Surprizohet Nera Fejzullahu

Bashkëshortja e këngëtarit tē mirënjohur kosovar Sabri Fejzullahut,zonja Nera Fejzullahu feston sot ditëlindjen e saj të ” 30-të” Themi të 30- të pasi sharmi dhe eleganca e zonjës Nera janë në nivelet më të larta. Familjarët kanë vendosur ta befasojnë duke i bërë një surprizë tepër të këndshme. Duke i uruar Nera Fejzullahut edhe 100 vite tē lumtura, ju ftojmë të ndiqni pamjet në videon e mëposhtme

8 Maji – Dita Botërore e Kryqit të Kuq

Sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq. Motoja për këtë vit është “Bëhu i njerëzishëm”.

8 maji është zgjedhur pasi në këtë datë ka lindur themeluesi i Kryqit të Kuq, Henry Dunant. Atij i është dhënë çmimi Nobel për paqe për herë të parë.Dita e Kryqit të Kuq është shënuar për herë të parë në vitin 1948. Pas disa ndryshimeve të emrave, është bërë Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 1984

Fifi për herë të parë flet për romancën e saj me Adis Patushin

Këngëtarja Fifi ka qënë sot e ftuar në emisionin ” Më lër të flas” emision ky i drejtuar nga Donald dhe Romeo Veshaj në Top Channel. Përveç pjesëmarrjes në Big Brother Albania Vip dhe hatërmbetjeve nga ky format Fifi foli edhe për romancën që po përjeton me partnerin e saj Adis Patushi.Ajo zbuloi se të dy u njohën përmes Kledit, ish-banorit të Big Brother VIP, njëkohësisht i afërm i Adisit. Në një nga darkat e mëdha me banorët e Big Brother, vjen Adisi dhe Kledi, që ishte ulur përballë meje. Më pas më thotë, se ‘Adisi pyet çfarë shenje horoskopi je’. Unë i shkruaj vetë në Instagram dhe i them që ‘Jam Dash’.”

Vetëm kaq mjaftoi që Fifi dhe Adisi të vazhdonin bisedën, njohjen dhe brenda pak ditësh të takoheshin.

Në takimin e parë, patëm edhe puthjen e parë. Kishte gin tonic, disa qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot”, vazhdon Fifi.

Më tej, ajo thekson se “nuk ka dashur ta bënte kaq shpejt publike lidhjen”

…Për me i ik vorbullës së negativitetit (referuar komenteve kritikuese për Fifin në rrjetet sociale) dhe për të dhënë pak pozitivitet, më është dashur ta bëj publike pak më shpejt seç duhet”.

Në 6 shkurt të këtij viti, Fifi konfirmoi romancën me Adis Patushin, ish-bashkëshortin e Adrola Dushit dhe babain e një djali, Troit.

Qershitë, fruti i stinës. Ja arsyet se duhet ti konsumojmë

Lexoni 7 arsyet pse duhet të hani sa më shumë qershi

Sipas mendimit të shumë ekspertëve qershitë janë “ilaç natyral nga pema” dhe lexoni më poshtë për arsyet shëndetësore që sezonin e tyre mos ta humbasni dhe të hani sa më shumë qershi.

Sipas mendimit të shumë ekspertëve qershitë janë “ilaç natyral nga pema” dhe lexoni më poshtë për arsyet shëndetësore që sezonin e tyre mos ta humbasni dhe të hani sa më shumë qershi.  

Mbrojnë zemrën  

Këto fruta të kuqe që për shumë njerëz janë ëmbëlsirë e preferuar e verës, janë burime të pasura të zinkut, hekurit, kaliumit, manganit dhe bakrit. Kaliumi ka një efekt pozitiv në shëndetin e zemrës dhe është komponentë e rëndësishme e qelizave dhe lëngjeve të trupit që rregullojnë punën e zemrës dhe presionin e gjakut.  

Vetitë anti-inflamatore  

Në sajë të një efekti të fortë anti-inflamator, fruta e kuqe në përgjithësi paraqet aleatët më të mirë kundër dhimbjeve në kyçe. Të pasura me antioksidantë (polifenole, vitaminë C dhe E, beta karoten), ky fryt parandalon oksidimin e qelizave që i shoqëron proçeset inflamatore ashtuqë rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga dhimbjet e kyçeve dhe artritit, apo kanë lëndime sportive. Sipas ekspertëve, 20 qershi në ditë ka efektin e më shumë se një tabletë aspirinë.  

Qershitë stimulojnë tretjen  

Përmes acideve të tyre mbrojtëse dhe sheqerit frutorë qershitë stimulojnë punën e lukthit, zorrëve dhe pankreasit dhe me këtë stimulojnë edhe tretjen. Përveç kësaj, qershitë nxjerrin ujin nga trupi dhe kështu lehtësojnë sistemin e zemrës dhe qarkullimit të gjakut dhe aktivizojnë mëlçinë dhe veshkat. Gjithashtu, substancat antibakteriale në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe mund të parandalojnë kariesin dhe probleme me mishin e dhëmbëve si parodontoza. Gjithashtu, ky fryt pastron veshkat dhe kanalet e urinimit, sepse është një diuretik i shkëlqyer i cili ndihmon sekretimin e urinës. Përveç kësaj, substancat bakteriologjike në qershi pengojnë formimin e shtresave në dhëmbë dhe kështu mund të parandalojnë krijimin e kariesit dhe problemet e mishit të dhëmbëve.  

Mbrojnë nga kanceri  

Antioksidantë si luteini, “zea-ksanthine’ dhe beta karotini mund t’i gjeni edhe në qershitë e ëmbla, por megjithatë ka më shumë në vishnje. Këto komponime veprojnë si pastrues të radikaleve të lira dhe komponimeve tjera të dëmshme që luajnë rol të rëndësishëm në plakje, zhvillimin e kancerit dhe sëmundjeve të ndryshme. Qershitë ndikojnë pozitivisht edhe në koncentrim, ekuilibër dhe koordinim të lëvizjeve. Në të njëjtën kohë ulin presionin e gjakut, kurse fibrat dietetike të përfshira në to zvogëlojnë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.  

Kundër rrudhave dhe plakjes  

Qershitë i rekomandohen njerëzve që vuajnë nga astma dhe alergjitë, si dhe ata që duan të kenë lëkurë të bukur, sepse qershitë përshpejtojnë prodhimin e kolagjenit. Ky frut, në fakt, përmbanë antocianidine, të cilat forcojnë indet lidhëse dhe pengojnë formimin e rrudhave duke shkatërruar enzimat e dëmshme të cilat e bëjnë lëkurën më të vjetër dhe të rrudhur. Qershia është gjithashtu një shërues natyral për celulitin sepse mund të parandalojë krijimin e tij.  

Disponim më i mirë dhe gjumë më të lehtë  

Qershitë gjithashtu përmbajnë antioksidantin melatonin, i cili qetëson sistemin nervor dhe kështu ndihmon kundër neurozave, pagjumësisë dhe dhimbjeve të kokës. Melatonina, në fakt, ndihmon në ruajtjen e bioritmit tuaj stabil dhe të saktë. Gjithashtu, shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës kanë zbuluar se lëngu natyral i qershive ndikon në gjumë. Hulumtimi i tyre ka treguar se të anketuarit kanë fjetur mesatarisht 85 minuta më gjatë pasi që për dy javë çdo ditë kanë pirë dy gota me lëng qershie.   Humbje peshe   Qershitë kanë shumë pak yndyrë dhe kalori të ulët – në 100 gram ka vetëm 63 kalori dhe janë një ushqim i shkëlqyer nëse jeni në dietë. Për shkak të përqindjes së lartë të ujit dhe kalorive të pakta qershitë ndihmojnë në humbje peshe. Falë fibrave dhe pektinit, këto fruta krijojnë ndjenjën e ngopjes. Ashtu si shumica e frutave, qershitë kanë shumë kalium kurse pak natrium, gjë që ndihmon në largimin e ujit nga trupi. Hulumtuesit në Universitetin e Miçiganit thonë se antocianinet nga qershitë e errëta mund të zvogëlojnë sasinë e yndyrës në bark dhe të ulin nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.

Karakteristikat e muajit Maj

Maji është muaji i pestë i vitit në Kalendarin Gregorian  dhe është njëri ndër shtatë muajtë me 31 ditë. Me muajin maj kuptojmë edhe pranverën. Më poshtë do tju njohim edhe me karakteristikat e këtij muaji

Emri Maj në gjuhën shqipe supozohet të vije nga mitologjia e grekëve antik. Maia në mitologjin greke ishte perëndi e cila në mitologjinë romake krahasohet me perëndinë e “të mirave” Bona Dea. Festa kushtuar kësaj perëndie në Romën antike mbahej në kohën e këti muaji.

Festa më e njohur e këti muaji ndër shqiptarët është 1 Maji – Dita e punëtorëve (Dita e proletaratit) e cila në kohën e sistemeve komuniste në territoret shqiptare kishte një rëndësi të veçantë.

Me datë 6 Maj , në shume treva Shqiptare festohet dita e “Shën Gjergjit” festë kjo shumë e vjeter me siguri qe nga koha e paganizmit . Me anë të kësaj feste , shënohet fillimi verës, për dallim nga “Shën Mitri” fillimi i dimrit. Në të kaluarën janë kryer shumë rite duke përfshi, mbledhjen e degëve me gjethe të njoma dhe vendosja e tyre nëper hyrje të shtëpisë, ahurit etj. mbledhja e barishteve të ndryshme , me të cilat janë ushqyer kafshët, me qëllim që te jenë sa më të shëndetshme. Të gjitha këto ceremoni janë kryer në natën e “Shën Gjergjit”,me 5 Maj. Dita e “Shën Gjergjit” fetsohet me “sillën” ( Zemra, një shujtë në mes të mëngjesit dhe drekës) apo drekën solemne. Për atë drekë solmene, gatuhet kryesisht Mish qengji me tavë, me oriz dhe spinaq, Pite , dhe gjithsesi “Përshesh” (bukë te ndarë ne copa të vogla dhe të njomur në ndonje lëngë ) me qumësht dhe bukë misri. Në të kaluarën vjazat kanë festuar shumë gjatë ardhjen e “Shën Gjergjit” Me këngë me def e me lojëra të ndryshme , kjo ka zgjatur edhe deri në dy javë,e cila është përmbyllur me natën e “Shën Gjergjit” ku vajzat kanë dalë në natyrë nëpër fusha për të mbledhë degë me gjethe të reja dhe lule. Ndërsa në ditën e sotme nata e “Shendgjergjit” festohet duke dalë në shëtitje , kryesisht në ndonjë park apo “Tyrbe”, ku gjatë kesaj kohe vijnë shumë lojëra të ndryshme.

Ujërat termalë të Shqipërise, shërim për çdo sëmundje!

Shqipëria është e bekuar me të gjitha thesaret që natyra mund të ofrojë.Vargmale të larta e të hijshëm, lumenj të kulluar plot bukuri, bregdet të mrekullueshëm e çdo gjë tjetër që natyra me bujarinë e saj i jep njerëzimit.E në këtë aspekt, Shqipëria është edhe më e pasur se shumë vende rreth saj në Ballkan, por edhe më larg në Europë.Janë burimet fantastike të ujërave termale, krejtësisht natyrale dhe të pasura me veti të panumërta shëruese për çdo sëmundje.Një mundësi e artë për turizëm shëndetësor, me një potencial të jashtëzakonshëm kurativ e mbi të gjitha përthithës i turistëve të huaj.Një term, ende i panjohur për shqiptarët, megjithëse është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin e shëndetshëm, për të kuruar njëkohësisht probleme të ndryshme shëndetësore e për të shijuar bukuritë që natyra i ka falur vendit tonë gjithashtu.Të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, ato kanë efekte kurative të reumatizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.

Llixhat e Elbasanit, nga periudha romake në ditët e sotme

Llixhat e Elbasanit janë ndër më të njohurat në vend. Kjo pasi, është ndër të vetmet qendra e cila prej dekadash me rradhë ka shfrytëzuar ujërat termale pranë saj ku po zhvillohet në mënyrë të mirëfilltë turizmi shëndetësor.Llixhat e Elbasanit janë burime të njohura dhe të përdorura që nga koha e periudhës romake.Llixhat e Elbasani përmbajnë ujëra sulfurore shumë të nxehta, të cilat krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike.Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve.Analizat e ujërave të këtyre burimeve janë kryer në mënyrë të specializuar nga ana e inxhinierëve çekë, të cilët kanë evidentuar vlera të larta terapeutike. Këtu trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, sistemit nervor, të lëkurës, stomakut, etj. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera kozmetike.

Banjat e Hapura të Bënjës së Përmetit

Specialistët i konsiderojnë si më të mirat në Evropë.Burimet e ujërave termale të Bënjës, apo sic quhen ndryshe Banjat e Bënjës, gjenden 14 kilometra larg qytetit jugor të Përmetit në komunën Petran, vetëm 3 kilometra larg nga vendi ku lumi Vjosa bashkohet me përroin e Lëngaricës.E veçanta e tyre është se këto janë burime të hapura në natyrë.Temperatura e këtyre ujërave është, 26 -­ 32°C.Katër burime që përdoren për sëmundjet kronike të reumatizmave (artikulare), një burim për sëmundjet e stomakut dhe një burim për sëmundjet e lëkurës.Njëri prej burimeve shërben edhe për trajtimin e sëmundjeve të stomakut, ndërsa një tjetër për trajtime të lëkurës. Trajtime të tjera janë për sëmundjet kronike të remautizmës.Temperatura e ujërave varion 26 – ­32°C.Ujërat me bazë sulfurorë kanë efekte shumë të larta kuruese.

Ujërat Termale të Leskovikut

Njihen ndryshe si burimet e Vronomeros. Gjenden 10 kilometra në jug të qytetit të vogël të Leskovikut.Janë burime termale të pasura me kripëra të ndryshme, të cilat trajtojnë disa lloje sëmundjesh.Temperatura e ujërave është nga 29 ­- 40°C. Edhe këtu është ngritur një qendër që ofron akomodimm, asistencë mjekësore si dhe shërbim hotelerie.

Llixhat e Peshkopisë

Këto llixha burojnë nga formacionet e gipseve të malit të Korabit.Janë dy burime sulfurore me temperaturë 35 ­- 43,5 °C dhe me një prurje prej 14 litra për sekondë. Ato kanë përmbajtje kaliumi dhe sulfatesh.Efektet e tyre janë fantastike lidhen me sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes: si azma bronkiale, bronshite, reamautizmën, diabetin, sëmundjet e lëkurës dhe probleme gjinekologjike.

Burimet Termale të Bilajt 

Këto burime gjenden në rrugën nacionale Vorë ­ Fushë Krujë në fshatin Bilaj, pranë urës së Gjolës.Janë burimet më të afërta me Tiranën. Burimet e këtyre ujërave termalë dalin nga depozitimet e luginës së Ishmit.Këto burime janë të pasura me lëndë minerale si kalçium, kripëra, kalium, hekur, magnez etj. Temperatura e ujërave është 55 gradë celsius.Falë këtyre ujrave mund  të kurohen probleme të remautizmës, lëkurës dhe sistemit nervor.

Periudha më e mirë për frekuentimin e llixhave lidhet me vendndodhjen e tyre.

Dy stinët më të rekomanduara janë stina e pranverës dhe e vjeshtës, por nuk përjashtohet edhe stina e dimrit dhe ajo verës. Kjo e fundit është më pak e rekomanduar për shkak të rritjes së temperaturave.Duke qenë se sëmundjet që i nënshtrohen këtij lloj mjekimi janë të përcaktuara duhet të këshilloheni me mjekun se cilën llixhë duhet të frekuentoni.Pasi mësuat të gjitha të mirat që përfiton trupi, shëndeti por edhe qetësia shpirtërore gjithashtu, është koha të merrni në konsideratë turizmin shëndetësor dhe të shfrytëzoni burimet e pafundme të ujërave termale të vendit tonë.

Përlotet Jozefina Topalli. Mirëpritet me duartrokitje dhe brohoritje

Përlotet Jozefina Topalli ( pamjet ABC News. AL)

Jozefina Topalli ëshjtë përlotur gjatë fjalës së saj në momentin e ngjitjes në podium në Pallatin e Kongreseve teksa e gjithë salla u ngrit në këmbë.

Topalli tregoi mendimin e parë që i erdhi kur doli nga shtëpia për të ardhur në këtë Kuvend. “Kur dola nga shtëpia për një moment po mendoja sikur të kisha dalë një moment tjetër më parë, e të kisha thënë atë që unë kam thënë gjatë këtyre viteve”, tha Topalli.

Shfaqja a.y.l.a.n prodhim i teatrit të Gjilanit fiton çmimin kryesor në festivalin kontrapunkt 56 në Poloni

Teatri i Gjilanit në një post në faqjen zyrtare në facebook sapo njoftoi që shfaqja a.y.l.a.n nga Jeton Neziraj me regjisore Blerta Neziraj, prodhim i teatrit të Gjilanit, ka fituar çmimin kryesor në gestivalin kontrapunkt 56 në Poloni. Kontrapunkt në faqen zyrtare ka postuar edhe çmimet e jurisë si vijojnë. Çmimi i madh i jurisë në shumën 10,000 PlN për veprën ” a.y.l.a.n.” realizuar nga teatri i qytetit- Gjilan në Kosovë për performancën mjeshtërore të dramaturgjisë në raport me temën tejet të vështirë,që është lufta e së mirës kundër së keqes. I urojmë suksese të metejshme teatrit të Gjilanit dhe aktorëve të tij

Naim Murseli musafiri i parë nga Kosova që Abazoviç e priti në zyrën e tij

Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka njoftuar për vendimin e parë që ka marrë si kryeministër i vendit.Ai në Facebook ka paralajmëruar se duke filluar nga sot, mbledhjet e Qeverisë së kryesuar nga ai do të jenë të hapura për publikun. “Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, ka shkruar Abazoviç.Dritan Abazoviç u zgjodh dje kryeministër i Malit të Zi. Ai është kryeministri i parë shqiptar i këtij vendi. Ndërkohë për postin e tij historik si shqiptari i parë kryeministër në vënd, Abazoviç ka marrë shumë urime. Ndër to ka qënë edhe vizita e shqiptarit nga Kosova Naim Murseli, njëkohësisht dhe këshilltar i z. Behxhet Pacolli, e cila konsiderohet të jetë vizita e parë nga Kosova. Ne një post në rrjetin social facebook z. Murseli shprehet se ndihet tepër i lumtur që është musafiri i parë nga kosova qē Abazoviç ka pritur në zyrën e tij.

Design a site like this with WordPress.com
Get started