Ditën e sotme,kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Universitetin Publik të Gjilanit ” Kadri Zeka” . Memorandumi u nënshkrua nga kryetari i Komunes z. Hyseni si dhe nga rektori i Universitetit Prof. DR. Bajram Kosumi i cili ka qënë i shoqëruar me përfaqsues të tjerë të Universitetit. Në këtē bashkëpunim të dyja palët u zotuan se do të marrin përsipër të gjitha përgjegjsitë, të cilat do ti zbatojnë , me qëllim të realizimit sa me të mirë dhe efikas të tyre. Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni theksoi se do ta përkrahë dhe lehtësojë këtë memorandum me qëllim të harmonizimit të arsimit te lartë, duke ndërtuar modele konkrete të bashkëpunimit. Më tej z. Hyseni tha se bashkëpunimi Komune– Universitet është një parakusht për sigurimin e suksesshëm të arsimit dhe aftësimit cilësor për një qytet inovativ e universitet sipërmarrështtps://youtu.be/K1Gw7WHrlhQ
