Ministrja Haxhiu u prit në takim nga Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni

Në takimin e parë zyrtar të ministres Haxhiu me Kryetarin Hyseni, u diskutua për çështjet kryesore të cilat janë shqetësim i qytetarëve të Komunës së Gjilanit, veprimet që po i ndërmerr Komuna për qytetarët e saj, zbatimin e ligjeve dhe nxitja e bashkëpunimit për pilitika sa më efektive socilale veçanërisht për viktimat e dhunës në familje dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri.

Për kryetarin Hyseni, Qendra e Strehimoreve mbetet prioritet i Komunës dhe njëherit edhe sfidë ngase pavarsisht buxhetit që ndan Komuna në baza mujore në mbështetje të tyre, kërkesat nga këto qendra janë shumë më të mëdha.

Ministrja Haxhiu theksoi rëndësinë që ka mbështetja e strehimoreve dhe gruas në veçanti, derisa kërkoi nga kryetari Hyseni që të shqyrton mundësinë që gruaja në këtë Komunë të jetë sa më e përfshirë në institucione të nivelit lokal me qëllim të fuqizimit dhe të përfaqësimit të saj në Komunën e Gjilanit.

Ministrja Haxhiu tha se mbetet e përkushtuar që të thellon bashkëpunimin me qëllim të bashkimit të zërave kundër dhunës në familje si dhe çështje që mund t’i prekin qytetarët e Gjilanit dhe komunave të tjera në Kosove.

Ajo kërkoi nga kryetari Hyseni që të angazhohen që të ketë sa më shumë fushata kundër dhunës në familje me qëllim të ngritjes së vetëdijës së qytetarve dhe njëherit të luaj rolin e saj aktiv edhe Policia dhe Prokutoria e Gjilanit.

Sa i përket çështjeve të tjera, me theks të veçantë punën e noterve dhe përmbaruesve privat në Gjilan, ministrja Haxhiu kërkoi nga kryetari Hyseni që të njoftohet nëse ka ankesa nga qytetarët e komunës sa i përket punës së tyre në mënyrë që ato të trajtohen nga komisionet përkatëse disiplinore.

Haxhiu tha se mbetemi të vendosur të vazhdojmë me konsolidimin e rezultateve të reformës në drejësisë si detyrim ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe perspektivës evropiane të vendit.

Ajo ritheksoi përkushimin që ka Ministria e Drejtësisë në ofrimin e mbështetjes dhe koordinimit të aktiviteteve me institucionet e vendit në shërbim të të gjithë qytetarëve të Republikës.

Kryetari Hyseni falenderoi ministren Haxhiu dhe shtoi se mbeten të përkushtuar në bashkëpunimin e ofruar nga ministrja Haxhiu.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti priti në takim kryetarin e Gjilanit, Alban Hysenin
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet mes të dyja komunave, e gjithashtu projektet që janë në realizim dhe ato që do të realizohen në të ardhmen.

Kryetari Haliti e njoftoi mysafirin për zhvillimet aktuale në komunën e Vitisë, për punët që janë duke u kryer dhe shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit për realizim të projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Anamoravës.

Në këtë takim u kërkua që të rifillojnë punimet sa më parë të rrugës Kllokot-Gjilan, si kërkesë dhe nevoje permanente edhe e qytetarëve të komunave të këtij rajoni, pastaj mundësitë për bashkëpunim në parkun industrial, organizimin e një panairi në Gjilan, mundësin e hapjes së shkollës së muzikës në Viti etj.

Gënjeu se është vajza e një prokurori, zbulohet identiteti i vajzës që shau dhe kërcënoi kalimtaren në rrugë

Videoja e vajzës që për pak sa nuk e shtypi një kalimtare në rrugë dhe pastaj doli e shau dhe e kërcënoi, ka pushtuar rrjetet sociale.

Ajo vazhdoi me sjellje të tmerrshme në rrugë, duke u shprehur se e kishte babën prokuror, raporton Jepi zë.

Mirëpo, u mësua se ajo është prezantuar rrejshëm dhe se babai i jeton në Belgjikë dhe nuk e ushtron fare profesionin e Prokurorit.

Identiteti i vajzës u zbulua, ajo është Valentina Aliu e bija e Lulzim Aliut.

Nga prokuroria është bërë e ditur se janë duke u marrë masat e nevojshme për këtë rast.

Rovena Stefa rrëfen se nga TikTok-u fitoi 100 mijë dollarë!

Showbiz

Këngëtarja shqiptare Rovena Stefa njihet kryesisht për muzikën dhe hitin e saj “Burrë të martuar unë dashurova”
Prezente kryesisht nëpër dasma,këngëtaren e pamë para pak kohësh shumë aktive në TikTok.

Në fakt videot e saj nuk u komentuan dhe aq mirë nga publiku pasi sfidat që ajo bënte në live shkaktuan shumë të qeshura nga publiku dhe sigurisht..meme!

Rovena në këmbim të “gifts”(dhuratat në shqip,ato jepen në TikTok dhe kushtojnë para,të cilat shkojnë për atë që i merr) bënte pompa live me Diamantin Blu,kërcente për Ujkun e Shijakut,madje bëri edhe dush live.

Epo ja që asgjë nga këto nuk paskan qënë kot sepse në një intervistë për një televizion Kosovar,Rovena Stefa tregoi se gjatë kohës që ishte aktive për rreth dy muaj në TikTok,arriti të fitonte 100 mijë dollarë!

Këngëtarja u shpreh se në atë aplikacion ia vlen të jesh aktive por kërkon shumë kohë.

Mbytet një grua në plazhin e durrësit

Një grua 40-vjeçare është mbytur së fundmi në plazhin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, tek “Apollonia”.

Gruaja është dërguar në spital me ambulancë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë, pritet njoftimi zyrtar nga policia. Kujtojmë se shumë pushues janë mbytur në plazhet shqiptare në këtë sezon turistk.

Çmimi marramendës që do të marrë fituesi i “Big Brother Vip Kosova”

Ai që do të shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova, do të marrë plot 200 mijë euro. Po po e lexuat mirë …Plot 200 mijë euro!

Big Brother VIP Kosova bëhet për herë të parë në Kosovë dhe pritet të nisë këtë vjeshtë. Prezantues i këtij produksioni do të jetë gazetari, Alaudin Hamiti i cili ka bërë publik këtë lajm.

Kujt i thotë “Dreq i vogël” Pranvera Tuda

Të mbizotërosh me zë në tregun muzikor të viteve të fundit është bërë shumë e vështirë, për të mos thënë e pamundur. Por ky nuk është rasti i këngëtares shijakase Pranvera Tuda. Pranvera me kembënguljen, talentin, pasionin dhe përkushtimin që ka ndaj muzikës na tregoi që çdo gjë është e mundur, mjafton të kesh talent, vullnet dhe përkushtim. “Dreq i vogël” titullohet kënga më e re e Pranverës, këngë e cila është publikuar ditët e fundit. Deri tani këngëtarja simpatike ka publikuar pesë këngë ,duke punur me vullnet për të publikuar të tjera videoklipe për të gjithë adhuruesit e zërit të saj! Të gjitha këngët i gjeni në kanalin e saj në youtube me emrin Pranvera Tuda, ndërkohë linkun e kengës më të fundit të Pranverës e gjeni poshtë shkrimit. Stafi i Media News i uron këngëtares shumë suksese në rrugën e artit duke ju premtuar lexuesëve që së shpejtu do të realizojmë edhe një intervistë me këngëtaren Pranvera Tuda!

https://youtu.be/0KdF8CZxB9g

Peru, policia kap 2.2 tone droge te bandes kriminal nga Shqiperia, Kolumbia dhe Ekuadori. Arrestohen dy shqiptarë

12/06/2022

Peru, 12 qerashor -Policia peruane kapi më shumë se dy ton kokainë, të fshehur në kuti me asparagus, të destinuara për në Holandë nga deti, njofton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch duke ju referuar buirmeve  të policise nga Lima,

Rreth 2.2 ton kokainë, e fshehur në kuti shpargush dhe që do të transportohej nga deti në Holandë, u sekuestruan, tha dje policia peruane. Sipas të njëjtit burim, janë arrestuar shtatë peruan dhe janë lëshuar urdhër arresti për dy shtetas shqiptarë.

Sipas gazetes zvicerane Le Canton27.ch  “droga (kokaina) do të transportohej nga deti në Roterdam, në Holandë, permes portit te  Callao, afër Limës. Operacioni u drejtua nga dy shtetas shqiptarë…”

Auotrtitatet peruvane kane phuar se ky eshte një rrjet krimnal në lidhje te ngusht mes Shqiperise, Kolombise dhe Ekuatorit.

Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 ton drogë. Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, me rreth 400 tonë në vit, sipas të dhënave zyrtare.

Detaji që ju shpëtoi të gjithëve

Portalet gjatë ditës së sotme u pushtuan nga video dhe foto të Bora Zemanit dhe Donald Veshaj. U fol dhe u përfol për një ribashkim të tyre apo një tentative nga ana e Donaldit për një ribashkim. Gjithashtu sipas disa zërave që qarkulluan Donaldi dhe Bora kanë udhëtuar me të njëjtën makinē për në Kosovë.” Çifti” për momentin janë në krye të listës si më të kerkuarit në rrjete sociale. Por detaji që ju shpëtoi të gjithëve është se Donaldi në një story që ka postuar në instagram gjatë sfilatës ka nxjerrë Bora Zemanin. Pikërisht Borën jo, por fustanin e Borës… Ndonse Donaldi është përpjekur që videon ta realizojë bardh dhe zi, duket qartë që në videon e postuar është Bora Zemani. Ndiqeni videon

https://instagram.com/stories/donaldveshaj/2839623314254513271?igshid=MDJmNzVkMjY=

Bora dhe Donaldi sërisht bashkë

Mbrëmjen e djeshme Bora Zemani është përzgjedhur për të qenë pjesë e sfliatës së Valdrin Sahitit në Kosovë. Deri më këtu çdo gjë në rregull. Por duket se fansi i saj numër 1 është pikërisht atje.Në një video live në Instagram shihet që të ftuar në sfilatë janë edhe Donald e Romeo Veshaj.Pra tërthorazi kuptojmë që Bora dhe Donaldi janë bashkë. Historia e tyre është historia më e përfolur në rrjete sociale dhe jo vetëm

Design a site like this with WordPress.com
Get started