25 janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.492 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.754.334 doza të vaksinës. Deri më sot 802.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 16.991 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 11.144 testime, 2.707 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 556 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726. Në total numri i rasteve aktive është 21.668.
Kreu i FSHF Armand Duka ka reaguar në një deklaratë për mediat pas shpërthimit të tritolit në derën e jashtme të shtëpisë së tij.
Duka tha se brenda banesës së tij kanë qenë bashkëshortja dhe i biri, por fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. Ai theksoi se kamerat e sigurisë së banesës kanë fiksuar një njeri me kapuç që vendos lëndën plasës te dera.
“Nuk kam mundësi të bëj deklaratë tani. E ka dëgjuar gjithë Durrësi që më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë. Në shtëpi kanë qenë familja, gruaja, djali. Fatmirësisht nuk kanë mbetur të lënduar. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë, porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë një njeri me kapuç që afrohet te porta dhe vë dinamitin te mekanizmi ku hapet dhe mbyllet porta”, tha Duka.
Një lloj i ri i variantit COVID-19, i quajtur “Motra e Omicronit” është caktuar si një variant nën hetim nga shefat e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar.
Fillimisht u shfaq në fillim të dhjetorit, jo shumë kohë pasi Omicron filloi të përhapet në të gjithë botën.
Nënlinja e këtij varianti njihet si BA.2, me shumicën e rasteve të Omicron nga varianti origjinal BA.1, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Ky variant ka mutacione të njëjta si të Omicronit, por normat aktuale të rasteve janë shumë të ulëta.
Një varg studimesh pozitive tregojnë se Omicroni është më i butë se variantet e reja, por tek ky variant vaksina po konsiderohet të jetë më efektive.
Ekspertët thanë se ky variant nuk po duket shumë shqetësues, pra nuk ka ndonjë provë ende se mund të jetë i rëndë.
Një shpërthim me tritol është regjistruar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Kreut të Federatës Shqiptaret të Futbollit, Armand Duka. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, në Durrës, ku banon edhe Duka. Vetëm kreu i FSHF-së është nisur me urgjencë nga Tirana drejt banesës së tij.
Paraprakisht raportohet se nga shpërthimi ka dëme materiale, kryesisht në portën e jashtme të shtëpisë. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.
Duke parë ngjarjet e fundit politike në vend dhe situatën aspak të këndshme, për zgjedhjet e pjesshme , komisioni i përkohshëm i rrithemelimit, në emër të partisë demokratike kanë organizuar një mbledhje ku dhe kanë deklaruar se do të jenë pjesë e këtyre zgjedhjeve për tju dhëne shqipëtareve mundësinë për tu përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet më të mira të vëndit. Komisioni i përkohëshëm i rrithemelimit ka vendosur prej disa ditësh ,hapjen e proçesit të primareve brënda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë në garë
Në të gjitha bashkitë ku do të hapet gara, partia demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Proçesi i përzgjedhjes do të finalizohet në fund të janarit sopas parimit të primarëve. Ne përputhje me statusin e PDSH- së neni 12, 38 kandidatët mund të evidentohen me propozim nga antarësia, vetëpropozim si dhe propozim nga organet qëndrore të PDSH- së. Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik, shoqëror dhe profesional.
Kryetari i partisë demokratike dega Athinë, zotëri Alfred Fizi, në një postim në rrjetet sociale ka theksuar se : Partia demokratike është e qëndrestarëve , është e atyre që kanë kujtesë historike edhe si e tillë edhe dega e PD- se Athinë. Së fundmi z. Fizi ka falenderuar të gjithë demokratët për kontributin dhe besimin e dhëne.
Sara Berisha është padyshim një ndër personazhet më të dashur nga publiku në këtë edicion të big brother. Të shumtë janë fansat që e kanë suportuar blogeren Berisha duke i krijuar edhe surpriza shumë të bukura. Shumë fansa kanë hapur faqe të ndryshme në rrjete sociale duke e mbështetur çiftin me simpatik te këtij edicioni. Së fundmi fansat e kanë surprizuar çiftin me disa portrete të tyre gjatë qëndrimit në shtepinë më të famshme nē Shqipëri.
Duhet të theksojmë që bukuroshja durrsake Sara Berisha përveçëse është një blogere e suksesshme dhe gjithë stil dhe sharm është edhe vajza më e ëmbël e këtij edicioni. E qetë dhe tepër e edukuar Sara Berisha meriton çdo gjë të bukur që ka përfituar nga ky edicion. Suksese Sara
Oriola Marashi është padiskutim një nga modelet më të mira që ka Shqipëria, gjë për të cilën na bën shumë krenarë. Me një talent të lindur për modelim, Oriola ka pushtuar pasarelat botërore. Sharmi, eleganca, sensuliteti janë tre nga cilësitë që e veçojnë bukuroshen dhe bëjne diferencën me modelet e tjera.
Bukuroshja shqiptare Oriola Marashi këtë javë ka qenë në Lugano për të sfiluar për markën e njohur ndërkombëtare ‘GUESS’, me të cilën ka disa vite që ka lidhur kontratë të veçantë bashkëpunimi.
Videot e modeles duke sfiluar janë postuar nga faqja zyrtare e kompanisë ‘GUESS’ dhe e kolegeve te saj, modele dhe blogere të huaja që kanë me mijëra ndjekës në rrjetet sociale.
Përveçse është një nga modelet më të njohura shqiptare, Oriola është dhe nje ndër personazhet më të dashur për publikun dhe jo vetëm. Shumë emra të njohur të estradës shqiptare e cilësojnë Oriolën si një vajze me një botë shpirterore shumë të pasur dhe tepër inteligjente. I ftuar së fundi në emisionin Why Not te Roza Latit, reperi Noizy u shpreh se Oriola është një shoqe shume e mirë për ata që kanē fatin e mirë ta njohin. Reperi tha se Oriola i gjendet miqëve në cdo situatë te tyre, duke e cilësuar modelen si nje vajze ganga. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se ti urojmë suksese te metejshme. Shkëlqefsh gjithnjë Oriola Marashi!
Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun. “Ai nuk ishte një yll Hollywood-i”, thotë ekspertja amerikane e Chaplin-it, Lisa Stein Haven, “sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzistonte.” Edhe sot mund të thuash që: Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor. Ai është një legjendë.
Lindur në vitin 1989 (përafërsisht) në Londër, ai ndërroi jetë në Zvicër në vitin 1977 – gjatë jetës ai përjetoi shumë suksese në kinematografi, por edhe shumë skandale. Charles Spencer Chaplin rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood. Filmi i tij “Etja për ar”(1925) tematizon pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri.
Mustaqe të zeza, kapelja, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush. Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh “Fëmija“ (1921) “endacaku“ ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë. As sot e kësaj dite nuk ka figurë tjetër në historinë e kinematografisë, që të jetë kaq e pranishme sa Charlie Chaplin. Qoftë në reklama, në qendra tregtare, në pllakata, në fotografi apo në internet – figura e endacakut me tiparet tipike të aktorit Charlie Chaplin haset kudo dhe në çdo kohë. Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të shkuare të largët.
Charles Chaplin ka lindur në 16 prill 1889 në një zonë të varfër të Londrës. Babai i tij ishte i dhënë pas muzikës hall dhe pas alkoolit, ndërsa nëna ka qenë një këngëtare e thjeshtë. Prindërit u ndanë një vit pas lindjes së Charles. Babai kërkoi që të merrte me vete vogëlushin Charles dhe vëllain e tij Sidney, katër vjeçar. Kjo tentativë dështoi dhe fëmijët qëndruar me nënën, por problemet ekonomike i detyruan vogëlushët, që fëmijërinë e tyre ta kalonin sa në një jetimore në tjetrën. I ati vdiq kur Charlie ishte 12 vjeç, ndërsa nëna pësoi një tronditje psikike dhe u shtrua në një spital psikiatrik ku dhe vdiq në vitin 1928.Këto ngjarje nuk e penguan Charlie të trashëgonte nga nëna pasionin për këngën dhe interpretimin, dhe kështu ai arrin suksesin si një rrufe. Në moshën 25 vjeçare krijon personazhin Charlot, që për pak kohë pushtoi tërë botën, por dhe ndikoi në karrierën e tij artistike. Që në moshën 5 vjeçare, Chaplin u përball për herë të parë me publikun.
Nëna Hannah, aktore teatri, preferonte më mirë ta merrte në teatër kur interpretonte rolet e saj, sesa ta linte në shtëpi vetëm. Në atë kohë, nëna e tij punonte në teatrin e Aldershot në Londër, dhe në një lokal që ishte i frekuentuar vetëm nga ushtarët e zhurmshëm. Për fat të keq, Hannah vuante nga laringjiti dhe një mbrëmje, ndërsa ishte duke kënduar, papritur i zhduket zëri. Ushtarët filluan të hidhnin drejt saj objekte të ndryshme, duke i bërtitur asaj që të ikte. Hannah, tepër konfuze dhe tepër e nervozuar, largohet me lot në sy, ajo ishte hera e fundit që ajo u shfaq në skenë. Drejtori i teatrit, nuk u mendua shumë, mori vogëlushin Charlie për dore dhe e shoqëroi në skenë.
Fëmija tepër i emocionuar fillon të këndojë një këngë popullore, të titulluar “Jack Jones”. Publiku e pëlqeu shumë dhe e mbuloi skenën në të cilën ndodhej ai plot me monedha. Charlie, para se të largohej nga skena, do t’u tregonte të gjithëve sesa para kishte mbledhur dhe kështu veproi. Midis së qeshurave të njerëzve, filloi kështu dalëngadalë karriera artistike e Charlie Chaplin në një teatër të humbur të Londrës. Hannah, pasi kishte braktisur teatrin, kërkonte të ecte përpara duke bërë punë të ndryshme me një makinë gatimi, dhe të rriste e vetme dy vogëlushët e saj Charles dhe Sydney që nuk ishte gjë e lehtë (baballarët e dy fëmijëve, e kishin braktisur). Sikur të mos mjaftonte kjo gjë, Hannah vuante nga një çekuilibër mendor dhe shtrimet në klinikat psikiatrike bëheshin gjithnjë e më të shpeshta. Derisa u largua përgjithmonë nga kjo jetë, Charlie dhe vëllai jetuan për një kohë të gjatë në jetimoren e vendit, ku vuanin braktisjen dhe vetminë.
Më vonë, kur Chaplin u bë i pasur dhe i famshëm, disa e përshkruanin si një person tepër të trishtuar dhe të dëshpëruar. Në lidhje me këto komente, Charlie reagon në autobiografinë e tij: “Duhet ende të njoh një të varfër, që të ketë nostalgji për varfërinë…ose që të shoh lirinë. Unë nuk gjej asnjë lidhje tek pasuria, përkundrazi ndjehem tepër i lirë…”. I njohur për interpretim që në fëmijëri, Charlie ndjente se ishte i prirur për aktrim. Në autobiografinë e tij shkruan: “Kam provuar profesione të ndryshme…por gjatë kësaj periudhe kurrë nuk e kam humbur dëshirën për t’u bërë aktor “. Charlie u përpoq të mbante gjithnjë të gjallë këtë siguri që kishte në vetvete dhe që më pas i dha shumë mundësi për të ecur përpara. Nëna që ai e adhuronte aq shumë, ka pasur një rol tepër domethënës në formimin artistik të tij.
Kujtonte se shpesh Hannah ulej me fëmijët e saj pranë dritares, duke shprehur komentet për njerëzit që kalonin. Ishte pikërisht kjo ndjeshmëri që e ndihmoi Charlie të arrinte të bënte për vete fansat e tij. Sekreti qëndronte në ndjenjat, që ishin të bashkuara me arsyen dhe besimin në vetvete: “Nuk besoj se mund të mësosh duke interpretuar. Kam parë persona inteligjent që kanë dështuar, si dhe individë të thjeshtë që kanë arritur rezultate të mirë. Për të interpretuar thelbësorja është ndjenja. Kur intelekti dhe ndjenja janë në të njëjtin ekuilibër, atëherë kemi të bëjmë me aktorin superlativ. Karakteristika thelbësore e aktorit të madh, është se duhet të pëlqehet kur interpreton. Duhet të ketë besim tek aftësitë e veta”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media së bashku me ministren e Ekonomisë, lidhur me gjendjen energjetike në vend dhe paralajmërimin për rritjen e çmimit të rrymës nga ZRrE, raporton Gazeta Sinjali.
Ndonëse tha se është barrë e rëndë për qytetarët, Kurti fajësoi qeveritë e kaluara për gjendjen e tanishme dhe shtrenjtimin e rrymës. Sipas tij, nëse nuk do të “ishte vjedhur”, nuk do të kishte as shtrenjtim të rrymës e as rënie të blloqeve.
“Faktori tjetër është Kosova është lënë në mëshirë tregtarëve të energjisë. Politikëbërësit e kaluar nëpërmjet veprimeve të tyre, shpesh edhe heshtjes, prioritet i kanë dhënë prodhuesve të tjerë të rajonit. Po të mos ishte vjedhur pamëshirshëm, gjendja me prodhim e me kapacitete do të ishte më ndryshe, e nuk do të kishte rënie të blloqeve. Nëse çmimi i energjisë do të rritej në mënyrë lineare, nuk do të ishim në këtë situatë, Pasi kjo nuk ka ndodhur, ZRrE ka dhënë zgjidhjen financiare. Çmimi i propozuar nga ZRrE është barrë e rëndë për t’u përballur nga qytetari në Kosovë”, tha Kurti, raporton Sinjali.