Ndahet nga jeta Perikliu i “Pallati 176”

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare aktori Anastas Kristofori. Aktori njihet për rolin e Perikliut në komedinë ‘Pallati 176’.Varrimi i aktorit do të bëhet ditën e nesërme në Vuno, vendin e tij të lindjes.Aktori Anastas Kristofori lindi më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) në vitin 1970, filloi punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës, rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera. Ju shprehim ngushellime te sinqerta familjarëve

Perse Beatriks qendroi aq e ftohte gjate spektaklit? Ka lidhje me Donaldin?

Pas daljes nga BB VIP Beatrix ka qendruar larg ekranit ndonse deri ne momentin sa te merrte veten. Mbremjen e djeshme ajo eshte kthyer ne studio. Por duket se rikthimi ende nuk ishte i fuqishem. Trixa u fut ne pjese te dyte te programit ndonse u justifikua nga Arbana se kishte dashur 4 ore per te bere grimin.
Pas kesaj te gjithe ishin kurioz se cfare do te ndodhte, por ishte nje situate e tendosur mjaft e ftohte. Trixa ka folur shume pak e ndonse ishte ne studio zere se nuk ishte fare. Ajo dukej e ftohte e merzitur por pyetje eshte: shkaku eshte Donaldi apo ka pasur ngerce me produksionin?
Koha televizive kushtuar Trixes ishte vetem momenti teksa Arbana pyeti Donaldin nese i mungonte ndokush ne shtepi. E pas shume ngacmimesh ai nxorri se i mungonte Trixa dhe mendimet e mbeshtetja qe ajo i jepte. Ketu ja futi pak kot ne fakt sepse ne si publik vetem mendime te dhena nga Trixa s’kemi pare. Me tej ai mbylli diskutimin duke thene se mezi pret ta takoj jashte!

Riad Rashiti: Sot zyrtarisht PDK filloi udhëheqjen me disa prej institucioneve komunale në Gjilan, që janë pjesë e marrveshjes politike për bashkëqeverisje me VV

Sot zyrtarisht PDK filloi udhëheqjen me disa prej institucioneve komunale në Gjilan, që janë pjesë e marrveshjes politike për bashkëqeverisje me VV.

Prej sot znj.Leonora Morina Bunjaku ushtron detyrën e nënkryetarës së komunës në Gjilan

Z.Riad Rashiti udhëheqë me drejtorinë për Buxhet dhe Financa

Z.Bajram Isufi udhëheqë me drejtorinë për Bujqësi dhe Pylltari

Z.Enver Shabani udhëheqë me drejtorinë për Zhvillim Ekonomik

Ndërsa për drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale PDK ditëve në vijim do të përcaktohet për emrin që do të udhëheqë më këtë drejtori.

Edhe pse PDK në Gjilan e ka propozuar znj.Azize Ramadani për të udhëheqë me këtë drejtori, ajo ende nuk është përcaktuar nëse do ta pranojë këtë përgjegjësi politike për të udhëheqë me drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

E falenderojmë strukturën e Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarësin dhe votuesin tonë, për mbështetje në zgjedhjet komunale dhe përkrahjen në këtë proces të rëndësishëm për qytetarët e Gjilanit.

Ne zotohemi para gjithë qytetarëve të Gjilanit, se me nderë dhe përgjegjësi do të jemi në shërbim për interesin e përgjithshëm të komunës sonë.

Na priftë e mbara

Me respekt,
Riad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan

KRYETARI ALBAN HYSENI KONFERENCE PER MEDIA

Kryetari i Gjilanit Z.Alban Hyseni ka mbajtur sot një konferencë për media në ambjentet e komunës. Qëllimi i kësaj konference ishte raportimi i punëve të realizuara deri më tani nga Komuna e Gjilanit. Në fillim të kësaj konference, kryetari Hyseni theksoi se ka pasur njëzetë e tetë takime me institucionet publike të dy niveleve, trembëdhjetë takime me organizata joqeveritare, dy konferenca për media dhe tre takime me keshillin emergjent. Nderkohë me tej Z. Hyseni theksoi që dy jave po mbahen rregullisht takimet me qytetarë duke përmbushur kështu edhe zotimin e bërë. Gjithashtu kryetari i komunës së Gjilanit përmendi disa nga takimet qe ka zhvilluar komuna ndër të cilat takimi me banken evropiane për invenstime, bashkimi evropian etj. Hyseni më tej theksoi se me bankēn evropiane për investime dhe me bankën evropiane për ndërtim dhe zhvillim kanë zhvilluar takim për studimin fizibilitetit i cili do të fillojë së shpejti ,për sistemin e ngrohjes qëndrore në qytetin e Gjilanit, ku në këtë projekt janë të përfshira tëtë komuna në gjithē Kosovën. Alban Hyseni gjithashtu theksoi se në keto dy muaj gjatë vizitave të zhvilluara në terren janë shqiptuar dymbëdhjetë vërrejtje me shkrim për staf civil. Në fund të kësaj konference z. Hyseni theksoi se komuna do të vazhdojë me një ritëm të tillë të punës ku nesër do të behën publikë emrat e drejtorëve te komunës së Gjilanit. Për më tepër ju ftojmë ta ndiqni konferencën e plotë te kryetarit të Gjilanit z. Alban Hyseni

” Gof” nga teatri ” Metropol” në teatrin e Gjilanit

Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”, njëra ndër katër shtyllat e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2022” ka vazhduar rrugëtimin e saj me shfaqjen e natës së parafundit, ku në skenën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit erdhi trupa teatrore e Teatrit“Metropol” nga Tirana me shfaqjen “GOF” të Anton Pashkut, me dramaturgji dhe regji nga Shkëlzen Berisha. “GOF”, e cilësuar si vepra e parë shqiptare e absurdit, e që në rrafsh formal, stilistik e tipologjik është unike, erdhi sonte për artdashësit gjilanas e më gjerë, duke e pasuruar me konvencione të reja dramaturgjikisht dhe për nga teknikat regjisoriale:Nën këtë dritë të re dramaturgjike ngjarjet na çojnë në një kasolle malit përpjetë, ku kanë mbetur të ngujuar tre alpinistë, që ishin nisur për të shkuar në Bjeshkët e Nemuna, e që të izoluar nga orteku dhe në përpjekje për të mbushur kohën e pritjes, ata përshkojnë një rrjedhë historike të jetës së shqiptarëve ndër shekuj dhe përplasjeve të mëdha që kanë shoqëruar këtë histori, të ngjarjeve më të mëdha që shqiptarët kanë kaluar e deri më sot.Mes durimit e mosdurimit të personazheve shfaqen copëza të shkëputura nga fjalimet e Skënderbeut, periudha e pashallëqeve, gjurmë të përpjekjeve për shtet, pjesë nga luftërat me të huajt, moskuptime mes vetes…Synimi i përgjithshëm ishte që përmes thumbit e ironisë të nxitje reflektim, jo mesazhe. Kjo shfaqje që qëndron nën ombrellën e absurdit, ka ecur në këtë rrugë të re duke u pasuruar edhe me shtresime të satirës, sarkazmës dhe edhe momente surreale e një ngjyrim të zbehtë fizik të burleskës.Përndryshe, në shfaqjen “Gof” luajtën Amri Hasanlliu, Endrit Ahmetaj, Julian Hurdha.Në mbrëmjen e fundit, më 28 janar, pritet të jepet shfaqja “Stiffler” nga Doruntina Basha, me regji të Kushtrim Koliqit, prodhim nga “Integra”, ku edhe do të bëhet ndarja e çmimeve të parapara dhe do të përmbyllet Festivali i sivjetmë i Dramës Shqipe, por jo edhe aktivitetet e “Flakës…”, që do të vazhdojë deri më 31 janar, me Festivalin e muzikës për fëmijë dhe muzikës popullore si dhe Orën e Madhe Letrare

Vajza e Manjola Nallbanit përveç penës ka pasione të tjera…

Bukuroshja që po shihni në foto është padyshim një vajzë elegante dhe plot sharm. Ajo quhet Sindi Tona.

Sindi përveç se ka pasion artin e të shkruarit pasion të cilin e ka treguar duke botuar , tani shfaqet me të tjera pasione…

Të gjitha vajzat të cilat duan të mësojne proçeduarat e grimit i ftojme ta ndjekin Sindin ne rrjetet sociale për të parë tutorialet e saj të para. Tashme kemi një influenciere te re dhe ne i urojme Sindit shumë suksese.

Për të gjithë ju që pyesni se kush është kjo vajzë kaq e bukur dhe e talentuar po ju tregojmë se Sindi Tona është vajza e Manjola Nallbanit. E po kot nuk thonë që dardha bie nen dardhe

Ditën e sotme,kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin Publik të Gjilanit ” Kadri Zeka” . Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Komunes z. Hyseni si dhe nga rektori i Universitetit Prof. DR. Bajram Kosumi i cili ka qënë i shoqëruar me përfaqsues të tjerë të Universitetit. Në këtē bashkëpunim të dyja palët u zotuan se do të marrin përsipër të gjitha përgjegjsitë, të cilat do ti zbatojnë , me qëllim të realizimit sa me të mirë dhe efikas të tyre. Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni theksoi se do ta përkrahë dhe lehtësojë këtë memorandum me qëllim të harmonizimit të arsimit te lartë, duke ndërtuar modele konkrete të bashkëpunimit. Më tej z. Hyseni tha se bashkëpunimi KomuneUniversitet është një parakusht për sigurimin e suksesshëm të arsimit dhe aftësimit cilësor për një qytet inovativ e universitet sipërmarrështtps://youtu.be/K1Gw7WHrlhQ

Kryetari i komunës së Kamenicës z. Kadri Rrahimaj : ” Kultura, nje ndër prioritetet tona”

Salla e teatrit të gjilanit është mbushur sot me spektatorë të shumtë te cilët kanë parë reprizën e shfaqes ” Viganët” , shfaqe e cila për të dytën herë u prit me një entuziazëm të veçantē. I pranishëm në shfaqje ka qënë edhe kryetari i komunës së kamenicës z. Kadri Rrahimaj. Ai u shpreh se shfaqja ” Viganet” të krijon një emocion të veçantë sa herë ta shohësh. I pyetur rreth prioriteteve që i jepen kulturës në komunën që ai drejton, Rrahimaj u shpreh se komuna e Kamenices do te japë maksimumin për zhvillimin dhe përparimin në të gjitha fushat dhe jo vetëm. Për më tepër ndiqni prononcimin e kryetarit të komunës së kamenices z. Kadri Rrahimajhttps://youtu.be/dKnu6scY0Z8

” VIGANET” Shfaqja e rradhës në teatrin e Gjilanit.

Në kuadër të festivalit të dramës shqipe, sot në teatrin e qytetit të Gjilanit ka pasur për tu mbajtur shfaqja ” Marksistet e Leninistët e Zvicrës” prodhim i teatrit “Adriana” Ferizaj. Por kjo shfaqje është anulluar për shkak se njëri nga aktorët e trupës është infektuar me covid-19. Menjëhere kjo shfaqe është anulluar duke u zëvendësuar me një tjetër. Sot në orën 18: 00 në teatrin e gjilanit u ripërsërit shfaqja ” Viganët”. Edhe sot salla ka qënë e mbushur me spektatore, çfare edhe tregon etjen për kulturë të qytetarëve gjilanas.

Me regji të Ilir Bokshit shfaqja “Viganët” u luajt sot në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, me një kastë profesionale të aktorëve.

Alban Shahiqi, Ali Demi, Artan Selimi, Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Fitore Jashari, Gani Rrahmani, Kushtrim Qerimi, Lavdije Idrizi, Safete Mustafa Baftiu, Patriot Osmani dhe Tringa Hasani të cilët bënë një interpretim të shkëlqyer

Viganët me trup të mëdhenj, me fuqi mbinatyrore, me tipare të jashtëzakonshme, na vijnë të teatralizuar më ndryshe, bazuar në eposin “Cikli i Kreshnikëve”, që populli i njeh si “Këngë kreshnike”. Ato tashmë janë në rrugëtimin për t’u njohur institucionalisht edhe si trashëgimi shpirtërore botërore dhe me vlera universale njerëzore. Viganët, gjigantët, kreshnikët, dramat dhe stili i tyre jetësor, me tipare njerëzore e hyjnore, me dobësi e madhështi, na vijnë në skenën e teatrit, ngjashëm siç na vijnë universalisht edhe drama të tjera nga qendrat e civilizimeve të ndryshme nëpër histori.

https://youtu.be/-bX_CHsLbK0

“HOLLYSHIT” MIRËPRITET NGA PUBLIKU GJILANAS

Sot ka qënë nata e tretë e festivalit të dramës shqipe ” Talia e flakës “e cila mbahet në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2022”. Në mungesë të trupës së aktorëve të teatrit të korçes” Andon Zako Çajupi”, kjo mungesë për shkak të masave të fundit të ndermara nga qeveria për parandalimin e covid -19, organizatori i festivalit te dramës shqipe z. Avni Shkodra, e ka zëvëndesuar këtë shfaqje me ” HOLLYSHIT” , e cila u prit me shumë entuziazëm nga publiku e artëdashësit gjilanas. Kjo shfaqje me rregji të Ilir Bokshit dhe interpretimin e dy aktorëve të talentuar Ylber Bardhi e Ardian Morina, u prit me duartrokitje nga publiku. Aktorët me një mjeshtëri të madhe interpretuan personazhe të ndryshem

“Hollyshit” nxjerrë në pah e ironizon një situatë e cila në realitetin e përditshëm kalon pa u theksuar. Shfaqja është̈ e zhvendosur në një pjesë të Irlandës, ndërsa flet për një qytezë-provincë e cila “pushtohet” nga një produksion hollivudian, që duan të xhirojnë një film. Statistët hollivudian duke qenë shfrytëzues, në anën tjetër dalin edhe si përçmues të kolegëve të tyre, ‘statistëve’ irlandez.

Festivali i Dramës “Talia e Flakës 2022” vijon kalendarin e prezantimeve të mërkurën me shfaqjen ”Marksistët e Leninistët e Zvicrës” të autorit Jeton Neziraj, me regji të Blerta Neziraj, prodhim i teatrit “Adriana” nga Ferizaj, për të vijuar më tej me atë të Shkëlzen Berisha, sipas romanit të Anton Pashkut “Gof” prodhim i teatrit “Metropol” nga Tirana.

Në natën e fundit të Festivalit të Dramës “Talia e Flakës” mysafirë do të jetë shfaqja “Stifler” nga Doruntina Basha, prodhim i Organizatës “Integra”, me ç’rast bëhet ndarja e çmimeve të festivalit.

Design a site like this with WordPress.com
Get started