“Afat deri më 5 shtator”, vjen ultimatumi për Qeverinë Kurti 👇

Mosekzekutimi i plotë i pagave për punonjësit e sektorit arsimor para-universitar dhe administratës komunale, ka qenë shqetësimi kryesor i Asociacionit të Komunave të Kosovës në takimin e mbajtur të enjten pasdite.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Ekonomia Online, se përgatitjet për fillimin e ri shkollor janë bërë nga komunat e Kosovës por që shkaku i grevës kjo nuk ka ndodhur. Ai ka adresuar kritika ndaj palëve, për të cilët tha se nuk po dialogojnë në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje.

“Pas deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati sa i përket pagesës së pjesshme ndaj shërbyesve civil në nivel lokal, Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ftoi Këshillin e Kryetarëve për një takim urgjent. Takimi është mbajtur dje ku përfaqësuesit e 22 komunave të Kosovës kanë marrë pjesë, dhe në atë takim të gjithë kryetarët kanë shprehur një shqetësim të sinqertë sa i përket situatës së krijuar. Gjithë kryetarët janë deklaruar një zëri se përgatitjet sa i përket fillimit të ri shkollor kah aspekti teknik dhe në kuadër të kompetencave të komunave janë kryer dhe e kanë mirëpritur fillimin e vitit të ri shkollor, mirëpo për shkak të situatës së krijuar të grevës, 1 shtatori nuk ishte ditë feste për nxënësit që të ulën në bankat shkollore”, tha Ibrahimi.

Nga ky takim, Ibrahimi ka thënë se nivelit qendror i kanë dhënë afat deri më 5 shtator që të ekzekutohen pagat, në të kundërtën, do të ndërmarrin hapat tjerë ligjorë.

“Shqetësim ishte edhe pagesa parciale e pagave ndaj shërbyesve civil. Duhet theksuar që në nivelin lokal, pagë nuk kanë pranuar as kryetarët e Komunave, as nënkryetarët, as drejtorët komunal e as zyrtarët tjerët komunal. Pagë nuk kanë pranuar as punonjësit e Qendrave për Punës Sociale e kështu më radhë. Pra ky është një dallim që është bërë nga niveli qendror dhe ky dallim në paga po ndodh për herë të parë në Kosovën e pasluftës. Kryetarët kanë bërë thirrje që deri më 5 shtator, pagat të dalin, përndryshe kryetarët e Komunave janë zotuar që do të mbajmë edhe një takim dhe do të shohim për veprimet e mundshme ligjore”, tha ai.

“Ka presion të jashtëzakonshëm nga niveli qendror ndaj nivelit lokal sa i përket listave të grevistëve. Komunat janë në grevë, Listat e pagave për muajin gusht janë dorëzuar deri më 10 gusht, listat për muajin shtator do të dorëzohen më 10 shtator, nëse ka kush t’i dorëzojë sepse administrata është në grevë, dhe për këtë arsye kontratat janë të nënshkruara se institucioni përgjegjës për dhënien e pagës, është komuna dhe është e obliguar që deri më 5 të çdo muaji t’ia paguajë pagën punëtorit dhe nëse kjo nuk ndodh, ka mundësi që të ndërmerren hapa të tjerë ligjore. Ka pas propozime të ndryshme, mirëpo dakordimi është se cila do të jetë veprimi i Qeverisë sepse ne mendojmë se Qeveria e ka barrën kryesore për zgjidhjen e këtij problemi dhe po shpresojmë që gjatë këtyre ditëve do të ketë hapa pozitiv sa i përket zgjidhjes së këtij problemi”, tha Ibrahimi.

Ibrahimi ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të dialogojë me palët e përfshira në këtë rast.

“Është obligim i kryeministrit të fillojë dialog, nëse ministrat e kësaj Qeverie nuk janë të denjë t’i zgjidhin këto probleme dhe me arrogancën e tyre, e “qojnë ujin në mulli të turbullt”, atëherë kryeministri duhet të reagojë sepse e ka e obligim institucional që ta mbajë qetësinë publike në Kosovë”, tha ai.

Leonardo DiCaprio ndahet nga e dashura pas 4 vjetësh 👇

Leonardo DiCaprio ndahet nga e dashura pas 4 vjetësh 👇

Leonardo DiCaprio dhe Camila Morrone janë ndarë.Aktori 47 vjeçar dhe modelja 25 vjeçare i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas katër vjetësh, raporton People.

Çifti, i cili e mbajti lidhjen e tyre kryesisht private, ishte lidhur që kur u panë së bashku në Aspen, Col në janar të vitit 2018, dhe ata bënë debutimin e tyre zyrtar si çift në Oscars në 2020.

Herën e fundit që ata u panë së bashku ishte fundjava e katër korrikut, në Malibu, Kaliforni.

Më herët këtë verë, Leo pushoi nëpër Evropë me një jaht ku u pa duke u shoqëruar me një aktor tjetër fitues të Oskarit.

Camila së fundmi është parë me pushime me nënën e saj.

Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë! Bekohet me një vajzë

Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë që e ka quajtur Zoi. Moderatorja ka ndarë foton e parë me të bijën në krah, ndërsa shkruan fjalët më të ëmbla për të.

“Dreams do come true✨✨✨ Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi ❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar 懶”, ka shkruar Arbana ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat e saj. Stafi i Media News i uron vogëlushes Zoi jetë të gjatë dhe të lumtur. Urime Eduard Grishaj dhe Arbana Osmani @arbanao

Arbana bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e bebit: Vajza që aq shumë kam ëndërruar

Arbana Osmani ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një vajzë. Moderatorja e dha lajmin në rrjetet sociale pak minuta më parë, duke zbuluar emrin e bebushes, të cilën e kanë quajtur Zoi.

“Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot jetë; Mirë se vjen Zoi. Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar”, -ka shkruar Arbana përkrah fotos së parë me vogëlushen.

Kryetari Hyseni gjatë vizitës në “Thimi Mitko”: Brenda dy vitesh do të intervenojmë me investime në secilën shkollë, aty ku është e domosdoshme

Gjilan, 31 gusht 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtoreshën e Arsimit, Selvete Sylejmani, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kanë vizituar shkollën “Thimi Mitko”.

Gjatë vizitës, kryetari Hyseni e drejtoresha Sylejmani, kanë bashkëbiseduar me menaxhmentin dhe mësimdhënësit, derisa konfirmuan se brenda dy viteve do të inventevenojnë me investime në secilën shkollë, aty ku është e domosdoshme, duke shtuar se janë të interesuar që në Gjilan ta sjellin arsimin në gjendje më të mirë se që është tash.

“Në këtë bashkëbisedim, po ua konfirmoj se bashkë me drejtoreshën e Arsimit kemi vendosur që maksimalisht brenda dy viteve në secilën shkollë në komunën tonë të intervenojmë aty ku është e domosdoshme. Në shumicën e shkollave ka probleme me nyjet sanitare, me toaletet, dyshemeja, dërrasat e zeza, tavolinat e karriget, e këto janë nevoja minimale për zhvillimin e mësimit në kushte normale. Në 4-5 shkolla kemi bërë intervenime pak më të mëdha, ndërkohë që ka shumë shkolla janë bërë intervenime të tjera të domosdoshme”, ka thënë kryetari Hyseni.

Drejtoresha e DKA-së, Selvete Sylejmani, ka thënë se me të gjitha mundësitë buxhetore kanë intervenuar me investime sipas kërkesave të shkollave, për të shtuar se me investime do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, drejtoresha e shkollës së mesme të ulët “Thimi Mitko”, Sevdije Sadiku, e ka falënderuar kryetarin Hyseni dhe drejtoreshën Sylejmani për vizitën dhe mbështetjen e ofruar me investime aty, për të krijuar kushte më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Përndryshe, gjatë ditës, Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Islamic Relief Kosova kanë shpërndarë çanta e pajisje shkollore për 320 fëmijë të familjeve me asistencë sociale.

Ashpërsohen reduktimet deri në 3 orë, nga KEDS-i thonë se ka konsum të madh

Reduktimet me energji elektrike po raportohet se janë ashpërsuar dukshëm. Shumë qytetarë kanë deklaruar se në kryeqytet dhe qytetet e tjera të vendit sot, gjatë ditës, ka pasur reduktime deri tri herë në ditë, madje edhe tre-orëshe.

Kjo është konfirmuar edhe nga aplikacioni digjital “EKesco” [në të cilin jepen njoftimet për reduktime] ku rezulton se ka pasur njoftime për reduktime treorëshe dhe deri në tri herë në ditë.

Por, një gjë të tillë nuk e pranojnë në KEDS, që është përgjegjës për distribuimin me energji elektrike.

Margarita Rashiti, zëdhënëse në këtë kompani, ka thënë se reduktimet vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë edhe më herët – nga dy orë në ditë.

“Nuk kisha me thënë që reduktimet janë tri herë në ditë, por për shkak të konsumit të madh jemi të detyruar të bëjmë diçka. Reduktimet po vazhdojnë të jenë ashtu siç kanë qenë me nga dy orë”, ka thënë ajo në Klan Kosova.

Shqipëtarët i mori lumi

Ngjarjet e ditëve të fundit më bënë që të humbas gjumin dhe bashkë me gjumin edhe mëndjen dhe shpirtin. Njeriu dhe sidomos njërëzit e penës kanë nevojë ti zbrazin në letër ato që nuk ja mban shpirti. Ashtu ndodhi dhe me mua…. Nisa të shkruaj ato që nuk mi mban shpirti, por për çfarë të shkruaj më parë dhe për kë??????  Të flas për djalin që vret babanë, për vëllanë që vret vëllanë dhe së bashku me vëllanë edhe kunatën apo për pesë pedofila që përdhunojnë një fëmijë…Shqiptarët i ka marrë lumi.. Sa dua të them që po ky vënd do bëhet dhe do kemi një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt për vete dhe pasardhësit tanë por fatkeqësisht çdo ditë po shohim, po lexojmë veprime nga më monstruozet, më të dhimbshmet që na bëjnë të kuptojmë që kanë humbur ndjenjat njërëzore. Qemal Muhametaj është vrarë mbrëmjen e 25 gushtit 2022 nga i biri Mariglen Muhametaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ndërsa pas aktit të rëndë 37-vjeçari u arratis për tu kapur disa orë më vonë. A është normal një fëmijë që ngre dorën ndaj prindit dhe aq me keq akoma që ja merr jetën?!!! Jo dhe jo . Babai që ai vrau është lodhur për vite të tëra duke derdhur djerse, duke punuar dhe duke ushqyer një gjarpër që do ti merrte jetën! Alban Muskurti, 44-vjeç dhe Nora Muskurti, 33 vjeçe mbetën të vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Ata u qëlluan për vdekje nga vëllai i viktimës Arsen (Hamza) Muskurti, 38 vjeç.

Nga të dhënat e deritanishme, dyshohet se shkak për këtë ngjarje tragjike është bërë një konflikt mes palëve. Çifti kanë lënë pas vetes tre fëmijë të cilët për faj të atij që kanë thirur “xhaxha” do të quhen jetimë…
E shokuar dhe e tronditur deri në damarin e fundit për ngjarjen e ndodhur dje në Prishtinë,  ku vogëlushja 11- vjeçare përdhunohet nga pesë PEDOFILA, MANJAKË, KAFSHË… Ju bëj thirje organeve të larta të drejtësisë të japin dënimin më maksimal të mundshëm në përputhje me ligjet e kushtetutës së Kosoves! Akoma me e nervozuar jam me komentet që po bëhen nëpër portale të ndryshme pas publikimit të lajmit, komente të tipit ” qikat e sodit po provokojnë me veshje ekstravagante” , ” E ka fajin nana që e lë qiken me dal vet” , ” E ka lyp vetë” etj etj që për mendimin tim edhe te këta tipa që bejnë komente te tilla fshihet nje lloj perversiteti. Më falni me çfarë mund të provokojë një vajzë 11 vjeçare dhe çfarë duhet të veshi një fëmijë?????  Më falni çfarë faji ka nëna që e lejon vajzën të shijojë femijërine dhe të luajë me shoqet????? Absurditet, kafshëri….. Çfarë do të thotë  ka lyp vetë??????? Çfarë mund të lypi një fëmijë përveç lodrave???? Është thjesht një fëmijë që ja pretë ëndrrat, që e latë me trauma gjithë jetën, jo vetëm vajzën por të gjithë ne që ndjemë dhimbje.. Ti mbrojmë vajzat tona, gratë ,fëmijët tanë nga monstrat që shëtiten lirshëm pranë nesh  Stop kafshërisë, Stop dhunës , stop përdhunimeve dhe veprimeve çnjërëzore.
Shoqëri e shfrenuar, dhunues të llojit të kafshëve të egra, fëmijë e të rritur të rrezikuar. Këto janë problemet e vërteta ato që dhëmbin dhe lënë shënja. Të mbjellim dashuri të njëri – tjetri që tja u transmetojmë brezave pasardhës, që të kemi një shoqëri të shëndoshë me breza të shëndetshëm. Ta ngremë zërin sot që mos të qajmë prapë nesër se ndryshe shqipëtarët i mori lumi !

Fehmi Hoti merr në duar ‘timonin’ e Policisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra e drejtorit të Policisë, Samedin Mehmetin dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale. Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka thënë ministri.

Me këtë rast Sveçla ka falënderuar Mehmetin për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uron suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës.

Dhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, jep dorëheqje drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ⬇️ lexo lajmin e plotë

Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur të martën ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

Dorëheqja e Mehmetit vjen pas rastit të rëndë që ndodhi në Prishtinë, ku një vajzë 11-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga pesë persona.

“Sot gjatë ditës kam pranuar kërkesën për dorëheqje nga z. Samedin Mehmeti, Drejtor i Policisë së Kosovës. Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

Ai tutje ka bërë të ditur se ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës është caktuar Fehmi Hoti.

“Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës. Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”.

Ndryshe, për dhunimin e 11 vjeçares në Prishtinë janë arrestuar pesë persona, katër dy ditët e kaluara dhe njëri sot.

Në një park të kryeqytetit një vajzë e re 11-vjeçare përderisa ishte duke ecur ishte ndaluar e pastaj dhunuar seksualisht nga disa persona.

Kështu përshkruhet në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar KALLXO.com. Ngjarja e rëndë pretendohet të ketë ndodhur pasi tre persona e kishin ndalur 11-vjeçaren e cila ishte duke ecur.

Të tre personat ishin afruar tek e mitura dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës.

Dosja e organit ndjekës tregon se të dyshuarit ia kishin hequr të miturës rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur, në dosje përshkruhet se njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht.

Sipas përshkrimit të prokurorisë dhunimi kishte vazhduar dhe ai i cili ia mbante duart, pastaj kishte filluar ta dhunojë seksualisht.

Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër.

Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bari. Aty përshkruhet se viktima ishte dhunuar sërish.

KOMUNIKATË PËR MEDIA (shtesë)

Personi i pestë i cili ishte identifikuar nga Policia tani është duke u intervistuar në stacion policorë

Prishtinë, më 30 gusht 2022

Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke u intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin, i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.


KOMUNIKATË PËR MEDIA

Arrestohen katër (4) persona të dyshuar për rastin “dhunim”,
identifikohet edhe i dyshuari i (5) pestë, policia në kërkim të tij

Prishtinë, më 29 gusht 2022

Lidhur me rastin e “dhunimit” të raportuar dje në Prishtinë, hetues nga drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë reagimit të shpejt dhe arrestimit të dy (2) personave të dyshuar, në vazhdimësi ka punuar me intensitet të lartë në identifikimin edhe të personave tjerë, hetimin dhe sqarimin e rrethanave të plota të këtij rasti.

Pas hetimeve intensive të kryera nga hetuesit rajonal kompetentë, sot më 29.08.2022 janë arrestuar edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar, përderisa është identifikuar edhe personi i pestë (5) i dyshuar për përfshirje në rastin “dhunim”.

Pra, lidhur me rastin e “ dhunimit” policia deri në këtë fazë ka arrestuar gjithsej katër (4) persona, personi i pestë (5) është identifikuar, është kërkuar në shtëpinë e tij, nuk është gjet në shtëpi dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor.

Polica e Kosovës është e përkushtuar në trajtimin e rastit të lartcekur në mënyrë sa më profesionale dhe kryerësit e këtij akti të sillen para organeve të drejtësisë.

Design a site like this with WordPress.com
Get started