta ndjekë pasionin, dëshirën dhe ëndrrën për të kapur majat.
Ndeshja e parë e ekipës së vajzave në grupin A, do të jetë në udhëtim kundër ekipës së Intelektualeve.
Kampion Florian Marku ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në ceremoninë e dhënies së titullit “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, ku tregoi një detaj aspak të mirë që ka lënë gjurmë te ai.
Ai tha se para disa vitesh kishte rënë pre e një mashtrimi për të ikur dhe për të nisur karrierën në Angli.
“Më thanë, më ftuan në Angli, eja se do i kesh të gjitha gati. Shtëpi, makinë, dhe palestër. Kur arrita në Angli, çdo gjë ishte mashtrim. Shkova e takova promotorë, por askush nuk besonte. Më pas gjeta dikë, dhe ia mbusha mendjen. Aty u mblodhën 2 mijë veta. Pati sukses. Kudo ku jam ndeshur, e kanë mbushur shqiptarët plot ambientet. Asgjë nuk është fat në jetë, do shumë punë dhe sakrifica. Askush nuk është rastësisht aty, duhet shumë mund. O e meritoj unë, o se meriton askush. Ju s’e dini se çka kam arritur. Dashuria e madhe që kam për sportin, më ka bërë të jem këtu ku jam. I them të gjithë të rinjve që duan një sport, kurrë mos u dorëzoni. Me ndihmën e kryeministrit dhe kryebashkiakut, do hapim palestra në të gjithë vendin me mbiemrin Marku.”, tha ai.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët.
Këtë sapo e bëri të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
“Sipas Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, Serbia ra dakord të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe”, ka shkruar Borrell në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
“Serbët e Kosovës, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë, do të mund të udhëtojnë lirshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke përdorur letërnjoftimet e tyre. BE-ja sapo mori garanci nga kryeministri Kurti për këtë”, shtoi ai.
“Kjo është një zgjidhje evropiane. Ne i përgëzojmë të dy liderët për këtë vendim dhe udhëheqjen e tyre”, përfundoi Borrell.
Melisa Raouf solli një revolucion të vogël brenda konkursit të bukurisë “Miss Anglia”. Është hera e parë në 94 vjet histori, që një konkurrente vendos të marrë pjesë pa grim.
“Njerëzit duhet t’i duan të metat dhe papërsosmëritë e tyre,” tha 20-vjeçarja për ‘Independent’.
“Për mua është shumë e rëndësishme sepse kam përshtypjen se shumë vajza, të moshave të ndryshme, grimohen sepse ndihen pothuajse të detyruara ta bëjnë këtë nga presionet e jashtme. Nëse një person është i kënaqur me lëkurën e tij, ai nuk duhet të ndihet i detyruar ta mbulojë atë me grim. Dobësitë tona na bëjnë ata që jemi dhe këto e bëjnë çdo individ unik. Gjithmonë kam menduar se nuk jam mjaftueshëm e bukur dhe së fundmi kam pranuar faktin që jam e bukur ashtu siç jam dhe për këtë kam vendosur të konkurroj pa make-up. Kam besim në veten time, ndërsa kur kam grim ndihem e bllokuar. Kjo jam unë dhe nuk kam frikë t’u tregohem të tjerëve”.
Rasim Avdyli është një prej mërgimtarëve i cili po përcillet mjaft shumë në rrjete sociale.null
Mbrëmë ka qenë i ftuar në një interviste në emisionin “Era Verë” në T7, ku ai nuk hezitoi të flas për të dashurën e tij nga Gjermania, me të cilën sapo u martua.
Gruaja gjermane e cila ishte e fesë katolike u konvertua në myslimane.
Rasimi është mjaft popullor në rrjetin social “TikTok”, ku edhe aty vendosi të ndaj këtë moment të lumtur e që po përcillet “LIVE” nga më shumë se 7 mijë persona.
Katër kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Podujeva, Gjilani, Kamenica e Shtimja, kanë dalë kundër padisë së ngritur nga Asociacioni i Komunave të Kosovës ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me kontratat kolektive.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në facebook, ka thënë se Asociacioni i Komunave, iu shërben qëllimeve të caktuara politike por jo edhe arsyes dhe qëllimit të themelimit-nevojave dhe interesave të komunave dhe qytetarëve.
Shkrimi i plotë:
Në konferencën e sotme bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu u distancuam nga qëndrimet e Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Veprimet e fundit të Asociacionit të Komunave të Kosovës me padinë e ngritur ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Shëndetësisë janë edhe një hap tutje që dëshmon edhe një herë se ky Asociacion iu shërben qëllimeve të caktuara politike por jo edhe arsyes dhe qëllimit të themelimit-nevojave dhe interesave të komunave dhe qytetarëve.
Ne konsiderojmë se kjo padi nuk po bëhet në kohën e duhur dhe adresën e duhur ngase kontratat janë lidhur kohë më parë kur dy ministritë drejtoheshin nga udhëheqës të tjerë dhe si e tillë është e padrejtë dhe me tendencë ndaj qeverisë aktuale.