Babai i 7-vjeçares: Isha dorë për dore me Jonadën, pse s’më mori Zoti mua?!

Babai i 7-vjeçares: Isha dorë për dore me Jonadën, pse s’më mori Zoti mua?!

Pedagogu Bislim Ahmetaj ka treguar bisedën rrëqethëse me babanë e 7-vjeçares që u përplas për vdekje nga skafi që drejtohej nga komisari Arjan Tase, ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë. “Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua…. Vetëm se duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada’, janë këto fjalët që babai ka thënë mes lotësh, shkruan në Facebook, pedagogu.

Pedagogu shkruan:

Unë e ngushëllova Bledarin, babin e Jonadës. Familja Avdia i ka hapur dyert dhe pret ngushëllime për humbjen tragjike që pësuan dje nga arroganca dhe papërgjegjshmëria e shtetit që vret fëmijë. Jonada me sy të kaltër e cila dje po pllaquritej në Jon dorë për dorë me babi Bledarin është mbyllur në arkmort , mbi të derdhen përrenj lotësh që krijojnë detin e dhimbjes nga mami, gjyshja dhe dhjetra gra e vajza veshur me të zeza që lëvizin si magmë e zezë në oborrin e shtëpisë ku jeton gjyshi i saj.
Pak metra me tej në një kafe presin burrat. Aty s’ka gjamë, as vaj, veç sy të mbytur nga lotët dhe gulshe dhimbje. Shumë pak fjalë: Zoti ju forcoftë, Zoti ju dhashtë forcë dhe durim, shtrëngoni burra, Zoti e pastë marrë afër vetës e të tjera fjalë ngushëlluese të kësaj natyre. Dhe përgjigjet e rëmta nga familjarët që presin në këmbë: Ju lumshin kambët, faleminderit që keni ardhë, në gëzime jua kthefshim… Bledari i jati i Jonadës, mundohet të përmbahet, të bëj burrin e fortë të malsisë, por nuk e lejon dhimbja që i pëlcet në shpirt: Ma mori Zoti, ishim dorë për dorë, pse e mori atë e s’më mori mua. Ta mori krimineli me uniformë, por s’ke ça me ba duhet me ba durim-ja kthej unë. Ehhh- ofshan- Ja la Zotit, vetëm se duhet të kisha vdekur unë dhe jo Jonada- thotë mes lotësh Bledari që erdhi për të parë prindërit, të afërmit dhe për të pushuar në bregun e detit Jon, ku la shpirtin e tij. E piva shpejt e shpejt atë kafe helm dhe ika i helmuar thellë në shpirt nga kjo tragjedi familjare, por jo vetëm. Ajo është tragjedia e çdo familje, ajo është tragjedia jonë kombëtare që duhet ta ndalim me çdo formë, me çdo mjet

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur Arjan Tase ishte me pushime në Himarë dhe ka qenë duke drejtuar një mjet lundrues me dy motorë, nga Porto Palermo drejt Potamit, ndërsa në bord kishte edhe familjarë të tij.

Pasi ka zbarkuar në breg personat e tjerë në bord, Tase ka kryer manovrime të pakujdesshme për të kthyer mjetin lundrues sërish në det të hapur.

Nga këto manovrime të pakujdesshme, 15 metra larg bregut, drejtuesi i mjetit ka goditur me pjesën e prapme të mjetit lundrues, Jonadën e mitur, duke i shkaktuar plagë të rënda që kanë sjellë humbjen e menjëhershme të jetës.

Tensione në veri, raportohet për gjuajtje me armë

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që të vendosë reciprocitet për targat dhe dokumentet serbe ka tensionuar situatën në veri.

Përdoruesit në rrjetin social Twitter kanë publikuar pamje të reja nga situata atje ku dëgjohet sirena e alarmit, derisa thonë se ka edhe gjuajtje me armë.

Erërat e forta në Gjilan shkaktojnë dëme materiale

Rreshjet e dëndura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme materiale në qytetin e Gjilanit. Si pasojë e stuhise, një vinç është rrëzuar mbi një veturë, në një nga lagjet e Gjilanit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. E ndërkohë si pasojë e stuhise janë rrezuar edhe lisat në qendër të Gjilanit. Siç e shihni edhe nga fotot e realizuara stuhia ka marrë përpara edhe tendat e vendosura në panairin e Gjilanit! Ndërkohe stafi i Media News do tju informoje për çdo situatë apo ngjarje të re

Në Gjilan hapet panairi treditor “E JONA”

Në prag të hapjes së panairit mbarëkombëtar “E JONA”, kryetari i Komunës së Gjilanit , Alban Hyseni, ka bërë me dije se Panairi treditor “E JONA” do të fillojë me një sërë aktivitetesh kulturore e artistike; panair biznesor dhe shitës, panair i librit, pije, ushqim e koncert festiv në mirëseardhje të diasporës sonë e promovim të potencialit ekonomik të Gjilanit.

Çdo mbrëmje aktivitete kulturore me artistë vendor, duke përfshirë të gjitha zhanret e të gjitha moshat.

Hapja e panairit do të bëhet tek Palestra Sportive “Bashkim Selishta Petriti” (sot), me fillim nga ora 13:00, për të vazhduar me aktivitetet:

Ceremonia e hapjes së karvanit të Diasporës 17:00

Festivali për fëmijë “LYRA” 18:30

Këngëtarë e ansamble popullore 20:00.

Aksident në fshatin Pogragjë, vdes drejtuesi i kamionit

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Media News, se një person ka vdekur si pasojë e një aksident në dalje të fshatit Pogragjë të Gjilanit.

Togeri Ismet Hashani, ka thënë se rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap , me tabela vendore.

Komunikata e plotë:

Ju njoftojmë me informatë shtesë se sot më  25.07.2022 rreth orës 14:12 në dalje të fshatit Pogragjë është shkaktouar aksident trafiku në mes të një kamioni dhe një veture e llojit pikap , me tabela vendore.

Me këtë rast Drejtuesi i kamionit e humbë kontrollin mbi drejtimin e mjetit të tij dhe më pastaj pas një distance të konsiderushme përplaset për një muri skaj rruge.

Ndihma e shpejtë personin e aksidentuar (drejtuesin e kamionit) me urgjencë e kanë dërguar në emergjencën e Spital Rajonal në Gjilan.

Edhe për kundër ndihmës së mjekëve personi i aksidentuar i lindur me 1960 shtetas i Kosovës ka ndrru jetë si pasoj e plagëve të marra në aksident.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML në Prishtinët.

Rasti po hetohet nga policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal.

Disa fakte interesante qe nuk i keni ditur, rreth kockave te njeriut!

Shpeshherë kur bie fjala për shëndetin tonë harrojmë t’i kushtojmë vëmendje shëndetit të kockave.

Duke qenë se ato janë struktura mbajtëse e peshës tonë, kanë një rol të rëndësishëm për mirëqenien fizike.

Për këtë arsye, Media News ju liston 7 fakte interesante rreth kockave dhe mënyrat e duhura për t’u kujdesur për to.

Njerëzit lindin me rreth 300 kocka

Njerëzit lindin me rreth 300 kocka dhe shumë prej tyre bashkohen kur plakeni, kështu që përfundoni me 206 kocka (dhe 32 dhëmbë).

Më shumë se gjysma e eshtrave të trupit janë në duart dhe këmbët tuaja. Secila këmbë ka 26 kocka dhe secila dorë ka 54.

Kocka është një ind i gjallë

Ashtu si muskujt dhe lëkura juaj, kockat janë ind i gjallë.

Ato kanë enët e tyre të gjakut dhe përbëhen nga qeliza të gjalla dhe kolagjeni.

Qelizat në kockat tuaja rigjenerohen pothuajse vazhdimisht, por procesi i plotë mund të zgjasë gati 10 vite.

Gratë mund të humbasin deri në 20% të dendësisë së kockave pas menopauzës.

Menopauza bën që nivelet e estrogjenit të bien ndjeshëm.

Kur kjo gjë ndodh nivelet e kalciumit dhe mineraleve të tjera në kocka,bien me shpejtësi të madhe.

Poroziteti në kocka rritet dhe ato bëhen më të ndjeshme ndaj sëmundjeve si osteopenia dhe osteoporoza.

Një skanim i kockave mund t’ju ndihmojë të zbuloni shenjat e hershme të osteoporozës

Osteoporoza është një nga sëmundjet më të zakonshme të kockave dhe fatkeqësisht,shumë njerëz e zbulojnë këtë pasi kanë pësuar ndonjë frakturë!

Kjo sëmundje nuk është e shërueshme, por ajo mund të trajtohet, prandaj është e rëndësishme të bëni skanime të rregullta të kockave.

Ushqehuni shëndetshëm për kocka më të forta

Qumështi është një nga burimet më të mira të kalciumit,i cili forcon kockat tona.

Por duke qenë se njerëzit me intolerancë ndaj laktozës nuk mund ta konsumojë atë, AgroWeb.org sugjeron konsumin e perimeve me gjethe jeshile, arrave dhe sardeleve, të cilat përmbajnë shumë kalcium.

Një tjetër pikë kyçe për eshtra të shëndetshme,është padyshim edhe vitamina D.

Përmes saj trupi arrin të përthithë mineralet si kalciumi duke mbrojtur kështu skeletin tonë nga dëmtimet.

Ushqimet si vaji i peshkut dhe vezët janë të mbushura me vitaminë D. Gjithastu ekspozimi në diell është një tjetër mënyrë për ta marrë këtë vitaminë.

Kockat kanë aftësi për t’u vetë-shëruar

Sekreti qëndron tek qelizat staminale dhe aftësinë natyrore të kockave për t’u ripërtërirë.

Sidoqoftë,ndërsa kockat tuaja fillojnë të plaken dhe të dobësohen, ju mund të bëheni më të ndjeshëm ndaj thyerjeve dhe kockat mund të marrin më shumë kohë për t’u shëruar.

A keni dëgjuar për kërcin e bërrylit?

Në fakt nuk është një kërc,por një nerv!

Në pjesën e brendshme të bërrylit tuaj, ndodhet një nerv i quajtur nervi ulnar dhe detyra e tij është të lejojë trurin të ketë infromacion për ndjesinë në gishtat e duarve.

Veçantia e këtj kërci qëndron në faktin se kur e godisni, ndjesia që merrni është më shumë e çuditshme sesa e dhimbshme.

Shpeshherë kur bie fjala për shëndetin tonë harrojmë t’i kushtojmë vëmendje shëndetit të kockave.

Duke qenë se ato janë struktura mbajtëse e peshës tonë, kanë një rol të rëndësishëm për mirëqenien fizike.

Anonymous Albania paralajmërojnë: Po vjen një sulm i madh, bankat do të jenë në shënjestër…

  

 “Anonymous Albania” grup hakerash shqiptare permes nje postimi ne facebook shkruajne se sulmi kibernetik pak dite me pare ndaj institucioneve shqiptare është kryer përmes një virusi të transmetuar me një “PDF”.

Jo vetem kaq, por hakerat shqiptarë paralajmërojnë ne vazhdim edhe më të madh qe kete here mund te preke sistemin e  bankave shqiptare.

Mesazhi i plotë ne facebook:

Pershëndetje pas shumë kohësh ne u rikthyem përsëri vetëm për t’ju treguar në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në gov.al. Kemi dëgjuar shumë ekspertë të IT-së me diplomim falso që s’ja kanë idenë se nga ka ardhur sulmi e si ka ardhur dhe pse ka ardhur, dhe çfarë pritet të vij në vazhdim.

Sulmi kibernetik ka nisur në fillim te serveri i AKSH-t që ka në kontroll të gjitha serverat e qeverisë, pra hakerat në fillim kanë gjetur të gjitha email-t e AKSH-t me një skanim të serverit. Më pas kanë dërguar email nëpër email-t e AKSH-t një PDF e cila ka pasur malëare. Ashtu siç ndodhi dhe në vitin 2016 me National Security Agency (NSA) qe u infektua me kte lloj virusi nga hakerat (TSB).
Pra ateherë eksperti IT-se me “diplomim fallco” ka hapur PDF o jo një link sië thonë ekspertët. sigurisht që sulmi është i dëmshëm po jo shumë. Sulmi i madh është duke ardhur, kujdesni.

Ju bëjmë thirrje të gjitha instituconeve të shtetit kujdesni e-mail-at që ju vijnë me PDF para se të hapni PDF dergojeni atë forëard me një email tjeter dhe e hapni me një kompjuter që nuk është i lidhur me serverat e GOV.al sepse antiviruset nuk ju mbrojnë nga ky virus.
Bankat duhet të bëjnë më shumë kujdes sepse ky do të jetë sulmi më i keq që shqiptarët do të përjetojnë. Hakerat kanë email e gov.al dhe do dërgojnë viruse me PDF nëpër email-at e bankave në mënyrë që të ketë full Access me HRD hiden remote destop ashu siç patën te AKSHI.

Ministrja Haxhiu mbyllë aktivitetin e saj me vizitën që i bëri Stacionit Policor në Gjilan

Në kuadër të vizitës zyrtare në Komunën e Gjilanit, ministrja Haxhiu së bashku me kryetarin Hyseni, vizituan Stacionin Policor në Gjilan.

Temë diskutimi me zyrtarët policor ishte çështja e dhunës në familje. Gjatë këtij takimi, roli i Policisë u vlerësua si tejet i rëndësishëm në trajtimin dhe menaxhimin e rasteve të dhunës në familje.

Po ashtu u theksua edhe roli që ka Strategjia dhe Plani i Veprimit Kundër Dhunës ne Familje, zbatimi i saj në bashkrëndimin institucional me aktivitete dhe veprime konkrete.

Në kuadër të këtij takimi u tha se koordinimi ndërinstitucianal do të shtrijë edhe më gjerë bashkëpunim sa i përket aktiviteteve dhe fushatës kundër dhunës në familje.

Pas publikimit të videos, arrestohet Fero

25 KORRIK 2022

Pas publikimit të videos, arrestohet Fero

Duket se Fero është sërish në telashe! Sipas autoriteteve të Gjilanit, reperi është arrestuar prej tyre pas publikimit të një videoje me përmbajtje dhune. 

Thuhet se në video shfaqet reperi teksa godet dikë brenda një makine. Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, ku reperi duket nga jashtë teksa e godet personin tjetër derisa djem të tjerë ndërhyjnë për t’i ndaluar.  Më vonë ai është akuzuar për veprën penale “sulm”, duke u ndaluar kështu për të paktën 48 orë.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit se në media është duke qarkulluar një video regjistrim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit.” – thuhet në njoftimin zyrtar duke zbuluar më pas edhe emrin e plotë të Feros.

Sezoni i Luanit:Tiparet më të mira dhe më të këqija të personalitetit të tyre

Luani është një nga tre shenjat e zjarrit, së bashku me Dashin dhe Shigjetarin. Elementi i Zjarrit ka energji shumëngjyrëshe, pasionante dhe krijuese, duke e ndihmuar Luanin të jetë në qendër të vëmendjes dhe të shkëlqejë pa marrë parasysh se ku janë apo çfarë po bëjnë.

Prania e tyre është e pamundur të injorohet, pasi energjia e tyre e zjarrtë ndriçon çdo dhomë në të cilën hyjnë.

•Anët e tyre pozitive:

1. Besnik
Luanët vlerësojnë besnikërinë dhe në këmbim presin besnikëri nga njerëzit përreth tyre. Kjo gjithashtu i bën ata të besueshëm, që do të thotë se ata do të mbajnë sekretet tuaja dhe do të jenë të vërtetë me ju. Luani do të ruajë gjithmonë kurrizin tuaj dhe nuk do të dyshoni kurrë në besimin e tyre.

2. I mençur
Nëse kërkoni udhëzime nga Luani, përgatituni të merrni pikërisht atë që keni kërkuar. Ata janë një nga shenjat më të drejtpërdrejta të zodiakut dhe nuk do të ngurrojnë ta tregojnë ashtu siç është. Ndërsa fjalët e tyre të mençurisë mund të duken të ashpra, ata thjesht duan të jenë të sinqertë me ju.

3.Pasionantë
Luanët janë pasionantë dhe ekspresivë, ndaj nuk do ta keni problem të përpiqeni të kuptoni interesat e tyre.
Kjo është veçanërisht e dobishme në një marrëdhënie, pasi Luani ka një tendencë për të shprehur veten me gjuhën e trupit.

5. I fortë
Një nga tiparet më të spikatura mashkullore të Luanit është forca e tyre mendore dhe fizike. Për shkak se ata përpiqen të jenë më të mirët, nuk është çudi që janë kaq të fortë.

6.I vendosur
Luanët janë të vendosur dhe nuk do të ndalen derisa të arrijnë atë që synojnë të bëjnë.
Sapo ata të kenë diçka në mendjen e tyre, nuk ka asgjë që i ndalon. Vendosmëria e tyre udhëhiqet nga këndvështrimi i tyre pozitiv, i cili i mban ata të ecin edhe kur hasen me pengesa.

•Tipare negative të Luanit

1.Kërkimi i vëmendjes
Luani është gjithashtu i njohur për dëshirën e të qënit në krye. Ata nuk e kanë problem të jenë në qendër të vëmendjes; në fakt, ata e dëshirojnë atë. Kjo do të thotë se ata shpesh shfaqen si egoistë.

2.Naivë
Për shkak se Luanët kanë një zemër të madhe dhe janë gjithmonë të hapur për të ndihmuar të tjerët, ata shpesh janë të zhgënjyer. Luanët gënjehen lehtësisht për shkak të bujarisë dhe natyrës së tyre besimtare.

3.Arrogant
Luanët janë arrogantë për shkak të vetëbesimit të tyre. Ata bëjnë gjithçka për veten e tyre dhe ndonjëherë i përjashtojnë të tjerët që nuk kanë të njëjtat qëllime si ata.

4.Kokëfortë
Vendosmëria e një Luani ndonjëherë mund të duket si kokëfortësi.
Atyre nuk u pëlqen të kërkojnë ndihmë, sepse kanë një dëshirë kaq të fortë për t’i bërë gjërat vetë.
Por paaftësia e tyre për të kërkuar ndihmë mund të shihet si kokëfortësi.

Design a site like this with WordPress.com
Get started