Pas publikimit të videos, arrestohet Fero

25 KORRIK 2022

Pas publikimit të videos, arrestohet Fero

Duket se Fero është sërish në telashe! Sipas autoriteteve të Gjilanit, reperi është arrestuar prej tyre pas publikimit të një videoje me përmbajtje dhune. 

Thuhet se në video shfaqet reperi teksa godet dikë brenda një makine. Ngjarja ka ndodhur në mes të rrugës, ku reperi duket nga jashtë teksa e godet personin tjetër derisa djem të tjerë ndërhyjnë për t’i ndaluar.  Më vonë ai është akuzuar për veprën penale “sulm”, duke u ndaluar kështu për të paktën 48 orë.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit se në media është duke qarkulluar një video regjistrim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit.” – thuhet në njoftimin zyrtar duke zbuluar më pas edhe emrin e plotë të Feros.

Leave a comment

Design a site like this with WordPress.com
Get started