DIABETI, RREGULLAT QË DUHET TË NDIQNI

Regjimi i duhur ushqimor për njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të përbëhet nga proteina, yndyrna të shëndetshme dhe karbohidrate.

Megjithatë, disa ushqime të caktuara janë të suksesshme në mbajtjen nën fre të sëmundjes.

Bëhet fjalë për ushqime që luftojnë inflamacionin.

Këtu specialistët veçojne perimet e freskëta, barishtet, legumet, kërpudhat, arrorët, frutat dhe ushqimet e fermentuara.

Në rastin e diabetikëve, listat e ushqimeve të mira e të këqija janë tepër të gjata.

Megjithatë, shkencëtarët kanë përpiluar një udhërrëfyes të saktë e të shkurtër për të përfituar më të mirat e ushqimeve.

Mos Iu Dorëzoni Urisë

Ekspertët thonë se në fund të çdo vakti, diabetikët duhet të sigurohen që janë të ngopur e të kënaqur me ushqimin.

Në këtë mënyrë, gjatë ditës ata do t’i shmangen nepsit për ushqime jo të shëndetshme, të shpejta e të përpunuara.

Të Freskëtat Janë Më Të Mira

Sa herë që t’ju marrë uria, ju këshillohet të siguroheni që të konsumoni ushqime të freskëta dhe mbi të gjitha pa substanca artificial shtesë.

Këto të fundit janë të dëmshme dhe jo vetëm për diabetikët.

Kujdes Me Racionet

Ushqimi i servirur nuk duhet të tejkalojë përmasat e pjatës së shtruar në tavolinë.

Nëse dëshironi të tregoheni të kujdesshëm me racionet, zgjidhni pjata më të vogla dhe jo të mbushura plot.

Kujdes Me Ushqimet E Shpejta Mes Vakteve

Kur ushqeheni me ushqime të pasura me fibër dhe proteinë, trupi nuk bie pre e cikleve të dëmshme të shpërthimit të sheqerit dhe glicemisë së lartë.

Nëse ju hahet diçka mes vakteve, hani një avokado, çokollatë të zezë, arrorë ose kokoshka të bëra vetë.

Darka, Vakti I Fundit

Diabetikët nuk duhet të konsumojnë asgjë tjetër pas darkës.

Përjashtim bëjnë ata që marrin isnulinë ose medikamente specifike kundër diabetit.

Megjithatë, edhe në këtë rast duhet të shmangni ëmbëlsirat, djathin, biskotat e të tjerë.

Pijet E Duhura

Mund të pini ujë ose çajra bimorë siç janë çaji jeshil ose çaji i zi.

GJITHÇKA QË DUHET TË DINI MBI LEMZËN

Lemza shkaktohet nga një kontraktim i papritur dhe i pavullnetshëm i diafragmës.

Ky kontraktim ndodh në të njëjtën kohë me atë të laringitit dhe mbylljes së plotë të kordave të zërit.

Lemza ndodh pa asnjë arsye specifike dhe nuk është alarmuese.

Në shumicën e rasteve, lemza ikën vetë dhe nuk ka nevojë për trajtime shtesë.

Ju mund të përjetoni një lemzë të vetme ose disa me një interval konstant.

Nëse lemza zgjat shumë, atëherë tregon një problem serioz mjekësor, sipas ekspertueve të AgroWeb.org.

Lemza e tejzgjatur prek më shumë burrat se gratë.

Gjërat Që Nuk i Dinit për Lemzën

  • Ekspertët janë akoma në mëdyshje për arsyet e shfaqjes së lemzës.
  • Lemza e përsëritur është tregues i sëmundjeve si azma apo hemoragjia cerebrale.
  • Lemza e tejzgjatur shkakton komplikacione të tjera si pagjumësia apo depresioni.
  • Nëse lemza zgjat më shumë se 48 orë, duhet të vizitoheni tek një mjek.

Shkaktarët e Lemzës

  • Ushqimet e nxehta dhe pikante që irritojnë nervat e ezofagut.
  • Gazrat në stomak
  • Ushqyerja e tepërt dhe e shpejtë
  • Ndryshimet e papritura të temperaturës
  • Pijet e gazuara
  • Buka e thekur
  • Pijet alkolike

 Lemza e Tejzgjatur dhe e Përsëritur tregon

  • Inflamacion të zorrëve
  • Probleme me frymëmarrjen, azëm ose pneumoni.
  • Lëndime traumatike të trurit ose hemoragji cerebrale
  • Reagime psikologjike, stres, ankth ose gjendje shoku
  • Hiperglicermi ose diabet

Komplikacionet Që Mund Të Shkaktojë Lemza

  • Rënie në peshë si pasojë e vështirësisë në ushqyerje
  • Pagjumësi
  • Lodhje dhe plogështi si pasojë e mungesës së gjumit dhe paaftësisë në ushqyerje
  • Probleme me komunikimin
  • Depresion

Si Ta Largosh Lemzën

Ekspertët rekomandojnë të provoni hapat e mëposhtëm për ta larguar lemzën më shpejt.

  • Pini ujë me akull ngadalë
  • Mbani frymën për një kohë të shkurtër disa sekonda dhe përsëriteni 3 ose 4 herë çdo 20 minuta.
  • Kur gëlltiteni, ushtroni pak presion në hundë, duke e mbullur lehtas
  • Bëni garbarë me ujë shumë të ftohtë
  • Pini 3 gllënka ujë duke mbajtur frymën
  • Kafshoni një limon
  • Përtypni pak sheqer
  • Pini pak uthull molle
  • Merrni frymë brenda një qeseje letre, duke mbuluar hundën dhe gojën
  • Uluni duke mbajtur këmbët shtrënguar pranë kraharorit

Si Ta Parandalosh Lemzën

  • Shmangni ndryshimet e temperaturës
  • Mos pini alkol dhe pije të gazuara
  • Shmangni ushqyerjen e tepërt
  • Përtypuni ngadalë.

Veshja Kombëtare e qytetit të Beratit

Veshjet Kombëtare janë padyshim një pasuri e madhe e kombit shqipëtar. Ruajtja dhe promovimi i vlerave kulturore janë obligim i secilit prej nesh dhe një mundësi shumë e mirë për të rritur atraktivitetin turistik. Sot do të paraqesim veshjen kombëtare të qytetit të Beratit.Mes përpjekjesh për të rimëkëmbur e kultivuar traditën e historinë, shkëpusim nga galeria e pamatshme e ngjyrave të Shqipërisë, një ndër veshjet më elegante. Përgatitur nga mjeshtrit beratas, kostumet sikur ende përcjellin jehonën e luksit bizantin – veshje që tregonte shijen, elegancën dhe finesën e grave të aristokracisë beratase dhe gjetkë, që dallohej në gjithë Shqipërinë e Jugut.Historia e qytetit reflektohet më së miri sidomos tek elementët dekorativë në veshjen e grave si, jakot, xhubet, jelekët që që kanë një dallim të madh nga veshjet e qyteteve të tjera në Shqipëri. Kjo bëhet edhe më evidente në elementët dekorativë të qëndisjes.E qëndisur mjeshtërisht nga ilakcinjtë e Beratit me fill e kordona të ndryshëm ari të gërshetuar duke e pasuruar me elementet zbukurues me reliev, sakoja u bë pjesë e pandarë e kostumeve ceremoniale, jo vetëm për aristokracinë, por edhe për shtresën e mesme tregtare e zejtare të pasur.

Sakoja vishej me linjë mëndafshi të gjatë deri në fund të këmbëve ose me fund kadife të qëndisur. Në mes hijshëm vendosej brezi filigran i punuar nga kujunxhinjtë e Beratit. E qëndisur me elemente floreale lule me tetë petale, fleur de lis (zymbyla) e në pjesën e poshtme në qoshe dy shqiponja.

Sakoja në pjesën e përparme ka të qëndisura gjashte “diej” të vegjël në formën e madhësinë e një sahat xhepi e ndaj quhet “sako me sahat””, thuhet në këtë material. Në dy qoshet e sakos gjenden elemente floreale e pjesë të karriges mbretërore në formën e qiparisit. Ndërsa në pjesën e prapme në shpinë ka të qëndisur një shqiponje në përmasa më të mëdha se dy të parat,një sahat, karrige mbretërore te ndërthurur me elementë të shumët floreal. Muzeu Etnografik ka një koleksion të pasur prej 1300 objektesh, është dëshmi e rëndësishme e kulturës, traditës interesante e të pasur të trevës së Beratit.Aty dallohen në mënyrë shumë të qartë elementët luksozë të periudhës të Bizantit, si kadifja ngjyrë vjollcë apo coha e zezë të cilat ishin të përbërë nga materiale cope të importuar. Kemi gjithashtu edhe materiale të përbëra nga mëndafshi i cilësisë së lartë që përdorej më tepër për veshjet e vajzave të shtresave të mesme dhe përdoreshin në momente ceremoniale. Nuk përjashtohen as veshjet me elemente orientale të cilat me kalimin e kohës u bënë edhe më prezente.Sako pa mëngë është me gjatësi deri poshtë pulpës, pas trupit në pjesën e sipërme, supe shumë të ngushtë, veref në pjesën e poshtme dhe më e gjatë nga ana e prapme – duke krijuar idenë e një veshjeje të rëndë.Janë përgatitur me material cohe të zezë të importuar, qëndisur me tërtil ari e fill mëndafshi dhe gjashtë rreshta gajtanësh në të gjitha anët, duke krijuar një jakë gati mbretërore.Qëndisjet janë shumë të thjeshta: vijëzime, gjarpërime, dredhëza dhe lule katërpetalesh në pjesën e përparme, qoshet fundore e në shpinë.Sako pa mëngë, vishej me linjë mëndafshi (byrynxhyk) deri në fund të këmbëve që me kalimin e kohës u shkurtua, me mëngët e gjera qëndisur me ar e temina në ekstremitete, jeleku i shkurtër të qëndisur me ar, ndërsa mesi zbukurohej nga brez argjendi me pafta dhe gurë të çmuar.Kurse veshjet e burrave deri para vitit 1912 kryesisht kanë qenë të përbëra nga fustanellat.

https://youtu.be/C7UEPcUnY44

Vaji i cili duhet te perdoret sidomos nga femrat pas moshes 50 vjeçare: 4 trajtimet e tij te cilat nuk i kishit degjuar me pare

Vaji i rozmarinës është një ndër vajrat me përdorimin më të gjerë në kozmetikën botërore në ditët e sotme. Gjithashtu ai njihet për ndikimin që ka në sistemin imunitar dhe mendor, por pse gratë mbi 40 vjeç duhet ta përdorin atë? Ja për ju përgjigjet e duhura: 1.Ndihmon në rritjen e flokëve: Dieta e vaarfër ushqimore, përdorimi i vazhdueshëm i tharëses, piastrës apo dhe mashës së flokëve, lyerjet e vazhdueshme, por edhe proceset delikate si dekolorimi, ekspozimi në diell për një kohë të gjatë etj, janë disa prej shkaqeve që çojnë në dobësimin e folikulave dhe këputjen e tyre.Është normale që në momente të caktuara të jetës sonë, të vini re se ju bien flokët, por nëse kjo gjendje vazhdon për një kohë të gjatë, aq sa të rrezikoheni nga alopeciia, është mirë të përdorni menjëherë vajin e rozmarinës.Mjafton vetëm disa pika në ditë për të masazhuar skalpin pas dushit, por edhe në thatë, dhe flokët tuaj do të duken shkëlqyeshëm.

2.Përmirëson kujtesën:Vaji i rozmarinës është i pasur me përbërës me veti antiioksiduuese dhe antiinflammatoree që kanë një ndikim të shkëlqyer në përmirësimin e funksioneve konjitive të sistemit nervor.Pas moshës 50-vjeç vihet re një rënie, ose le ta quajmë zbehje, e aftësive memorizuese, prandaj ‘’ushqeni’’ kujtesën tuaj me vaj rozmarine.

Në një studim të publikuar nga ‘’Journal of Neuroscience’’, ku morën pjesë 144 persona, u vu re kur ishin të ekspozuar ndaj aromës së vajit magjiik të rozmarinës, ata ishin më të predispozuar për të stimuluar kujtesën afatgjatë.

3.Është i shkëlqyer për dhëmbët: Vaji i rozmarinës është një ndër aleatët e bekuar të shëndetit ooral. Ka veti dezinfektuese, lufton kavitetin oral, gingivat (pllakëzat mes dhëmbëve) dhe eliminon erën e keqe të gojës. Mund të hidhni 2 pika mbi kolinoz, para se të lani dhëmbët, ose dhe të pini pak prej tij.

4.Ç’helmonn mëlçinë: Mëlçia njihet ndryshe si motor i dytë i trupit të njeriut, pas zemrës. Ajo është gjendra më e madhe e organizmit që lidhet me aparatin tretës.

Agresioni rus/ Rritet numri i ukrainasve që ikin nga vendi i tyre

news image

Sot është dita e 11-të prej kur forcat ruse hynë në territorin e Ukrainës, duke shfaqur dhunë dhe terror ndaj ushtarëve dhe popullatës civile. Kjo ka shkaktuar që shumë ukrainas t’ia mësynë vendeve fqinje për t’i ikur dhunës ruse.Sipas komisioneri të lartë të OKB-së, Filippo Grandi, më shumë se 1.5 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina në 10 ditët e fundit.OKB ka vlerësuar se kjo dyndje është kriza më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore.Sipas një fotografie të publikuar nga BBC, shumica e refugjatëve kanë gjetur strehë në Poloni.

Më 2 mars 1444 në Katedrale të Shën Kollit, u mbajt Besëlidhja e Lezhës

 Scanderbeg nel suo palazzo a Roma - Giorgio Castriota (Gjergj Kastrioti) - vicolo Scanderbeg

Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot , pas kthimit nga Turqia, për herë të parë mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman. Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njërën ndër idetë më të mëdha e novatore të tij.

Duke shfletuar kalendarin historik, sot më 2 mars, kujtojmë 578 vjetorin e  Kuvendit të Lezhës, ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar, mbajtur më 2 mars 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit, në Lezhë, që njihet si Besëlidhja e Lezhës. Pra, pikërisht si sot, më 2 mars 1444 në Kishës katedrale të Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriot Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja e Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare.Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastriot Skënderbeu, menjëherë pas kthimit nga Turqia, për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qëllim përballimin e sulmit otoman. Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princave shqiptarë në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut përbën edhe njërën ndër idetë më të mëdha e novatore të tij.   Në Kuvendin e Lezhës u mblodhën principata shqiptare nga veriu në jug, ku më të rëndësishmet ishin Arianitasit, Dukagjinasit, Balshajt dhe Topiat, ndërsa nga pikëpamja ballkanike në të mori pjesë dhe princi i Malit të Zi. Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi legjendar rriti  rezistencën e ushtrisë së tij dhe drejtoi luftën për 25 vjet me radhë kundër pushtimit otoman. Kuvendi realizoi Besëlidhjen e madhe shqiptare, që i dha jetë shtetit më të fuqishëm mesjetar të Arbërit, ku u farkëtua shpirti i arbërve dhe identiteti  ynë kombëtar .Po t’i referohesh dokumentacionit historik kuvendi i Besëlidhjes nuk u mbajt rastësisht në qytetin e Lezhës, i cili në atë kohë ishte në zotërimin e Venedikut. Kjo ngjarje e rëndësishme u zhvillua në këtë qytet, pasi Lezha nuk përfaqësonte kryeqendrën e principatave dhe në këtë mënyrë shmangeshin grindjet e mundshme dhe krijohej ideja e barazisë.Kjo është cilësuar nga shumë figura të asaj kohe edhe si një nga veprimet diplomatike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.  Kuvendi u mbajt në Lezhë, duke ditur faktin se Lezha me anë të pushtetit venedikas do të shërbente edhe si faktor përkrahje në Evropë, pasi një nga idetë me të mëdha të Lidhjes ishte integrimi i Shqipërisë në Evropën perëndimore. Besëlidhja e Lezhës përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së mesjetës, prandaj 2 marsi i vitit 1444 nuk është thjeshtë një datë, është një mesazh, aq më tepër në një realitet që priret gjithnjë më shumë ta lexojë me indiferencë historinë, të harrojë mësimet që vijnë prej saj, të jetojë vetëm për të sotmen e të mohojë të djeshmen e largët e të afërme, e aq më keq, të nesërmen, duke harruar se nuk mund të ndërtohen njëra pa tjetrën. 2 marsi është mesazhi i bashkimit, në një, për Atdheun, që ka nevojë më shumë se kurrë t’i shikojë të gjithë bijtë e vet të ndershëm një mendjeje e një zemre, që jetojnë e punojnë për të mirën e përbashkët, për të mirën e të gjithëve. Të mbledhur rreth një elteri të vetëm, siç ishte ai i Katedrales-Kështjellë e simbol.

Rusia mbyll hapësirën e saj ajrore për 36 vënde

Sapo është bërë me dije se Rusia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për 36 vende. Lajmi në fjalë është publikuar fillimisht nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass dhe më pas është shpërndarë në mediat e tjera të huaja.Ndër ato vende të ndaluara nga përdorimi i hapësirës ajrore ruse janë Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Kanadaja. VIJON…

Deputetja ukrainase kërkon që shteti i saj ta njohë Kosovën: Po na qëndrojnë afër, Serbia krah Rusisë

Një politikane ukrainase, në kohën kur vendi i saj është në luftë, ka parë dhe e ka vlerësuar përkrahjen që Kosova po ia jep Ukrainës, e cila as nuk ia ka njohur pavarësinë.Duke cituar Vlora Çitakun, deputetja ukrainase thotë se në momentet më të vështira të Ukrainës u pa se kush ishin miqtë e saj, ndërsa përmend rreshtimin e Serbisë krah Rusisë.Ish-ministrja ukrainase, Iryna Friz, kërkon që shteti i saj ta njohë pavarësinë e Kosovës, pas qëndrimit që kjo mbajti krah Ukrainës.“Ne duhet t’u bashkëngjitemi partnerëve perëndimorë që tashmë e kanë njohur Kosovë dhe ta njohim edhe ne. Është koha të qëndrojmë me miq, jo të luajmë me armiq”, ka shkruar Friz.“Shtetet që janë betuar për miqësi me shtetin tonë, zgjodhën ta përkrahin okupatorin”, thuhet në postimin e saj në Facebook, duke iu referuar qëndrimit të Serbisë.Deputetja thotë se shteti serb që nga viti 2014 dërgon qytetarët e saj për luftim në zonën e Donbasit.

Behgjet Pacolli kërkon të hapet Fondi për Ushtrinë e Kosovës: Ta mbështesim atë edhe me fonde vetanake

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova duhet të krijojë Fondin për Ushtrinë. Në një status në Facebook ai ka thënë se ai duhet të mbështetet edhe me fonde vetanake.Pacolli ka shtuar se ngjarjet në Ukrainë kanë treguar se duhet të kujdesemi për vetëmbrojtje dhe se Kosova duhet të ketë një ushtri të fortë “Ngjarjet në Ukrainë na kujtojnë rëndësinë e vetëmbrojtjes dhe te pasurit e një ushtrie të fortë. Fondi për Ushtrinë e Kosovës duhet të mundësohet sa më shpejt. Ta mbeshtesim atë edhe me fonde vetanake!”, ka shkruar ai në Facebook.

Design a site like this with WordPress.com
Get started